Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga Presidenti | Presidenti Topi ben homazhe ne Top Media

Presidenti Topi ben homazhe ne Top Media

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Dritan Hoxha

Ne oren 14:15 ne mjediset e Top Channel mberriti edhe presidenti i Republikes, zoti Bamir Topi. Ai deklaroi se vec humbjes se nje njeriu eshte humbja e dikujt qe ka kontribuar shume ne vitet e Shqiperise moderne, ne futjen e nje imazhi te ri ne media, teknologji e informacion. 
Me heret, permes stafit te tij te ngushte presidenti i Republikes i dorezoi familjes se Dritan Hoxhes nje leter ngushelluese, permes te ciles ai bashkohet me dhimbjen qe ka perfshire nenen, bashkeshorten dhe femijet e tij. “Me keqardhje te thelle mesova per ndarjen e parakohshme nga jeta te te dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut qe me punen e tij ambicioze i dha nje dimension te ri bashkekohor teknologjise se medias vizive ne Shqiperi. Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar te saj, ndersa nena, bashkeshortja dhe femijet, njeriun e tyre me te shtrejte”, thuhet ne mesazhin e presidentit te Republikes.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
2.00