Presidenti Topi priti Ambasadorin e ri të Malit të Zi, Zeljko Perovic
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Malit të Zi në vendin tonë, Zeljko Perovic me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Topi, pasi i uroi Ambasadorit Perovic mirëseradhjen dhe suksese në detyrën e re e të rëndësishme, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes dy vendeve tona, ku dialogu politik është i nivelit më të lartë, duke vënë në dukje nevojën për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare edhe në fusha me interes të ndërsjelltë si turizmi, etj.
Kreu i shtetit, pasi e siguroi për mbështetjen e plotë nga Institucioni i Presidentit të Republikës, i kërkoi Ambasadorit Perovic t’i përcjellë përshëndetjet më të ngrohta Presidentit Vujanoviç dhe shprehu dëshirën për ta takuar së shpejti në Shqipëri.
Presidenti Topi theksoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga një numër gjithnjë e në rritje vendesh, rajoni ynë ka fituar një qëndrueshmëri dhe siguri afatgjatë duke hyrë përfundimisht drejt përmbushjes së aspiratave integruese për në familjen e madhe europiane dhe strukturat euro-atlantike. Në këtë kuadër, Shqipëria pret e sigurt ftesën për anëtarësim në NATO nga Samiti i Bukureshtit duke qenë e bindur se kjo perspektivë integruese i pret të gjitha vendet e Ballkanit.
Nga ana etij, Ambasadori Perovic pasi falenderoi për mikpritjen, shprehu gatishmërinë e tij për të punuar për thellimin e marrëdhënieve të gjithanshme, sidomos atyre ekonomike mes dy vendeve tona fqinj duke theksuar se e ardhmja e përbashkët e mbarë vendeve të rajonit tonë do të jetë integrimi europian dhe euro-atlantik.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj