Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga Presidenti | Presidenti Topi priti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Shkencën dhe Kërkimin, Janez Potoçnik.

Presidenti Topi priti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Shkencën dhe Kërkimin, Janez Potoçnik.

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga takimi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Komisionerin e Bashkimit Europian për Shkencën dhe Kërkimin, i cili shoqërohej edhe nga Ambasadori i BE-së në Tiranë, Helmut Lohan.

Presidenti Topi pasi uroi mirëseardhjen në vendin tonë, përshkroi reformat e thella të ndërmarra me synim plotësimin e standardeve integruese për në familjen e madhe europiane, si reforma gjyqësore dhe ajo zgjedhore, dhe ku një vend të rëndësishëm zë edhe reformimi i arsimit të lartë dhe i instituteve të kërkimit shkencor.

Kreu i shtetit theksoi se të gjitha këto reformime po bëhen në funksion të përmbushjes me sukses të dy sfidave kryesore integruese të Shqipërisë: anëtarësimin e plotë në Alencën e Atlantikut Verior dhe integrimin në Bashkimin Europian, ku është tepër e rëndësishme përgatitja e kualifikuar e administratës, e kërkuesve shkencorë, pedagogëve dhe e brezit të ri të studentëve shqiptarë që po diplomohen.

Komisioneri Potoçnik vlerësoi përparimet dhe arritjet e shënuara nga vendi ynë në fushën e arsimit dhe të shkencës, duke vënë në dukje edhe punën e mirë të strukturave shtetërore shqiptare në këtë drejtim, dhe theksoi se Bashkimi Europian, për të përmbushur procesin e tij të zgjerimit me anëtarë të rinj, është i gatshëm të ndihmojë duke ofruar përvojën e vet të pasur në fushën e arsimit, kërkimit dhe studimeve shkencore dhe rritjen e cilësisë, kapaciteteve dhe kualifikimit profesional.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0