Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga Presidenti | Presidenti maqedonas Crvenkovski zhvillon një vizitë pune në Shqiperi

Presidenti maqedonas Crvenkovski zhvillon një vizitë pune në Shqiperi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti Topi në takim "kokë më kokë" me Presidentin Crvenkovski

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Z.Branko Crvenkovski zhvilloi një vizitë pune në vendin tonë, i ftuar nga Kreu i shtetit shqiptar, Prof. Dr. Bamir Topi.

Presidenti shqiptar Topi dhe Presidenti maqedonas Crvenkovski zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga bisedimet bilaterale mes delegacioneve përkatëse të kryesuar nga krerët e shteteve në Hotel “Adriatik”, në Durrës.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimin e mëtejshëm të tyre në fushat kryesore me interes të përbashkët, si në ato ekonomike, energjitike, të transportit, të lëvizjes së lirë të njerëzve; rreth çështjeve rajonale ku vendin më të rëndësishëm e zuri Kosova – realiteti më i ri ballkanik – si dhe sfidat e përbashkëta integruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0