Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi urojnë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve
Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi ka vizituar sot Selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës në Tiranë me rastin e Festës së Pashkëve katolike.
Presidenti Topi i ka shprehur Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore dhe njëkohësisht Ipeshkvit të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirditës urimet më të mira për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Festës së ringjalljes së Jezu Krishtit dhe rilindjes së shpresës për një të ardhme më të mirë për kombin tonë dhe mbarë njerëzimit, duke dhënë mesazhe paqeje, tolerance dhe mirëkuptimi me njëri-tjetrin.
Kreu i shtetit u përcolli të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë urimet më të ngrohta edhe nëpërmjet një prononcimi për mediat: “Festat tona ndjekin natyrisht njëra-tjetrën. Dje ishim në një festë tjetër fetare. Sot jemi këtu në Katedralen e Shën Palit. Uroj besimtarët katolikë për Pashkët! Sikurse është dita e bukur sot, kam dëshirë ta lidh këtë festë pikërisht me ringjalljen, me mesazhet e paqes, të mirëkuptimi dhe të komunikimit me njëri-tjetrin. Ju uroj të gjithë gëzuar Pashkët!”
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (2 vendosur):
Vendosni komentin tuaj