Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga Presidenti | Presidenti Topi viziton katedralen e Rreshenit

Presidenti Topi viziton katedralen e Rreshenit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti Topi dhe Zonja e Parë Teuta Topi vizitojnë Katedralen e Rrëshenit.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Zonjën e Parë, Teuta Topi, të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Rrëshenit Gjon Dedaj, deputeti i Mirditës, Gjovalin Prenga, Nënprefekti i Mirditës Gjon Pjetri, vizitoi Katedralen e Rrëshenit ku u prit nga Imzot Kristofor Palmieri.

Më tej Kreu i shtetit vizitoi shkollën e formimit profesional, mjediset e brendshme dhe laboratorët duke u takuar e përshëndetur ngrohtësisht me nxënësit dhe edukatorët e tyre.

Presidenti Topi vlerësoi se është sot në këtë shkollë: “për të parë nga afër jo vetëm ato që po bëhen, por mbi të gjitha për t’u njohur me projektet e së ardhmes. Dhe padyshim në qendër të këtyre aktiviteteve kaq të rëndësishme, të këtyre veprimtarive qëndron Kisha Katolike, e cila është jo vetëm në ruajtje të traditës së kësaj zone, por edhe inspiruese e moralit të pastër që vjen nëpërmjet edukimit dhe besoj se kjo qendër arsimore profesionale jo vetëm ka qenë e domosdoshme në këtë zonë, por besoj që do t’i kontribuojë përgatitjes së brezave dhe besoj që brezat e rinj në Shqipëri, në zonën e Mirditës janë gjithmonë të pranishëm dhe janë një garanci që juve do të transformoni zonën tuaj, do të jeni qytetarë të ndershëm dhe kjo shkollë do të jetë bazë e edukimit tuaj. Unë jam i bindur që nga pamja se kjo shkollë ofron standardet më të mira të edukimit dhe mbi të gjitha atë moral, që e ka mbajtur këtë zonë një zonë shumë të fortë, një zonë shumë të pastër, një zonë me moral të spikatur, një zonë, e cila përsa i përket të gjitha këtyre vlerave projekton në të gjithë Shqipërinë. Unë padyshim që ndihem shumë i gëzuar që jam këtu dhe jam i bindur që juve do të kontribuoni në të gjitha sferat e veprimtarisë së jetës, jam i bindur jo vetëm në Mirditë, por kudo në të gjithë Shqipërinë. Unë ju falenderoj për mundësinë e kësaj përshëndetjeje dhe do të isha shumë i interesuar t’i shohim gjërat nga afër.”

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0