Ftoj qytetaret ne Marshimin e Heshtur te Premten,ora 17.30.Mos jemi bashkefajtor ne krimin qeveritar
Jam përpara jush, për të shprehur indinjatën e miliona shqiptareve e shqiptarëve, për sjelljen imorale të Kryeministrit të vendit tonë pas një tragjedie që ndodhi, jo për shkak të Zotit, po për shkak të papërgjeshmërisë poliike, paaftësisë qeverisëse dhe, siç po del në dritë nga ora në orë për shkak të një korrupsioni të pallogaritshëm.
Falë shqyrtimit të fakteve të dokumentuara e të bëra publike përmes burimesh të pavarura të informimit publik, shqiptarët mësuan se kryeministri na ka gënjyer të paktën tri herë në tri ditë.
Kryeministri na tha se Ministria e Mbrojtjes kishte për detyrë vetëm transportin dhe na gënjeu. Na tha se në atë punishte nuk punonin gra e fëmijë dhe na gënjeu. Na tha se ai s’ka pasur asnjë dijeni për këtë punë dhe përsëri na gënjeu.
Qoftë edhe njëra nga këto gënjeshtra, do të mjaftonte që kryeministri i një vendi që pret ftesën e anëtarësimit në NATO, të dorëhiqej, e jo më i gjithë ky skandal që tronditi botën e që po e mbulon dita-ditës Shqipërinë me blozën e një vullkani korruptiv, në sytë e të tërë partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Unë s’kam dashur e s’dua për asnjë çast e arsye të flas në këto ditë kaq dramatike për vendin e kombin tonë si kryetari i një partie që sot është në opozitë me qeverinë, por kam folur e do të vazhdoj të flas si një qytetar që ka mundësinë e përgjegjësinë të shprehë nga një tribunë e lartë ndjenjat e shqetësimet e milionave si unë, të cilët nuk e kanë as këtë mundësi e as këtë përgjegjësi përballë një qeverie të papërgjegjshme, të paaftë e të korruptuar deri në palcë që na e ka kthyer atdheun tonë e të fëmijëve tanë në një fushë të minuar me rreziqe për jetën.
Pikërisht si njëri ndër ju, qytetar i këtij vendi ku jeta është e kërcënuar vijimësisht e ku qeveria është kthyer në një agjenci funeralesh vetëm e vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë, paaftësisë dhe korrupsionit që e ka mbërthyer për fyti; ju ftoj të mbrojmë së bashku jetën. Duke e konsideruar dorëheqjen e këtij kryeministri, si të drejtën tonë, për të jetuar të sigurt në atdheun tonë.
Si qytetarë të këtij vendi ku jetohet pa siguri e vdiset në punë, në rrugë, në festë për shkak të mungesës së çdo standardi minimal të sigurisë së jetës dhe ku qeveria ka bombarduar së fundi popullsinë civile me papërgjegjshmërinë, paaftësinë e korrupsionin e saj, duke vrarë dhjetra burra, gra e fëmijë, duke zhdukur e plagosur qindra të tjerë, duke rrafshuar mbi 300 shtëpi e dëmtuar mbi njëmijë banesa dhe duke minuar një zonë të tërë pranë aeroportit e kryeqytetit;
Si qytetarë të këtij vendi ku pushteti vret e kryeministri gënjen për të fshehur një skandal të pashoq të papërgjegshmërisë, paaftësisë e korrupsionit që e ka kalbëzuar krejt qeverinë e tij e atë vetë përmes shpërdorimit më skandaloz të votës së popullit;
Në emër të dinjitetit tonë njerëzor e kombëtar unë i ftoj të gjithë, pavarësisht bindjeve politike e përkatësive partiake, në një ecje të heshtur përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, për të dëshmuar se ata dhjetëra mijëra burra, gra e fëmijë që kanë ndërruar jetë në këto 17 vjet në punë, në rrugë, në festë na kanë mësuar më në fund diçka pas shpërthimit apokaliptik të Gërdecit;
Të ecim së bashku në homazh të kësaj tragjedie për të treguar se ne nuk jemi skllevër të heshtur që mund të na hedhin në erë ata që na kanë marrë votën për të na garantuar jetën, familjen, pronën, atdheun, po njerëz të lirë që s’mund ta pranojmë kurrë kokulur për kryeministër një zotëri që sot ka paturpësinë të ngrejë edhe zërin kundër burimeve të pavarura të informimit të publikut e atyre qindra vajzave e djemve që po na bëjnë këto ditë shërbimin e çmuar të pasqyrimit e zbardhjes të së vërtetës, gazetarë e kameramanë kurajozë, profesionistë e amatorë, të cilët s’duan të vdesin si skllevër të gënjeshtrave të pushtetit;
Të ecim së bashku si prindër që dimë t’i mbrojmë fëmijët tanë, familjet e atdheun tonë, duke shprehur me krenari qytetare, jo vetëm hidhërimin, po edhe indinjatën për jetën e humbur të bashkëmoshatarëve të kalamajve tanë të shfrytëzuar kafshërisht në të zezë e të vrarë barbarisht nga një bombë e kurdisur me vendimin e papërgjegjshëm të qeverisë sonë të paaftë e me bekimin e kryeministrit tonë të korruptuar;
Të ecim së bashku si burra e gra që nuk e ulin kokën duke u bërë bashkëfajtorë të heshtur me ata që provokuan shpërthimin shurdhues e vrastar.
Ecja e heshtur ku unë dëshiroj të marr pjesë si qytetar, me të tjerë bashkëqytetare e bashkëqytetarë, përtej çdo kufiri partiak e larg çdo synimi politik, po organizohet së bashku me qytetare e qytetarë të Tiranës, për të premten pasdite në orën 17.30, pa asnjë fjalim e asnjë flamur partiak dhe është një homazh që ne u’a bëjmë fatkeqëve të Gradecit duke treguar se kjo çudi nuk mund, nuk duhet e nuk do të zgjasë tre ditë!



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (46 vendosur):
ah sa te etshem qe jeni per pushtet mor opozitar shqiptar.
ne keto kohera te kerkosh marshe , kjo eshte nje cmenduri e llojit te vet,
Zgjedhja eshte tju ndihmojme familjeve te cilat kan psuar ne kete ngjarje.
Ndersa per hetimin e ngjarjes le te merret prokuroria e jo keta klyshet e Greqis qe nuk din kurr te ndalen(Edi Rama).Keta jan ata te cilet luftojn vetem per krrigen e tyre e jo per twe miren e popullit .
Ju pershendes
nuk eshte historike o udbashe po kunder historike.Kosova po kthhet ne kohen e titos e shqiperia ne humner me Sali Tradhtarin dhe me ju te udbes.PO ai ka kerdisur me miqte e tije serbe keto rremuja.sala duhet dhene doreheqje me te gjithe keta ne kosove se nje mut jane.Shqiperia kosovakurre ne evrop as ne nato me keta lider.
Mendojne se po bejka njeriu demokrat tuj shit kombin atdheun.Po keto jane vetem budalleke komuniste ose titiste.Nuk ka nevoje te shiqojme aq large ne Avganistan .Po te shiqojme punet e tona .Patriot me bateri.Qka berem ne qfare zhvillimi keni si shtet ,populli me i verfe ne bote si kosova si shqiperia.Per ne vrop as mos enderroni me se paku edhe 15 20 apo 30 vjet.
Me hajni me korrupson me pisllek nuk mundeni te hyni ne evrop e kjarte.
Duke hjek kombe per hater te serbise evropes dhelper kurre nuk dote hyni ne evrop.
Mos mashtroni veten aq lehte mashtromo me nje gurabi.
Po ky eshte mentaliteti yne naiv dhe logjika e dobet e jona.
Atdheu dhe populli ynë nuk i meriton këto o doktor të rriti e të bëri doktor e tash ti me barot e hekur po ua kthen.
shporru
More tutkun, e pe bacen tend dje ne parlament? I kishte ik truni fare fare!! Ne nje parlament tjeter do vinin urgjent bluzat e bardha ta merrnin!!
Si ore thote kryeministri i vendit "nuk e di ku jane bazat" kur ai deri dje dinte se ku shkonte Nano apo Edi me pushime,bile dhe si i benin pushimet me apo pa breke?
A po e di une cfare do SALA!!! T'i zesh koken me breketj e tij dhe ta terheqesh zvarre te sheshi!!!
TE SHESHI TE SHESHI HIDHENI QELBESIREN!!
TE VJEN TE ULERASESH, O POPULL SHKUNDU SE PO TE MERR ME QAFE NJE MALOK GESHTENJASH!!!
sali ik.
E ju qe perkrahni jeni udbashet e serbise dhe greqise.
ndersa per ed ramen perderisa grekja bakojanis analizon se a do te njohe pavarsine e kosoves ku tashme e kane njohur shtetet me te fuqishme ne bote dhe kur ende greqia nuk kerkon falje per gjenocidin qe ka ushtruar ndaj cameve ed rama pretendenti per kryminister i dorezon qelsin e tiranes ashtu siq beri edhe me bregoviqin
Kosova kurrr nuk do te pranoj,dhe as nuk do te deshironte qe shqiperine ta udheheqin njerze te tille.
nuk ke lidhje se pari duhet dite historine prejardhjen e nje udheheqesi tani te folni.Sali berisha eshte dhenderr i serbise.Ambasadorin serbe e ka pase daje te femijeve ne ate kohe tashe se di.Gruaja e tije ka emrin sllobodanka Berisha( ne shqip LIRIJE).
A morre veshe ai krejte keto i bane me urdher te miqve serbe.Keshtu kishte formue farkun me udbashe serbe se kishin lidhje me serbine qe te demtonin uck.
ESHTE PER T'U ÇUDITUR SE SI 2 HERE QE SALI BERISHA / PD-JA JANE MAXHORANCE KRIZA NGA ME TE RENDAT KANE NDOSHUR, 97 - DJEGIA E SHQIPERISE, KUR SHQIPTARI VRAU SHQIPTARIN PER PESE LEKE, (MOS HARRONI DHE SITUATEN NE KOSOVE NE ATE KOHE), DHE TASHTI, 2008, KUR MOMENTI ME I RENDESISHEM PER KOMBIN ESHTE NE DEREN TONE, KOSOVA E PAVARUR DHE PRANIMI NE I SHQIPERISE NE NATO.
PER REZULTAT, NUK KA SE SI MOS TE NXJERR SI KONKLUZION SE TE DYJA HERET OPOZITE KA QENE PARTIA E PUNES E "REFORMUAR" NE ATE SOCIALISTE.
NJE QEVERI KA PERGJEGJESINE E SAJ PER ATE QE NDODH NE VEND GJATE QEVERISJES SE SAJ, POR OPOZITA, KA DHE AJO ROLIN E SAJ SHUME TE RENDESISHEM, E SIDOMOS NE RASTE KUR DUHET PJEKURI KOMBETARE.
NUK MUND TE HARROJ "LUFTEN PER PUSHTET" TE "SOCIALISTEVE" TE ASHTUQUAJTUR SHQIPTARE KUR NGA VLORA PERSHENDESNIN ME TRE GISHTA DHE ISHIN VENE NE KRYE TE BANDAVE ME ELEMENTET ME KRIMINALE, SI ZANI CAUSHI ME SHOKE.
SI MUND TE HARROJME 8 VJET (97-2005) HARBUTERI, KORRUPSION NE MAJAT ME TE LARTA TE KONCEPTIMIT TE KORRUPSIONIT, TRAGJEDI KOMBETARE, SI MBYTJA E EMIGRANTEVE NE DET APO KUR STUDENTET NGA KOSOVA ISHIN NE GREMINE DHE FUNKSIONARI ME I LARTE I SHTETIT, KRYEMINISTRI "SOCIALIST" NANO, SHKONTE NE BUZUQE GREKE DHE JETONTE ME SHUME JASHTE SHQIPERISE SE SA NE TIRANE?
SI MUND TE MOS PERMENDIM FAKTIN QE MBAS DJEGIES SE SHQIPERISE ME SHKREPSEN E "OPOZITES" DHE PUCIN SHTETEROR TE 97 ATO PARA TE PREMTUARA MBRAPSHT POPULLIT U ZHDUKEN PA LENE GJURME?
SI MOS TE PERMENDIM SHKATERRIMN E ASAJ GJEJE TE VETME QE I KISHTE NGELUR SHQIPERISE DHE TE GJITHE NE SHQIPTAREVE SI PASURI KOMBETARE, BUKURITE NATYRORE E TE VIRGJERA TE VENDIT, QE U KTHYEN NE BETON DHE NE "MASAKRA" URBANE ME LEJET E KRYEBASHKIAKEVE QE SOT FLASIN NE EMER TE TE MIRES SE SHOQERISE?
MUND TE VAZHDOJ DHE ME, POR NJE KONKLUZION MUND TE ISHTE DHE KY:
SA HERE QE KANE QENE NE OPOZITE SOCIALISTET / ISH-KOMUNISTET, REAGIMI I OPOZITES PER TE MARRE PUSHTETIN KA QENE GJITHMONE NE KUFIJTE E PUC SHTETIT, NE LINJE TE PLOTE JOKOMBETARE, ME TE VETMIN QELLIM GLLABERIMIN E PUSHTETIT DHE RREZIMIN ME DHUNE TE ORGANEVE QEVERISESE, DUKE KEQPERDORUR TRAGJEDI KOMBETARE QE FATKEQESISHT NE SHQIPTARET I KEMI TE PERDITSHME.
QEVERIA KA FAJ, PO, PATJETER KA FAJ. POR CILA QEVERI DERI TANI S'KA PASUR FAJ?
PAK RENDESI PER MUA KA NESE KRYEMINISTER ESHTE SALI BERISHA APO NANO, META E FATKEQESIA E RE PER KOMBIN NE TE BERE E SIPER, EDVIN RAMA KYEMINISTER. RENDESI KA QE ME NE FUND SHQIPERIA TE ECE E FUNKSIONOJE VETE, E NE MENYRE TE TILLE QE TE GARANTOJE NJE MIREQENIE NE RRITJE TE TE GJITHE SHOQERISE SHQIPTARE.
PER KETE DUHET NJE QEVERI QE ESHTE E PROGRAMUAR PER KETE ZHVILLIM HISTORIK PER KOMBIN, POR MBI TE GJITHA, DUHET DHE NJE OPOZITE QE NUK KA PER QELLIM VETEM PERMBYSJEN E PERDHOSJEN E C'DO QEVERIE E INSTITUCIONI SHTETEROR KUR NUK ESHTE I SAJ.
SHPRESOJ NE TE ASHTUQUAJTURIT 'SOCIALISTE" QE TE LUAJNE ROLIN SI NJE OPOZITE KONSTRUKTIVE E NE TE MIRE TE KOMBIT, SOT KUR ME SHUME SE KURRE, KERKOHET LARGPAMESI DHE INTERES KOMBETAR: JEMI NE DERE TE NATOS DHE ME NJE KOSOVE TE BRISHTE, POR ME NE FUND TE PAVARUR!
NESE OPOZITA DO TE LUANTE KETE ROL QE DOMOSDOSHMERISHT KERKOHET, TE KUPTUARIT QE JANE OPOZITE DHE JO MAXHORANCE, ATEHERE NE ZGJEDHJET E 2009 DO T'A KISHIN NJE FITORE LEGJITIME, TE MERITUAR E TE SIGURTE DHE DO TE TREGONIN SE JANE ME NE FUND NJE FORCE E RE POLITIKE, ME ASNJE LIDHJE E MENTALITET DIKTATORIAL TE TREGUAR PER 50 VJET, ME ME NE FUND TE NGOPUR NGA BATERDIA, PATURPESIA QEVERISESE E KORRUPSIONI SPEKTAKOLAR I 8 VJETEVE KUR ISHIN NE FUQI, DHE ME NE FUND TE TREGONIN NJE RESPEKT PER ATE QE KY POPULL ME VITE PO PRET TE SHIJOJE:
TE SHKEPUTET NGA MJERIMI DHE TE SHOHE PERPARA NE PROGRESIN QE NA PRET, JO VETEM SI SHQIPERI, POR SI NJE KOMB NE BALLKAN.
Me fal mos te ka dhene gje Sala toke ne Bathore qe e mbeshtet keshtu?
E mire ta paska bere, ja sikur ta kam degjuar kroniken e zeze, qe do te te kene bere supe maloket!
Kush jemi?
Cfare kerkojme?
Ku ta kerkojme?
Ne cfere ruge?
Boll me genjeshtra pislleqe dhe kukulla qe drejtojne kudo ne qeveri. Koha po na harron . Po ngelemi tek germa A-
"c`keronte shqiptari ne shekuj
pak buke dhe hekur;
Mbi te gjitha duhe te falenderoj per anketen qe kerkohet pas c`do artikulli
Rasti tjetër është Predikimin i don Shan Zefit, kancelar i Ipeshkvisë katolike të Kosovës në Kravasari të Malishevës të mbajtur me datën 20 Janar 2008, i cili në rastin më flagrant është përjashtuese, urrejtë nxitëse dhe përçarëse karshi shumicës së shqiptarëve të besimit musliman në Kosovë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Kisha e Kravasarisë e ndërtuar midis popullatës muslimane e tregon shembullin më të keq të predikimit të fesë së krishtere duke u shndërruar në kishë politike dhe dezintegruese për kompaktësinë shqiptare. Tentimet të cilat bëhen në vazhdimësi nga disa krerë të Kishës Katolike në Kosovë për të neglizhuar, poshtëruar dhe konvertuar shqiptarin musliman, jo vetëm që nuk i shkojnë në favor të mirë, por e prishin imazhin e shqiptarit tolerant dhe e rrënojnë bashkëjetesën e cila është themelore dhe e shtresuar mirë midis popullatës së gjerë, por edhe në trojet shqiptare në përgjithësi.
Kohëve të fundit, në vazhdën e sulmeve të para disa ditëve është “dëshmia” e Imzot Dodë Gjergjit në Strasburg, para parlamentarëve evropian me datë 19 shkurt 2008, i cili në dëshmin e tij tepër fyese për 95% të popullit Shqiptarë që i përkasin besimit Islamit, të ilustruar me shpifje e trillime shumë provokuese, para të cilëve nuk duhet heshtur.
Deklaratën apo “dëshminë” e Imzot Dodë Gjergji mund ta veçojmë në disa pika dëshminë e tij para parlamentarëve, të cilat janë:
a) përhapja e Islamit me dhunë dhe me haraçe, dhe kthim në fenë e vjetër të krishterë, dhe nxitë një pjesë të rinisë dhe të intelektualëve të orientohen në kërkimin e "rrënjëve", trashëgimin tonë të përbashkët shpirtëror, që ne e quajmë "pagëzimin kulturor";
b)Persekutimet e ndryshme nga ana e poshtuesit turku-otoman, dhe kleri katolik ishte ai që barte dhe ruante vlerat, kulturën tonë (krishtere), gjuhën , etj.;
c)Duke veçuar dhe lartësuar dy figurat e ndritura të popullit tonë Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë;
e) Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim, etj.
Ajo që u tha më lartë dhe nga keqdashësit e këtij besimi Islam, ka të bëj me akuzat kryesore që i bëhen Islamit predominon ajo që ka lidhje me përhapjen e tij me dhunë, në përgjithësi në botë, veçanërisht në trojet tona, fe që është imponuar nga pushtuesit dhe si rrjedhojë e kësaj propagande, vijnë thirrjet primitive që na bëhen për tu rikthyer në “fetë e të parëve tanë”, apo më konkretisht fjalët e Dod Gjergjit “në fenë e tyre të vjetër”. Disa kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet; disa e kanë vlerësuar si fe të një kulture e civilizimi të prapambetur, si fe e dhunës dhe e fanatizmit, që pengon modernizimin e jetës, lirinë e të menduarit dhe të shprehurit; fe afriko-aziatike e, madje disa e kanë quajtur fe të Lindjes. Por, të shkretët sikur harruakan se edhe fetë e tjera, si: Krishterimi apo Hebraizmi e kanë zanafillën po nga Lindja. Kanë tentuar ta paraqesin islamizimin e shqiptarëve si “një e keqe e madhe”, një konvertim i detyrueshëm me metoda të ndryshme, më shumë me shpifje e me shprehje rrugaçërie, sesa me dëshmi historike, kanë provuar të paraqesin ‘dëshmitë’ se “Islami është fe e turkut”, se “islami është trung i huaj në trupin shqiptarë”, se “është mbjellur me shpatë gjatë pushtimit 500 vjeçarë turk!”, dhe se është “në kundërshtim me zakonet shqiptare” , etj.
Aristidh Kolja (Kryetar i Arvanistasve të Greqisë), në lidhje me këto është shprehur se: “Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës” është pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjëve...“.[1] Duhet përkujtuar Dodë Gjergjit dhe të tjerëve se, Dokumenti i Vatikanit, i vitit 1970 “Orientimi për dialog në mes të të krishterëve dhe muslimanëve”, i lëshuar pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, dëshmoi ndryshimin thelbësor të opinionit për muslimanët. Ky dokument, në formë të rezolutës, e mori përgjegjësinë e pranimit të padrejtësisë që i është bërë islamit në të kaluarën, duke dhënë një mesazh të qartë; “Të lirohemi nga paragjykimet ndaj islamit”.[2]
Po ti kthehemi histotisë dhe realitetit dhe duke u liruar nga paragjykimet ndaj Islamit, e vërteta tregon ndryshe. Mënyra e ftesës në Islam ka qenë larg nga gjakderdhja dhe përdorimi i shpatës. Rruga e përhapjes së fesë mbështetet mbi faktin se vet fuqia e ftesës së vazhdueshme në Islam është më e fortë se fuqia e shpates. All-llahu i Lartësuar në librin e Tij të fundit Kuranin thotë: “Nuk ka dhunë në fe” (Bekare 256), kurse në një ajet tjetër thotë: “Thirr (Muhamed) në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira, dhe polemizo në mënyrë më të mirë. Vërtetë Zoti yt e di më së miri kush e ka devijuar rrugën e Tij dhe për ata që janë udhëzuar” (Nahl 125), “Thuaj atyre të cilëve u është dhënë Libri po edhe analfabetëve: a e keni pranuar Islamin? Nëse e kanë pranuar, e kanë gjetur rrugën, e nëse e refuzojnë, për ty është obligim t’i lajmërosh, All-llahu i sheh robërit e vet (dhe e di se çbëjnë) “. (Ali Imran 20) Kjo është esenca e thirrjes Islame, e gjithë kjo është paqe, liri dhe zgjidhje, pa detyrim e pa dhunë. Është e vërtetë e pamohueshme se Islami nuk është përhapur me forcën e shpates, por është përhapur me forcën e bindjes me besimin e thellë të njerëzve në drejtësinë e tij.
Nëse kanë dëshirë të dijnë se cila është ajo fe e cila ka përdorë dhunë në konvertimin e tyre, vec pak të shfletohet historia mund të vërehet se cilat janë të vërtetat e feve gjatë historisë. Po të shikohen fetë e tjera, shihet detyrimi i tyre me dhunë që ta përqafonin sidomos fenë e krishtere që qe bërë në mënyrë institucionale. P.sh.: “Sharl Leman- mbret i Francës i detyronte të gjithë ata që nuk ishin të krishterë me anë të shpatës ta pranonin krishterimin. Poashtu, Olafi- mbret i Norvegjisë i ekzekutonte të gjithë ata që refuzonin të hynin në fenë e Krishtit nga banorët vikanë (pjesa jugore e Norvegjisë), ose ia këpuste këmbët dhe duart. Gjithashtu, atje ishte një grup ekstrem që përhapnin krishterimin me forcë, të cilët e quanin veten “vëllezërit e shpatës”.[3]
Gustav Lubuni në veprën e tij “Hadaretul Arabije” fq. 271 tregon se: “Në Spanjë muslimanët u përndoqen në mënyrë më barbare, si asnjëher më parë në histori, vetëm pse thoshin “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Tij”. Këto ndjekje vazhduan deri më 1556 të udhëhequra nga inkuizicioni kishtar. Inkuizicionit iu bashkua edhe mbreti Filipi i dytë, i cili nxorri një ligj, sipas të cilit muslimanët që kishin mbetur në Spanjë, Brenda ditës duhej të braktisnin gjuhën e tyre, traditat e tyre, fenë e tyre, emrat e tyre dhe gjithçka Islame. Pas këtij ligji diskriminues, ai nxorri edhe një dekret tjetër, me të cilin jepte urdhër që të rrënoheshin të gjitha hamamet (banjot publike, më se 900 sosh), me arsyetim se ato ishin gjurmë të pabesimtarëve! Kështu, u zhduk civilizimi Islam me largimin e muslimanëve nga Spanja”.[4]
Po ashtu historia e Krishterimit na mëson se në vitin 1209, në qytetin Berziers, u therën 15.000 albizhanë. Vërtetë, kur një vitez e pyeti Emisarin e Papës, se si do t'i dallonte heretikët nga besimtarët e vërtetë dhe të mirë, iu përgjigj "theri të gjithë dhe lëja Zotit t'i ndajë në boten tjetër"[5]. Dikush mund të thotë se është çështje e herëshme, po a nuk ngjau e njëjta gjë në Parisë, në "Natën e Bartolomeut" më 24 gusht 1573, ku tinëzisht u sulmuan dhe u mbytën mijëra besimtarë të sektit hugenotë nga katolikët. Më pas, u mbytën edhe mbi 100 mijë hugenotë të tjerë anembanë Francës.[6]
Duke folur shkurtazi për persekutimet dhe torturat nga ana e klerëve katolik, gjatë historisë, nuk duhet lërë pa përmendur edhe disa fakte të tjera në trojet shqiptare nga persekutime të tilla, pa kaluar pastaj tek historia e perandorisë Osmane gjatë shekujve në këto troje.
U cekën disa shembuj jashtë trojeve shqiptare, sepse afërsisht në këto kohë, diçka e ngjajshme ngjau edhe me shqiptarët që kishin mërguar në 80 fshatrat e Italisë Jugore, në Kalabri e Sicili, për të cilët Papa Piu IV, me bulën "Romanus Pontifex" (16 shkurt 1564) dhe Klementi i VIII-të (1595), vendosën urdhërin për konvertimin e këtyre shqiptarëve të ritit lindor (ortodoks) në ritin perëndimorë (katolik). Për të rezistuar, ata u detyruan të mërgonin prej një vendi në tjetrin, shpesh duke ua vënë zjarrin të mbjellurave të tyre. Kështu, deriqë u konvertua shqiptari i fundit atje.[7]
I cekëm këto të vërteta historike sa për të dëshmuar vatrat e kulturë së kishës katolike të Dodë Gjergjit, që përmendi në dëshminë e tij. Po ashtu Dodë Gjergji kërkon ku thotë: “Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim”. I nderuari Dodë besoj që fort mirë e dini edhe ju se çka ka vepruar kisha ortodokse serbe gjatë historisë në trojet shqiptare, duke pasur parasysh edhe bashkëpunimin apo “suksese të mjaftueshme” siç e quani ju.
Në “Kanunin“ e vet, Stefan Dushani, shpalli sllavizimin dhe ortodoksizimin e dhunshëm të të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen më hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk pranonin konvertimin në ortodoks.
Në “ Zakonik Stefana Dušana “ të Stojan Novakoviq, gjinden nenet, ndër të cilat janë:
Neni 10: “Dhe në qoftëse ndodh që ndonjë heretik (besimtarë joortodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset“.Neni 9: “Në qoftëse gjendët ndonjë heretik, i cili do të jetë martuar me ortodokse, mundet në qoftëse dëshiron të pagëzohet në pravosllav; në qoftëse nuk pranon, t’i merren gruaja dhe fëmijët dhe pjesa e shtëpisë, e ai të dëbohet“.[8]
Që në vitin 1815, Knjaz Miloshi kështu i shkruante Petër Dobërnjës: "Ne, deri më tani, kemi vepruar me fat në të gjitha anët dhe Zoti na ka ndihmuar, kështu që të gjitha qytezat i kemi spastruar (nga muslimanët), dhe vetëm edhe në katër qytete e në Qupri, ka turq". Ndërkaq, në "Kurorën e maleve" Vojvoda Batriç, brohoriste: "Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë"[9]. Sepse krahas urrejtes për Islamin, Njegoshi (150 vjetë më parë) frymëzohej me një konflikt midis të krishterëve e muslimanëve malazez që përfundoi me masakrimin e muslimanëve.[10]
Edit Durham, përshkruante konvertimet e dhunëshme që u bëheshin shqiptarëve muslimanë: "Pagëzimet bëhen me tortura. Njerëzit hidhen në ujin e akullt të lumit e pastaj vihen e piqen pranë prushit të zjarrit, derisa kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për gjithë këtë është kthimi në fenë e krishterë - ortodokse" [11] Kështu shqiptarët musliman gjendeshin midis konvertimit dhe vdekjes.
Sduhet lënë pa përmendur një rast, kur Shkodra kishte shpallë kushtrimin në mobilizimin e mbrojtjes së Tivarit (1878)[12] katolikët e Malësisë e të Mirditës në marrveshje me malazeztë, nuk ju përgjigjen thirrjes[13]. Madje në Koplik, derisa muslimanët shqiptarë kishin shkuar të luftojnë hasmin, katolikët duke menduar se ata do të vdesin atje, kishin ngritur kryqe nëpër tokat e tyre, për ti uzurpuar ato.[14]
Dodë Gjergji nuk harron të përmend edhe ndikimin që,”kanë ndikuar dy figurat më të ndritshme të popullit tonë, Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë”.
Siç thotë i nderuari prof. Dr. Muhamet Pirraku, “Kujtdo që ti mbushet mendja t’a vlerësojë Nënë Terezen si nënë e gjithë botës, apo si nënë e të gjithë shqiptarëve, është e drejtë e tij. Ajo mund të ishte “e madhe”, por ama as djersen, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun, as varrin nuk ja fali tokës shqiptare”.[15] Ndërsa nëse Skënderbeu vihej në mbrojtje të drejtëpërdrejtë të krishterimit. .. Si do të arsyetohet fakti i pjesëmarrjes së tij në luftën e princit të Napolit kundër një princi tjetër të Gadishullit Italik? Në veprimtarinë e tij kishte edhe luftra kundër të krishterëve, por edhe aleancë me ortodoksinë që nuk është krishterizëm perëndimorë! Ai ishte edhe katolik, edhe musliman edhe ortodoks. Si do të arsyetohet aleanca e tij e madhe me serbët, kundër të cilit për këtë arsye u ngritën princa e udhëheqës të rëndësishëm të shqiptarëve? Ai ishte bashkëpunëtorë i një pushtuesi e sundimtari, kundër një pushtuesi e sundimtari tjeter! Aso kohe, ende ishin të pathara damkat e hekurit të skuqur të serbëve të Stefan Dushanit, masakrat, shpronësimet, ndarjet e burrit nga gruaja e të birit nga prindi, si presion i konvertimit të shqiptarëve katolikë në ortodoks. Dhuna e këtyre konvertimeve tregon qartë rezistencën e shqiptarëve për të qëndruar në fenë katolike, dhe nuk kish si të dukej e mirë aleanca e Skënderbeut me nipin e Car Llazarit – Brankoviqin!
Përrallat ‘intelektuale’ se Skëndrebeu e mbroi Evropen nga invadimi Osman, nuk u shiten më as fëmijëve të mitur, athua se nuk kishin rrugë tjetër osmanët për të depërtuar në Evropë, veç asaj që ‘mbrohej’ nga Skënderbeu! Pse të mos e pyesim vetë Skënderbeun çfarë admirimi kishte për krishterimin prendimor të Romës? Ai, tek po largohej i zhgënjyer e i helmuar nga Qyteti i Shenjtë i Romës, në fund të marsit 1467, mallkoj klerin cingun me këto fjalë: “Jo vetëm që duhet të lidhim paqë, por duhet t’ja hapim turkut edhe rrugën drejt Romës, që t’i shtrojë siç duhet këto priftërinj...”[16]
Ndërsa sa i përket pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet tonë dhe për tiu përgjigjur Dodë Gjergjit dhe të tjerëve në lidhje me Islamin, themi se Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmët të islamizmit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare etj. etj. të cilat historia i shtjellon shumë mirë. Por unë do të flas në lidhje me perandorinë dhe veprimin e saj në këto troje.
Është faktuar historikisht se Osmanlinjët kanë filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354, kohë kur këto vise bënin një jetë feudale dhe vuanin nën sundimin e bizantit, të bullgarëve, të serbëve etj., të cilët edhe shqiptarët ishin vazhdimisht nën sundimin e tyre, dhe malltretimeve të ndryshme.
“Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe grekë”.[17]
Shumë prej sunduesve ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin urdhërave, ligjeve dhe besimeve të tyre, siç i përmendëm disa më lartë.
Me depërtimin e Perandorisë Osmane dhe me shkatërrimin e Perandorive, për shqiptarët fillon një jetë e re. Perandorin Osmane disa zona apo vende e kanë pritur duarhapur sepse kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame edhe para Osmanlinjëve, kurse në disa zona janë pritur dhe konsideruar edhe si shpresë-çlirues.
Perandoria osmane-turke shqiptarët i gjen në gjendjen më të mjerueshme dhe tokat shqiptare të coptuara. Ndërrimi i një pushtuesi të egër me një të butë, i cili me vehte sillte mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon të krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtarë të shqiptarëve. Nën halifatin islam të Osmanlinjëve tokat shqiptare u bashkuan, filluan të frymojnë së bashku, të tregtojnë e të punojnë së bashku. Pastaj, duke parë mesazhet e qarta dhe jodevijuese të Islamit, të cilat i jepnin njeriut vlerë, duke i kushtuar rëndësi lirisë, si gjëja me e çmuar, se si e urrente robërimin e skllavërimin, atëherë mendja e shëndoshë nuk mund të rrinte pa e pranuar. Duket se, çdo gjë që nuk e kishin më parë, tashmë e kishin. E si të mos pranonin të bashkëpunonin me këtë sundues, i cili ua hoqi terrin dhe i la të lirë të jetojnë, të punojnë, të tregtojnë, të lirë në besimet tjera, të organizojnë dhe të kenë një identitet të ri, që gati e kishin humbur.
Do të përmend disa nga argumentet të historianëve dhe të tjerë rreth kohës së Osmanlinjëve dhe depërtimit të tyre në Ballkan e në veçanti në trojet shqiptare.
Historiani ynë i periudhës Osmane, dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”.
Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”.
Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve i cili thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë Islame i shpëtuan sllavizmit”.[18]
Volteri, njëri nga armiqët e fanatikët më të mëdhenj të Islamit thotë se “ modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm në kohën e Osmanlinjëve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve dhe popujve të ndryshëm”.
Historiani Robertson thekson se: “Me të vërtet muslimanët janë ata që e kanë unifikuar zjarrin dhe flakërimin për fenë e vet me zemërgjërësi dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve tjera dhe këto janë ata që, krahas tërë përkushtimit dhe vendoshmërisë konsekuente për përhapjen e fesë së vet, i kanë lënë të lirë të gjithë ata që këtë fe nuk e kanë përqafuar, sepse kanë dëshiruar t’i mbesin konsekuent mësimit të vet fetarë”.
Kurse prof.Dr. Muhamet Pirraku thotë se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”.[19]
Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se:”Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”.[20]
Profesori Robert Matran thotë: “ drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. Çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.[21]
Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”. Pët të provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”.[22]
Duhet tja bëjë me dije Dodë Gjergjit, që ti përkujtojë vargjet e Gjergj Fishtes i cili në “Lahuta e Malcis”, ka shkruar:
“Por, pse na të vegjël jemi
Pse kend fis e vëlla nuk kemi
Na sot shkjaut s’mund t’i bajmë ballë
** po do t’na përpijë gjallë
Prandaj, thom se e lyp e mara
** dhe sot na, si përpara
Të rrim njit me mbret të Stambollit
Për me i bamun ballë Nikollit…”.
Dodë Gjergji përmend edhe një shkak të kalimit në Islam të popullatës shqiptare, gjoja gjendja e rëndë ekonomike , haraçet brenda perandorisë Osmane si presion për ta përqafuar fenë Islame. Kjo nuk qëndron, sepse mirëkuptimi midis fesë Islame dhe feve të tjera, tolerance dhe bujaria muslimane kanë qenë çështjet parësore që kanë bërë për vete një numer dhe mas të madhe njerëzish, kurse dhuna dhe haraçi kanë qenë përjashtim. Lidhur me shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam, Tomas W. Arnold, përveç të tjerash shkruan: “Është e mjerueshme ajo që pohojnë autorët e krishterë se shqiptarët janë detyruar ta pranojnë fenë nën presionin e dhunës e të haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë fakte për akuzat e tyre. Zmajeviçi konvertimin e dy mijë njerëzve e arsyeton me numrin e madh të tatimeve dhe të taksave të tjera, por ai në të njëjtën kohë e pranon se edhe muslimanët jepnin të njëjtat tatime”.[23]
Është turp i madh për të gjithë historianët që mbështesin këtë tezë, duke e ditur se Islami ishte ai që na mbrojti nga sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonë.
Duke i njohur këto të vërteta, historiani anglez De Lacy shkruan: "Historia e bënë të qartë, se legjenda që “fanatikët musliman u shpërndanë nëpër botë duke detyruar popujt e mundur me majën e shpatës që të pranojnë Islamin', është një nga legjendat më absurde që historianët ta kenë pranuar ndonjëherë"[24].
Në prag të kapitulimit të Perandorisë Osmane, ekzistonte një rrymë që kërkonte t'i bindëte shqiptarët se "turqit" ishin armiq kryesorë të shqiptarëve, sepse u 'mohonin' gjithëçka - propagandë e sajuar dhe e mbështetur fuqimisht nga serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët, që çonin ujë në mullirin e tyre, sepse ishin të vetëdijshëm se me dobësimin e Perandorisë, me shqiptarët do t'i qeronin hesapet më lehtë. Për fat të keq, edhe atëherë sikur sot, në lojën e propagandës së ndyrë sllave, ishin futur edhe disa prijës të fiseve shqiptar.[25]
Pas rënijes së Perandorisë Osmane, italianët dhe malazezët nga e majta, bullgarët në të djathtë, serbët mbi kokë dhe grekët përfundi, të gjithë në aleancë u derdhën si të tërbuar në bark të Shqipërisë. Dhe kur u gjymtua Shqipëria Etnike, sllavët nuk ishin në aleancë me islamikët, por me Athinën e Vatikanin, Moskën e me gjithë Evropën. Cila aleancë i dhuroj Serbisë 1400 km2 me 2 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Greqisë 16844 km2 me 1 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Malit të Zi 2040 km2 me 700 mijë banorë të tokës shqiptare e të popullit shqiptarë?[26]
Apeloj tek shqiptarët në përgjithësi e muslimanët në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të kujdesshëm ndaj këtyre provokimeve të vazhdueshme me qëllime dhe plane të caktuara më parë, dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara politike, por të ruajmë bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare që kemi pas me shekuj dhe e kemi ende. Duke iu shmangur çdo lloj provokimi dhe gënjeshtre. Mirë e ka thënë Sami Frashëri, se po të mos kishte gënjeshtra shumë kredi e myshterinj, askush nuk do të gënjete, as edhe Islamofobët.
Gjithqka behet ne Shqiperi qoft edhe nje askident me makin fajet i ka kryeministri, qfar budallaku eshte more kjo o popull qe gjithmon vuan e nuk analizojn se per qka ndodhin keto gjera te turpshe edhe pse nuk kursejn jet njerezish vetem e vetem per te ardh ne qeveri....
Vendosni komentin tuaj