Presidenti Topi kthen per rishqyrtim Ligjin mbi Legalizimin
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka rikthyer në kuvend për shqyrtim, "Ligjin mbi legalizimet".
Në një njoftim të shkurtër për shtyp nga presidenca thuhet se "Presidenti i rikthen kuvendit ndryshimet e bëra në ligjin e legalizimeve, i cili u hartua në prill të vitit 2006".
Këto ndryshime u miratuan në kuvend me një minimum prej 55 votash vetëm dy javë më parë.
Në atë kohe ndryshimet në ligj u kundërshtuan nga republikanët, pjesë e koalicionit qeveritar, dhe opozita e majtë.
Këto forca politike kanë mirëpritur rikthimin e ligjit në parlament.
Vetë kreu i Partisë Socialiste, më e madhja e opozitës, Edi Rama iu drejtua kohë më parë presidentit Topi me një letër, ku i kërkonte mos nënshkrimin e ligjit dhe rikthimin e tij në parlament.
Në ligjin e rikthyer i jepej më shumë fuqi zyrës së legalizimeve sesa pushtetit vendor.
Ndryshimet duhet të shkojnë tani në komisionin e ligjeve dhe komisione të tjera në parlament.
Rikthimi i ligjit nuk mirëpritet nga demokratët, që janë iniciatoret e këtyre ndryshimeve.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj