Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga Presidenti | Presidenti Topi shpreh dhimbjen për tragjedinë e ndodhur në liqenin e Farkës dhe ngushëllon familjarët e viktimave.

Presidenti Topi shpreh dhimbjen për tragjedinë e ndodhur në liqenin e Farkës dhe ngushëllon familjarët e viktimave.

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Lajmin e humbjes së jetëve të pafajshme në tragjedinë e Farkës e përjetoi me dhimbje e trishtim edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka shprehur publikisht ngushëllimet për familjarët, gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Rrëshenit.

“Sinqerisht nuk mund të gjej fjalë për të përshkruar dhimbjen dhe trishtimin që më ka pllakosur në momentin kur mora vesh lajmin e kësaj tragjedie, që përfshiu tre familje”, - u shpreh Kryetari i Shtetit, duke vijuar: “Një tragjedi e këtyre përmasave sigurisht të mbush me shumë trishtim dhe njeriu e ka të vështirë të zgjedhë fjalët e duhura. U konsumua një tragjedi, për fat të keq, në konturet e një absurdi. Një pakujdesi, të cilën ne po e ndeshim në mënyrë shumë të shëmtuar. Janë shumë jetë njerëzish, jetë njerëzish që fshihen brenda disa çastesh. Ndjej një hidhërim shumë të thellë, para së gjithash për familjarët e mbijetuar, por unë dëshiroj gjithashtu të ndaj dhimbjen time me dhimbjen e familjarëve.

Dëshiroj t’u shpreh edhe njëherë familjarëve ngushëllimet më të sinqerta.
Zoti ju dhëntë kurajo dhe vullnet për ta përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.

Më tej, Kryetari i Shtetit ka garantuar familjarët se “së bashku me dhimbjen dhe hidhërimin e thellë që ndjej, dëshiroj të shpreh sigurinë se të gjitha institucionet e shtetit shqiptar do të jenë pranë familjarëve, të cilët, në këto çaste, kanë më shumë se asnjëherë tjetër nevojë për kurajo, ndihmë dhe mbështetje!”

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0