24 ore lajme: Rama: Te dorehiqet kryeministri dhe deputetet Mediu dhe Berisha te dorezojne imunitetet Rama: Te dorehiqet kryeministri dhe deputetet Mediu dhe Berisha te dorezojne imunitetet ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 March, 2008 06:39:00 Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama doli perseri sot ne nje konference per shtypin ne te cilen beri deklaraten e meposhtme:Për të tretën herë radhazi, Kryeministri i Shqipërisë, që tronditi botën me shpërthimin vdekjeprurës, që ka shkaktuar një vendim i qeverisë së tij, doli përpara shqiptareve dhe shqiptarëve, jo për të dhënë dorëheqjen, por për të vijuar misionin e tij të pamundur, të shfajësimit përmes justifikimesh, të cilat vijuan të fyejnë inteligjencën e këtij populli të tradhëtuar e gënjyer 17 vjet “Për të tretën herë radhazi, Kryeministri i Shqipërisë, doli përpara shqiptareve dhe shqiptarëve, për të folur për gjithçka, përveç të vetmes gjë që ky popull, i goditur në zemër nga shpërthimi vdekjeprurës i papërgjegjshmërisë së qeverisë së vet, duhet të dëgjojë prej kryetarit të kësaj qeverie të paaftë e të korruptuar deri në palcë dhe që është pranimi i përgjegjësisë morale e politike, përmes aktit të dorëheqjes. Për të tretën herë radhazi, Kryeministri i Shqipërisë, që tronditi botën me shpërthimin vdekjeprurës, që ka shkaktuar një vendim i qeverisë së tij, doli përpara shqiptareve dhe shqiptarëve, jo për të dhënë dorëheqjen, por për të vijuar misionin e tij të pamundur, të shfajësimit përmes justifikimesh, të cilat vijuan të fyejnë inteligjencën e këtij populli të tradhëtuar e gënjyer 17 vjet rresht nga një politikë pa din e iman, personifikimi i së cilës, është sot në krye të qeverisë. Për të tretën herë radhazi, ne të gjithë dëgjuam Kryeministrin e Shqipërisë, të vijojë përçartjen e tij, ndërkohë që të gjithë bashkë, shqiptaret dhe shqiptarët, kudo ku janë, organizatat joqeveritare dhe partitë e opozitës, kërkojnë dorëheqjen e tij, si të më voglën gjë që kryetari i qeverisë, që shkaktoi gjëmën më ë madhe, duhet të bëjë në respekt të viktimave të kësaj tragjedie, të vdekur, të zhdukur e të mbijetuar, në respekt të popullit shqiptar, e të këtij atdheu të sakatuar nga bombat dhe papërgjegjshmëritë politike. Kryeministri i Shqipërisë, dje u tha shqiptareve dhe shqiptarëve, se e pranon dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes, a thua se edhe mund të mos pranonte, ndërsa unë sot i përsëris në emër të të gjithë shqiptarëve, se ne nuk e pranojmë për kryeministër dhe ai duhet të na jap dorëheqjen, jo justifikimet e patolerueshme të një fatkeqësie, që nuk është natyrore, po politike, që nuk e kemi nga Zoti, por nga ata që kanë marrë votën për të na dalë zot, që nuk mund të mbulohet siç po mbulohet numri i viktimave, e që nuk mund të tolerohet pa dalë e plotë përgjegjësia morale, politike e ligjore, siç janë toleruar plot bëma e gjëma familjare, të shkaktuara nga papërgjegjshmëria e politikës së vjetër. Ne duam dorëheqjen dhe imunitetin e deputetëve Sali Berisha e Fatmir Mediu, jo me deklaratat për gjoja gatishmëri për të mbështetur hetimet, po me votim në Kuvendin e Shqipërisë. Shqipëria mbarë, është sot solidare me fatkeqët e Vorës e të Gërdecit, çdo shqiptare e shqiptar është gati të kontribuojë për asistencë logjistike e financiare të tyre, si dhe për rindërtimin e shtëpive të rrafshuara nga bombardimi i qeverisë, por kryefajtori Sali Berisha, nuk mund të na fyejë të gjithëve, duke folur për ndihmë nga ana e qeverisë që shkaktoi tragjedinë, jo vetëm sepse qeveria menaxhon pikërisht kontributet tona, por edhe sepse ky kryeministër nuk ka më as moralin dhe as besimin e askujt për të menaxhuar pasurinë e këtij populli, që në 17 vjet nuk ia pa kurrë hajrin votës që i dha Sali Berishës.”