Korrupsion në fabrikën e vdekjes - Tragjedia Gërdec
Dyshime të forta për përfitime të paligjshme nga shkatërrimi i armëve. Shfrytëzim i punës së fëmijëve, aplikim i punës së zezë për të rriturit dhe mungesë totale e sigurimit teknik në Gërdec.
Bilanci i të vrarëve është rritur sot në 17 kur operacionet e kërkim shpëtimit gjetën një tjetër trup të karbonizuar. Tre ditë pas tragjedisë kanë dalë fakte mbi bazën e të cilave hidhen dyshime të forta për afera korruptive me municionin e çaktivizuar dhe punën e fshatarëve të Vorës, që punonin atje.
Një deklaratë zyrtare e ambasadës amerikane në Tiranë hedh poshtë egzistencën e një kontarate mes SHBA dhe qeverisë së Tiranës për shkatërrimin e armëve në Gërdec. Ajo bën të ditur se kontarata ishte lidhur vitin e kaluar mes një kompanie amerikane private, me qendër në Karolinën e Jugurt, e quajtur Southern Ammunition Company. Kontrata pat përfunduar në dhjetor 2007 dhe merrte persiper vetëm shkatërrimin e municioneve me kaliber të vogël.
Deklarata zyrtare e ambasadës amerikane përgënjeshtron pohimin e qeverisë sipas të cilit SAC, ( Southern Anmmunition Company) kishte lidhur një kontratë të re në Janar 2008 për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë. Por kryeministri Berisha tha se „ Ministria e mbrojtjes disponon kontratën me kompaninë amerikane në fjalë.“
Ndërkohë kompania vendase nënkontraktuese që punësonte njerëzit figuron me precedent penal për evazion fiskal të përmasave të mëdha. Drejtuesi i saj Mihal Delijorgji, u arrestua sot pas një fletë arresti të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës. Kryeministri Berisha tha se "nuk kishte asnjë dijeni për kompaninë nënkontraktuese dhe as për precedentin e saj penal pasi nuk ishte kopetencë e Këshillit të Ministrave".
Grupi hetimor ka gjetur fakte të tjera tronditëse. Gërdeci ishte vendi ku grumbullohej municioni që duhej asgjësuar nga gjithë Shqipëria. Metali dhe lënda plasëse e përftuar nga shkatërrimi i predhave në Gërdec blihej nga kompania amerikane Southern Ammunition Company dhe pastaj i shitej kompanisë shtetërore vendase MEIKO me një çmim 2% më të shtrenjtë.
Banorët e mbijetuar të Gërdecit dhanë sot dëshmi që e ashtuquajtura fabrikë ishte thjesht një territor i rrethuar me llamarinë pa minimumin e kushteve për sigurimin teknik. Papunësia e madhe dhe varfëria e skajshme në zonën e Gërdecit i detyronte banorët e saj të pranonin punën ne kushte të tilla të rrezikshme.
Grupi i hetimit ka shqyrtuar edhe nëse fshatarët që punonin në fabrikën e vdekjes ishin të siguruar apo jo. Të dhënat e përftuara nga Sigurimet tregojnë se që nga prili 2007 kur filloi procesi i çaktivizimit të municioneve numri i të siguruarve shtrihet ne një amplitudë tronditëse që shkon minimalisht nga 2 dhe maksimalisht në 30 të siguruar ndër 150 fshatarët qëpunonin atje.
Në shtypin e pavarur të Tiranës botohet sot dëshmia e një fëmije 10 vjeçar nga fshati që punonte në të zezë me një rrogë tepër të ulët. Publikimi i fakteve të tilla është shoqëruar sot me një kërkesë tjetër të opozitës drejtuar kryeministruit Berisha për të dhënë
dorëheqjen. „Shqiptarët kudo që janë, shoqëria civile edhe opozita kërkojnë dorëheqjen e Berishës si më të voglën gjë për atë që shkaktoi gjëmën e madhe. Nuk e pranojmë për kryeministër sepse fatkeqësia nuk ishte natyrore por politike.“
Të martën pasdite më 18 Mars, Parlamenti i Shqipërisë do të zhvillojë nje seancë të posaçme për tragjedinë e Gërdecit



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (18 vendosur):
po zgjidhni naj patriot shqiptare me zemer shqiptri e leni dhendorret e shkijeve.more budall.
Po ka plot njerez intelektual patriot.
O djem rrenbeni pushkët,
o vdkje o liri
po kush eshte ma burr i mir se Z.SALI BERISHA ne shipri ait gjejma nje ti se eshte ma burr edhe me trim se ky edhe nejri me punu ma shum per shtet mos eshte ajo qelbsira FATOS NANO ah e be more voglushi metvertet voglush je ti e sdi akoma se me SALI BERISHEN ska tlumt ju ne shipri se e keni te kishim pas na ni njeri si SALEN ne te vertet na e patem po i ndjeri vdich ISH DR.RUGOVA qa me ba e ju rune ket Z.SALI BERISHEN se skeni ma burr se ai ju beso ai eshte njesh ne shqipri edhe kejt shqiptarin ku ekziston
ngoe plak shkavin dbashin.Thojka gjeje nje burre me trim .Po nje burre me udbashe me bashkpunetore i serbise greqise.Po ky sala bashkpunoj me Milloshin Me shallin.Po ky Sala eshte dhenderr i serbise.Po ky sala formoi forca kunder UCK.Po ky sala shkaterroi shqiperine me 1997.Po ky plaku naj hakt bolet se edhe ky qasi muti udbashe kana.
e ty ta hangsha mat miren se e ke ne shpi pernryshe se se din cilen ja naj moter ja grujen ta ****** milet i flliqt milet mut milet shka milet majup je ti se je ka me shti me fol fjal se sfolen ketu veq po ta jap besen ruju mos ha mut shum se shpejt ki me ra naj kun .......ke kujdes shum se tje hi ka ke dal nese me bjen ne dur te mia
Sali Berisha nuk ashte dhanderr i serbve po i malsorve!
Pra gruaja e Berishes Liria ashte malsore e bija e Rexhep
Rames Balidemaj nga fshati Martinaj pra nga Plavé-Gucia dikur vilajeti i Shkodres ma von vilajeti i Kosoves sot nen sovranitetin e malit zi. Te shpresojm qe e ke kuptua??????????
Rroft Shqiperia Etnike ! ! !
Rroft Dardania Antike ! ! !
Rroft Qameria ! ! !
Vendosni komentin tuaj