24 ore lajme: Presidenti Topi ben homazhe ne Top Media Presidenti Topi ben homazhe ne Top Media ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 23 May, 2008 10:51:00 Ne oren 14:15 ne mjediset e Top Channel mberriti edhe presidenti i Republikes, zoti Bamir Topi. Ai deklaroi se vec humbjes se nje njeriu eshte humbja e dikujt qe ka kontribuar shume ne vitet e Shqiperise moderne, ne futjen e nje imazhi te ri ne media, teknologji e informacion. Me heret, permes stafit te tij te ngushte presidenti i Republikes i dorezoi familjes se Dritan Hoxhes nje leter ngushelluese, permes te ciles ai bashkohet me dhimbjen qe ka perfshire nenen, bashkeshorten dhe femijet e tij. “Me keqardhje te thelle mesova per ndarjen e parakohshme nga jeta te te dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut qe me punen e tij ambicioze i dha nje dimension te ri bashkekohor teknologjise se medias vizive ne Shqiperi. Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar te saj, ndersa nena, bashkeshortja dhe femijet, njeriun e tyre me te shtrejte”, thuhet ne mesazhin e presidentit te Republikes.