24 ore lajme: Presidenti Topi kthen per rishqyrtim Ligjin mbi Legalizimin Presidenti Topi kthen per rishqyrtim Ligjin mbi Legalizimin ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 April, 2008 08:44:00 Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka rikthyer në kuvend për shqyrtim, "Ligjin mbi legalizimet". Në një njoftim të shkurtër për shtyp nga presidenca thuhet se "Presidenti i rikthen kuvendit ndryshimet e bëra në ligjin e legalizimeve, i cili u hartua në prill të vitit 2006". Këto ndryshime u miratuan në kuvend me një minimum prej 55 votash vetëm dy javë më parë. Në atë kohe ndryshimet në ligj u kundërshtuan nga republikanët, pjesë e koalicionit qeveritar, dhe opozita e majtë. Këto forca politike kanë mirëpritur rikthimin e ligjit në parlament. Vetë kreu i Partisë Socialiste, më e madhja e opozitës, Edi Rama iu drejtua kohë më parë presidentit Topi me një letër, ku i kërkonte mos nënshkrimin e ligjit dhe rikthimin e tij në parlament. Në ligjin e rikthyer i jepej më shumë fuqi zyrës së legalizimeve sesa pushtetit vendor. Ndryshimet duhet të shkojnë tani në komisionin e ligjeve dhe komisione të tjera në parlament. Rikthimi i ligjit nuk mirëpritet nga demokratët, që janë iniciatoret e këtyre ndryshimeve.