Presidenti Topi pret Kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Presidenti Topi u uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona duke falenderuar Turqinë për ndihmën e vazhdueshme dhënë vendit tonë në proceset e tij integruese për në strukturat euro-atlantike si edhe për pozicionin e qartë e për njohjen e menjëhershme të shtetit të ri të Kosovës.
Kreu i shtetit, pasi përshkroi reformat e ndërmarra në vend, mbizotërimin e klimës së re politike të dialogut dhe bashkëpunimit në funksion të sfidave integruese, vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin dhe ndihmesën e dhënë nga Turqia në fushën e mbrojtjes duke evidentuar rëndësinë e mbështetjes politike nga ana e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ku vendi ynë pret i sigurt ftesën nga Samiti i Bukureshtit.
Presidenti Topi vuri në dukje edhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona çka ka bërë që Turqia të jetë një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar si dhe nënvizoi mundësinë për gjetjen e hapësirave të reja në sektorë kyç si energjia, telekomunikacioni, turizmi, arsimi, shëndetësia, etj.
Presidenti Topi i përcolli Kryeministrit turk përshëndetjet më të mira për Presidentin Gyl si edhe dëshirën për t’u takuar në dobi të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në nivelet më të larta.
Nga ana e tij Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, pasi falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, shprehu kënaqësinë që gjendet në një vend mik dhe vëlla dhe nënvizoi mbështetjen e plotë të Turqisë për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, mbështetje e cila do të theksohet akoma edhe më tej gjatë Samitit të Bukureshtit. Kryeministri Erdoan vlerësoi marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona duke nënvizuar me kënaqësi rritjen e përshpejtuar të investimeve dhe pranisë së investitorëve seriozë turq në sektorin financiar, të prodhimeve, të arsimit, të shëndetësisë, etj., por edhe shprehu dëshirën për t’u takuar me Presidentin Topi së shpejti në Turqi.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj