Vinçani: E pafalshme përgjegjësia e Shtabit të Përgjithshëm
Ish zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Armand Vinçani, i tha Zërit të Amerikës se përgjegjësia, sidomos e Shtabit të Përgjithshëm në ngjarjen e Gërdecit është e pafalshme. Zoti Vinçani, i cili ka shërbyer në hierarkinë e lartë të ushtrisë shqiptare nga viti 1993 deri më 1995, i bëri komentet nga Nju Jorku ku edhe jeton e punon.
Zëri i Amerikës: Zoti Vinçani, a duhej kontraktuar një firmë amerikane për çaktivizimin e këtyre municioneve apo Shqipëria ka specialistë të aftë për ta bërë vetë çaktivizimin?
Armand Vinçani: Shtrohet pyetja se përse u kontraktua një kompani e huaj për të bërë çaktivizimin e municioneve kur dihet që një proces të tillë ne e kemi kryer në Uzinën e Poliçanit. Kjo uzinë ka patur me qindra teknikë dhe profesionistë që kanë menaxhuar tërë jetën e tyre municione të çdo lloj arme. Këta njerëz janë përsëri aty, në mos të gjithë, një pjesë e tyre janë dhe ata sigurisht kanë edhe nevojë të punësohen. Pra, nga ana teknike do të kishte qenë më kualitative sepse këta njerëz janë marrë me të njëjtat lloje municioni që nuk ishin të panjohura për ta e nga ana tjetër do të ishte zgjidhur edhe një problem ekonomik. Aq më tepër, municionet nuk duhet të ishin sjellë në afërsi të Durrësit. Ndoshta rrugët detare dhe tokësore krijonin mundësi për përfitime por këto mbeten për t’u hetuar nga Prokuroria.
Zëri i Amerikës: Zoti Vinçani, sipas jush cili mund të ketë qenë shkaku kryesor i tragjedisë?
Armand Vinçani: Duke qenë se profesioni im i hershëm si oficer i ri në radhët e ushtrisë ishte në armën e artilerisë, unë kam patur të bëj shumë për vite me radhë me këtë municion dhe e njoh fare mirë. Municioni i artilerisë kur vjetërohet, shpesh nuk arrin të shpërthejë sepse lënda eksplozive, tritoli, ka degjeneruar dhe ka humbur cilësitë e saj. Që ky municion të shpërthejë, kjo mund të ndodhë vetëm pasi djegorja me të cilën është e pajisur predha, lë grykën e zjarrit të armës. Pra është shumë e vështirë që shpërthimi të ndodhë nga pakujdesia. Sigurisht nga pakujdesia ndodh çdo gjë por për mua kjo më shumë do të ishte diçka e kryer me qëllim. Megjithatë, sido që të jetë rasti, përgjegjësia, sidomos e Shtabit të Përgjithshëm është e pafalshme. Nuk mund të pretendosh se ke nënshkruar një kontratë me një firmë private që të menaxhojë municionet dhe armatimet e tua dhe ti je jashtë përgjegjësisë. Punëdhënësi asnjëherë nuk i shpëton përgjegjësisë.
Zëri i Amerikës: Zoti Vinçani, ju keni qenë oficer madhor i ushtrisë shqiptare. A mund të kishin luajtur një rol oficerët madhorë aktualë të ushtrisë për të shmangur një tragjedi të tillë si ajo e Gërdecit?
Armand Vinçani: Ajo që më bën përshtypje është se oficerët madhorë që sot janë në drejtim të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë më duket se janë mikluar nga politika shqiptare dhe një pjesë e tyre janë produkt tërësisht i manipulimeve politike, i lojës me dy topa që ata kanë bërë. Kjo nuk është fare e ndershme. Prandaj ata duhet të ndërgjegjësohen për rolin që kanë përpara ushtrisë dhe popullit, të ngrenë zërin e tyre, të shkojnë në Parlament, të shkojnë tek Presidenti që është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, të raportojnë cila është gjendja e ushtrisë e jo të bashkohen me krijimin e fasadave luksoze sa për të lustruar situatën në sytë e të huajve ose për të realizuar objektiva të ndryshëm që i kanë vënë vetes. Asnjëherë e drejta nuk vonon të dalë në shesh.
Zëri i Amerikës: Ndoshta mungesa e fondeve ka qenë një faktor që e kan penguar modernizimin e ushtrisë dhe çështjen për të cilën po flasim, pra çaktivizimin e municionit të tepërt. Cili është mendimi juaj?
Armand Vinçani: Në këto vite që Shqipëria synon të hyjë në NATO, fondet kanë qenë plotësisht në dispozicion të saj, ndoshta jo për të arritur maksimumin por minimumin – për të ruajtur e siguruar municionet dhe armatimet në kushte të plota teknike deri sa t’u vijë radha për t’u asgjësuar për fundimisht. Kjo është plotësisht e mundur.
Zëri i Amerikës: Si e mendoni të ardhmen e pastrimit të municioneve të tepërta në Shqipëri, mendoni se do të kërkojë shumë kohë dhe para?
Armand Vinçani: Nuk mendoj se pastrimi i municioneve duhet të kërkojë shumë kohë. Nëqoftëse çdo gjë llogaritet, nëqoftëse thirret konsulenca e atyre punonjësve, oficerëve dhe nënoficerëve që ne kemi pasur në radhët e ushtrisë dhe që gjithë jetën e tyre punuan me këto municione, ata do të japin mendime shumë më të vlefshme se këto që po them unë. Shtabi i Përgjithshëm në bashkëpunim me ta do të jetë plotësisht në gjendje brenda një kohe relativisht të shkurtër t’i eliminojë të gjitha municionet që ka sot në dispozicion dhe që nuk i nevojiten më në planet e ardhëshme operative apo strategjike.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (3 vendosur):
Ne radh te pare ngushllojm familjet per njerzit e tyre te dashur qe humben Jeten
Te komen
tosh esht shume lehte,por vetem ata qe jane ne brendesi te ceshtjes e dine
Sidomos mendimet nga nje distance larget esht shume subjektive.
Degjojm mendime nga me te ndryshmet,dhe nuk dime ke te marrim per te vertet..
Shqiperia don te hyjne ne NATO,probleme ka me fqinjet te cilet nuk ja duan te miren shqiperise ase Kosoves.
A mos ka veprimtari per te mos hy ne Nato.Europ????.Sepse kjo ngjarje medomosdo prish imazhin.
Vetem ekspertizat mundet te japin e percaktojn vijen e demarkacinit ne mes shume supozimve.Por ka mundesi qe edhe ti ngarkoht faj nje ceshtje q e ndofta pas shume vitesh mund te zbardhet e verteta.
Ne qoft se ka veprimtari agjeturore te huaj te jeni e sigurt qe gjurmet jane cdukur.
Ne qofte se esht pune bisnesi ajo duhet zbardhet.
Shprehim ngushllimet me te thella dhe marrim pjes ne Hidhrimin tuaj.
Fatbardh Doci
New York
19 Mars 08
ESHTE PER T'U ÇUDITUR SE SI 2 HERE QE SALI BERISHA / PD-JA JANE MAXHORANCE KRIZA NGA ME TE RENDAT KANE NDOSHUR, 97 - DJEGIA E SHQIPERISE, KUR SHQIPTARI VRAU SHQIPTARIN PER PESE LEKE, (MOS HARRONI DHE SITUATEN NE KOSOVE NE ATE KOHE), DHE TASHTI, 2008, KUR MOMENTI ME I RENDESISHEM PER KOMBIN ESHTE NE DEREN TONE, KOSOVA E PAVARUR DHE PRANIMI NE I SHQIPERISE NE NATO.
PER REZULTAT, NUK KA SE SI MOS TE NXJERR SI KONKLUZION SE TE DYJA HERET OPOZITE KA QENE PARTIA E PUNES E "REFORMUAR" NE ATE SOCIALISTE.
NJE QEVERI KA PERGJEGJESINE E SAJ PER ATE QE NDODH NE VEND GJATE QEVERISJES SE SAJ, POR OPOZITA, KA DHE AJO ROLIN E SAJ SHUME TE RENDESISHEM, E SIDOMOS NE RASTE KUR DUHET PJEKURI KOMBETARE.
NUK MUND TE HARROJ "LUFTEN PER PUSHTET" TE "SOCIALISTEVE" TE ASHTUQUAJTUR SHQIPTARE KUR NGA VLORA PERSHENDESNIN ME TRE GISHTA DHE ISHIN VENE NE KRYE TE BANDAVE ME ELEMENTET ME KRIMINALE, SI ZANI CAUSHI ME SHOKE.
SI MUND TE HARROJME 8 VJET (97-2005) HARBUTERI, KORRUPSION NE MAJAT ME TE LARTA TE KONCEPTIMIT TE KORRUPSIONIT, TRAGJEDI KOMBETARE, SI MBYTJA E EMIGRANTEVE NE DET APO KUR STUDENTET NGA KOSOVA ISHIN NE GREMINE DHE FUNKSIONARI ME I LARTE I SHTETIT, KRYEMINISTRI "SOCIALIST" NANO, SHKONTE NE BUZUQE GREKE DHE JETONTE ME SHUME JASHTE SHQIPERISE SE SA NE TIRANE?
SI MUND TE MOS PERMENDIM FAKTIN QE MBAS DJEGIES SE SHQIPERISE ME SHKREPSEN E "OPOZITES" DHE PUCIN SHTETEROR TE 97 ATO PARA TE PREMTUARA MBRAPSHT POPULLIT U ZHDUKEN PA LENE GJURME?
SI MOS TE PERMENDIM SHKATERRIMN E ASAJ GJEJE TE VETME QE I KISHTE NGELUR SHQIPERISE DHE TE GJITHE NE SHQIPTAREVE SI PASURI KOMBETARE, BUKURITE NATYRORE E TE VIRGJERA TE VENDIT, QE U KTHYEN NE BETON DHE NE "MASAKRA" URBANE ME LEJET E KRYEBASHKIAKEVE QE SOT FLASIN NE EMER TE TE MIRES SE SHOQERISE?
MUND TE VAZHDOJ DHE ME, POR NJE KONKLUZION MUND TE ISHTE DHE KY:
SA HERE QE KANE QENE NE OPOZITE SOCIALISTET / ISH-KOMUNISTET, REAGIMI I OPOZITES PER TE MARRE PUSHTETIN KA QENE GJITHMONE NE KUFIJTE E PUC SHTETIT, NE LINJE TE PLOTE JOKOMBETARE, ME TE VETMIN QELLIM GLLABERIMIN E PUSHTETIT DHE RREZIMIN ME DHUNE TE ORGANEVE QEVERISESE, DUKE KEQPERDORUR TRAGJEDI KOMBETARE QE FATKEQESISHT NE SHQIPTARET I KEMI TE PERDITSHME.
QEVERIA KA FAJ, PO, PATJETER KA FAJ. POR CILA QEVERI DERI TANI S'KA PASUR FAJ?
PAK RENDESI PER MUA KA NESE KRYEMINISTER ESHTE SALI BERISHA APO NANO, META E FATKEQESIA E RE PER KOMBIN NE TE BERE E SIPER, EDVIN RAMA KYEMINISTER. RENDESI KA QE ME NE FUND SHQIPERIA TE ECE E FUNKSIONOJE VETE, E NE MENYRE TE TILLE QE TE GARANTOJE NJE MIREQENIE NE RRITJE TE TE GJITHE SHOQERISE SHQIPTARE.
PER KETE DUHET NJE QEVERI QE ESHTE E PROGRAMUAR PER KETE ZHVILLIM HISTORIK PER KOMBIN, POR MBI TE GJITHA, DUHET DHE NJE OPOZITE QE NUK KA PER QELLIM VETEM PERMBYSJEN E PERDHOSJEN E C'DO QEVERIE E INSTITUCIONI SHTETEROR KUR NUK ESHTE I SAJ.
SHPRESOJ NE TE ASHTUQUAJTURIT 'SOCIALISTE" QE TE LUAJNE ROLIN SI NJE OPOZITE KONSTRUKTIVE E NE TE MIRE TE KOMBIT, SOT KUR ME SHUME SE KURRE, KERKOHET LARGPAMESI DHE INTERES KOMBETAR: JEMI NE DERE TE NATOS DHE ME NJE KOSOVE TE BRISHTE, POR ME NE FUND TE PAVARUR!
NESE OPOZITA DO TE LUANTE KETE ROL QE DOMOSDOSHMERISHT KERKOHET, TE KUPTUARIT QE JANE OPOZITE DHE JO MAXHORANCE, ATEHERE NE ZGJEDHJET E 2009 DO T'A KISHIN NJE FITORE LEGJITIME, TE MERITUAR E TE SIGURTE DHE DO TE TREGONIN SE JANE ME NE FUND NJE FORCE E RE POLITIKE, ME ASNJE LIDHJE E MENTALITET DIKTATORIAL TE TREGUAR PER 50 VJET, ME ME NE FUND TE NGOPUR NGA BATERDIA, PATURPESIA QEVERISESE E KORRUPSIONI SPEKTAKOLAR I 8 VJETEVE KUR ISHIN NE FUQI, DHE ME NE FUND TE TREGONIN NJE RESPEKT PER ATE QE KY POPULL ME VITE PO PRET TE SHIJOJE:
TE SHKEPUTET NGA MJERIMI DHE TE SHOHE PERPARA NE PROGRESIN QE NA PRET, JO VETEM SI SHQIPERI, POR SI NJE KOMB NE BALLKAN.
Vendosni komentin tuaj