Presidenti Topi dekreton ndryshimet ne qeveri
Bazuar në propozimet e kryeministrit presidenti ka dekretuar në postin e zëvendëskryeministrit, Genc Pollon, të Partisë Demokrate të Re, aleate e Partisë Demoraktike në koalicionin qeverisës.
Zoti Pollo mbante deri tani postin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
Ministër i ri i Arsimit do të jetë Fatos Beja nga rradhët e PD-së. Ai deri tani ka qenë në postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Një ndryshim tjetër në qeveri është posti i ministrit të Shëndetësisë që i shkon Anila Godos, nga Partia Republikane.
Ajo zë vendin e Nard Ndokës të Partisë Demokristiane, parti që duket se mbetet pa post ministror në qeverinë e koalicionit.
Dekretet e presidentit pritet të votohen në Kuvend javën e ardhshme.
Presidenti Topi ka dekretuar gjitashtu edhe emërimin e gjeneneral/brigade Maksim Malaj në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshem të Forcave të Armatosura.
Gjenerali Malaj zëvendëson gjeneralin Luan Hoxha i cili u shkarkua nga detyra pas ngjarjeve në depon e municionit në Gerdecit, nga shpërthimi i së cilës gjetën vdekjen 26 persona, dhe afro 250 të tjerë u plagosën.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj