Faqja e Pare | Shqiperia | Rama: Te dorehiqet kryeministri dhe deputetet Mediu dhe Berisha te dorezojne imunitetet

Rama: Te dorehiqet kryeministri dhe deputetet Mediu dhe Berisha te dorezojne imunitetet

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Kryetari i PS Edi Rama

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama doli perseri sot ne nje konference per shtypin ne te cilen beri deklaraten e meposhtme:

Për të tretën herë radhazi, Kryeministri i Shqipërisë, që tronditi botën me shpërthimin vdekjeprurës, që ka shkaktuar një vendim i qeverisë së tij, doli përpara shqiptareve dhe shqiptarëve, jo për të dhënë dorëheqjen, por për të vijuar misionin e tij të pamundur, të shfajësimit përmes justifikimesh, të cilat vijuan të fyejnë inteligjencën e këtij populli të tradhëtuar e gënjyer 17 vjet  “Për të tretën herë radhazi, Kryeministri i Shqipërisë, doli përpara shqiptareve dhe shqiptarëve, për të folur për gjithçka, përveç të vetmes gjë që ky popull, i goditur në zemër nga shpërthimi vdekjeprurës i papërgjegjshmërisë së qeverisë së vet, duhet të dëgjojë prej kryetarit të kësaj qeverie të paaftë e të korruptuar deri në palcë dhe që është pranimi i përgjegjësisë morale e politike, përmes aktit të dorëheqjes.  Për të tretën herë radhazi, Kryeministri i Shqipërisë, që tronditi botën me shpërthimin vdekjeprurës, që ka shkaktuar një vendim i qeverisë së tij, doli përpara shqiptareve dhe shqiptarëve, jo për të dhënë dorëheqjen, por për të vijuar misionin e tij të pamundur, të shfajësimit përmes justifikimesh, të cilat vijuan të fyejnë inteligjencën e këtij populli të tradhëtuar e gënjyer 17 vjet rresht nga një politikë pa din e iman, personifikimi i së cilës, është sot në krye të qeverisë.  Për të tretën herë radhazi, ne të gjithë dëgjuam Kryeministrin e Shqipërisë, të vijojë përçartjen e tij, ndërkohë që të gjithë bashkë, shqiptaret dhe shqiptarët, kudo ku janë, organizatat joqeveritare dhe partitë e opozitës, kërkojnë dorëheqjen e tij, si të më voglën gjë që kryetari i qeverisë, që shkaktoi gjëmën më ë madhe, duhet të bëjë në respekt të viktimave të kësaj tragjedie, të vdekur, të zhdukur e të mbijetuar, në respekt të popullit shqiptar, e të këtij atdheu të sakatuar nga bombat dhe papërgjegjshmëritë politike.  Kryeministri i Shqipërisë, dje u tha shqiptareve dhe shqiptarëve, se e pranon dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes, a thua se edhe mund të mos pranonte, ndërsa unë sot i përsëris në emër të të gjithë shqiptarëve, se ne nuk e pranojmë për kryeministër dhe ai duhet të na jap dorëheqjen, jo justifikimet e patolerueshme të një fatkeqësie, që nuk është natyrore, po politike, që nuk e kemi nga Zoti, por nga ata që kanë marrë votën për të na dalë zot, që nuk mund të mbulohet siç po mbulohet numri i viktimave, e që nuk mund të tolerohet pa dalë e plotë përgjegjësia morale, politike e ligjore, siç janë toleruar plot bëma e gjëma familjare, të shkaktuara nga papërgjegjshmëria e politikës së vjetër.  Ne duam dorëheqjen dhe imunitetin e deputetëve Sali Berisha e Fatmir Mediu, jo me deklaratat për gjoja gatishmëri për të mbështetur hetimet, po me votim në Kuvendin e Shqipërisë.  

Shqipëria mbarë, është sot solidare me fatkeqët e Vorës e të Gërdecit, çdo shqiptare e shqiptar është gati të kontribuojë për asistencë logjistike e financiare të tyre, si dhe për rindërtimin e shtëpive të rrafshuara nga bombardimi i qeverisë, por kryefajtori Sali Berisha, nuk mund të na fyejë të gjithëve, duke folur për ndihmë nga ana e qeverisë që shkaktoi tragjedinë, jo vetëm sepse qeveria menaxhon pikërisht kontributet tona, por edhe sepse ky kryeministër nuk ka më as moralin dhe as besimin e askujt për të menaxhuar pasurinë e këtij populli, që në 17 vjet nuk ia pa kurrë hajrin votës që i dha Sali Berishës.”

Komente (19 vendosur):

Shqiptar i ndershem ne Amerike. ne 18 March, 2008 07:50:45
avatar
Sa budalla qe je o Edi rama. Nese dicka e tille ndodh me ty dhe ti te jesh kryeminister, ti te bie te fiket dhe nuk do kesh kohe per vendimmarrje. Sali Berisha eshte nje nga politikanet me te sukseshem por je ti dhe shoket e tua qe mund ta kesh bere me vetedije sepse vendi eshte ne prag te hyrjes ne NATO. POLITIKAN dhe shqiptare te ndershem, harroni doreheqjen dhe bashkohuni per ideal kombetar. Kullat u rrezuan ne new york dhe askush nuk dha doreheqje por e tere politika a bashkua per ta kaluar dhimbjen ne force dhe unitet kombetar

Greetings from America
Shqiptar po aq i ndershem ne Amerike ne 18 March, 2008 08:00:27
avatar
Berisha duhet te terhiqet dhe Edi Rama ka te drejte. Doreheqja e Berishes dhe dorezimi prej tij I imunitetit per tu hapur rrugen hetimeve te drejta dhe te nevojshme per kete tragjedi te madhe , nuk presupozon ikjen nga pushteti te PD-se dhe fajesine apo jot e Berishes.
Ikja e Berishes nga kryeminister ne keto momente do te jete nje shenje reflektimi per te gjitha institucionet qe te bejne punen e tyre me ndershmeri dhe drejtesi. Duhet te ndeshkohen fajtoret e nje krimi te tille shteteror: krim I cili do te kishte mbetur pa u zbuluar nese nuk do te kishte ndodhur shperthimi.
Prape shqiptari po aq i ndershem nga Amerika ne 18 March, 2008 08:12:07
avatar
Historia e kullave te New Yorkut nuk mund te ngaterrohet me kete krim shteteror.Amerika u sulmua prej armiqve te saj luftetare te terrorit. Ajo u godit ne Nju Jork dhe kullat u rrezuan nga goditja. Kjo nuk shpuri ne doreheqjen e Bushit, por coin e nje sere zhvillimesh dramatike ne Amerike dhe ne bote. Ne rastin e Gerdecit kemi te bejme me nje krim shteteror , I cili u zbulua duke e paguar me jete njerezish te pafajshem dhe qe kerkon ndeshkim
- Duhet te ndeshkohen ata qeveritare qe per disa favore materiale apo politike ia besuan carmatosjen e predhave te kalibrit te rende nje kompanie e cila merret me fisheket e revolvereve. ( shikoni faqen e kompanise ne Internet)
- -Duhet te ndeshkohen ata qeveritare qe lejuan qe punen e marre nga kompania amerikane ta marre nje kompani shqiptare tregtare e skrapit dhe e barutit e cila me qellim fitimin nuk mori asnje mase sigurimi
- Duhen ndeshkuar ata qeveritare q elejuan ndertimin e nje fabrike te tille ne zonen me te populluar te Shqiperise dhe ne nje nyje strategjike sic eshte ajo midis qendres se Tiranes, aeroportit nderkombetar dhe koridorit Tirane-Durres
- Duhen ndeshkuar ata qeveritare te cilet lejuan qe ne nje fabrike te tille te punonin gra,pleq dhe femije te pa trainuar dhe jashte cdo kushti pune dhe sigurie
- Duhen te ndeshkohen ata qeveritare qe I kane lene armatimin te depot e pasigurta, te paajrosuar dhe qe kane vene ne krye te industries ushtarake njerez jo vetem qe nuk jane te profesionit sic eshte agranomi I Policanit, por edhe me lidhje te dyshimta me pune akoma me te dyshimta sic eshte po agranomi I Uzines se Policanit
- -Duhet te ndeshkohen ata qeveritare qe genjejne dhe qe genjeshtrat e tyre pastaj paguan me gjak njerezish te pafajshem

Per te gjitha keto duhet te ike Berisha qe simbolizon gjithe kete katrahure dhe te dorezoje imunitetin per t’u hapur rruge hetimeve te drejta dhe te ndershme
toni ne 18 March, 2008 09:26:03
avatar
o djema ju kisha lute se kudo qe gjindeni punoni nimoini familjes ndonje leke se kane nevoje lereni ju a duhet berisha me thane nderheqje a jo duhet te jepe pergjegjsi ati kuje i takon pergjegjsia keto gjera ndothin edhe ne shtetet mete zhvillura jo vetem ne shqiperi tung
shqiptari ne 18 March, 2008 09:56:10
avatar
nuke po e kuptoje kete shqiptarine nga amerika eshte i dejun apo cfare done me thane,apo eshte nje nga te gazetes qe provokone lexuesine per te pasure sa me shume lexues ne kete faqe se her po na shkruane keshtu dhe her ashtu.mos u tallni ju lutem me hallet dhe tragjedite e popullit tone.kemi bolle sekretare te parties komuniste sic eshte erjone brace me shoke qe sa qe kryeredaktore i gezetes zeripopullit nuke la bande pa marre ne mbrojtjenga jugu ne veri,tani qe eshte ne pushtet PD nuke po lene veper madhore qe po nderton kjo qeveri pa dale si nje sekretare partie per te thane korrupsione vjedhje,eberi qeveria vodhi qeveria etj etj.po ku i mesoje more ky keto fjale qe deri dje kryredaktore i gazetes me te madhe te socialisteve,ne kohen qe e kishin pushtetin nuke dinte nga keto fjale,qe ne ate kohe grupet mafjose ishine ulure kame kryqe me pushtetine e asje kohe nga jugu ne veri dhe nuk shkruajti kurre dy rreshta per ti demaskuare.mesohuni te jeni te sinqerte zotrinje sozialista mos shfrytezoni tragjeditet e popullit per karriket ,sic bete ne 97 pore dihmonikete populle per te gjet forca per te kaluare fatekeqesin qe ka dodhure pa e politarizuare ceshtjen se boll boll boll ma me ju.
GOMARI-MAGARI ne 18 March, 2008 10:22:15
avatar
OOO RAME IK IK, SE AS TI NUK JE MA I MIRE ASPAK.HAJN JE, HAJDUT, PO TE ISHE TI KRYEMINISTER NUK DO LEJSHE KUJT PA I DHANE "QELSIN" E SHQIPERISE, ME SIGURI EDHE KOSHTUNICES DO TE JA KISHE DHURUAR QELESIN E SHQIPERISE,IK IK TRADHETARE
agronipr ne 18 March, 2008 10:25:31
avatar
o edi rama ju dhe ai mini i juaj erioni nuk meritoni te jetoni ne shqiperi ju keni vendin beograd
london eye ne 18 March, 2008 10:25:51
avatar
hej..mos harroni se kjo eshte fatkeqsi...fajtoret te dalin para pergjegjsise sa me shpejt te jete e mundur,,dhe te kerkohen se patjeter kane lidhje me opoziten , me mafjozet e kuq te enver hoxhes...kurse per ate popull te mjer kurr nuk do ndalen vuajtjet..nejse fukaralleku te shpie te punosh ne punet me me rrezik...por nuk ju falet as atyre qe shkojne me nga 4-5 antar nga e njejta familje ne nje pune qe nuk e kane haberin dhe me rrezikun me te madh...cfar behet keshtu...hej te gjitha predhat e artilerise qe jane nga 10 deri ne 50 kg te mbushur me tritol dhe qeset e barutit ,,cfar behet keshtu o vllezer...
sa i p perket dorheqjes se saliut... no chance,,,,, pse edi me ilirin jane me te mire mendoni ju a...jo zoterinj jo. ata jane hajdut me diploma
luli ne 18 March, 2008 10:56:10
avatar
si su vie turp more kasnec te komunizmit kur shfytezoni cdo tragjedi njerzore ne shqiperi ta fajsoni qeverin e posaqerisht "fajtorin kujdestar"-kryeministrin berisha.e fajsoni ate pse disa huligan nen ndikimin e alkoholit shkaktojne aksidente ne autostrada dhe vdekje te perditshme,pse dikush aksidentalisht humb jeten dhe mbytet ne ujra te liqenit apo dhe tash se fundit te shfrytezohet kjo tragjedi kombetare qe goditi te gjithe shqiptaret ti mvishet perseri nje njeriu te vetem-sali berishes.A s'vije era "montim" ne kete rast kur menjiher pa kaluar 24 ore nga tragjedia lajmerohen kasnecet e njejt si tipi Brace,Ram,Meta etj .te cileve thaujse u shkojn pershtati vdekjet tragjike te shqiptareve per te kerkuar rrezuarjen e qeverise berisha.turp te luani me tragjedit e njerezve,turp te kerkoni doreheqje pa u bere hetimet e te gjendet fajtori.A e keni lexuar artikullin e botuar sot ne faqen e top channel-it mni deklaraten e nje zyrtari perendimor per mundesin e madhe te veprimit te sherbimeve sekrete rajonale ne rastin e Gerdecit,me qellim pengimi te antresiomit te shqiperise ne NATO,PENGIMIN E PROQESIT TE NJOHJES SE PAVARESISE SE KOSOVES DHE DESTABILIZIMIN E BALLKANIT ET.MENDONI ME KOKAT E KTHELLTA KUR TE KERKONI TJETER HERE DOREHEQJEN E SALI BERISHES PER AKSIDENTET TRAGJIKE QE I NDODHIN JO RRALLE KOMBIT TONE TE VUAJTUR NE TE TRI ANET E KUFIRIT SHQIPERI,KOSOVE DHE MAQEDONI
sjam nga KS as nga AL ne 18 March, 2008 11:03:10
avatar
SHQIPETAR JAM SI JU::
E DUA SHQIPERIN SE JAM SHQIPETAR
E DUA KOSOVEN E NDI VETEN KOSOVAR
JAM NGA DIKUND JASHT KUFIRIT KS dhe AL
POR JAM SHQIPETAR SI JU KREJT JEMI TE NJEJT;
JU KISHA LUT PER EDI RAMA ;se aj nuk bon hiq aspak nese aj behet kryeminister ateher dote jet KS dhe AL SE SHPEJTI VEND SLLAV:por deshira ime asht SALI BERISHA TE JET me tutje KRYEMINISTER se aj njeri i menqur me shkoll.te fala nga shqiptari jasht kufirit KS dhe AL:
tetovari ne 18 March, 2008 11:28:15
avatar
Turp tu vjen atyre qe kerkojn dorheqjen e Sali Berishes,shfrytezojn tragjedi kombtare per te aritur qellimet e tyre.A e dini pse,sepse ato nuk jan shqiptar por ata jan me gjak serbi e me gjak greki.Vetem perpara Sali ke perkrahjen e gjith shqiptarve te maqedonis.
Majmuni ne 18 March, 2008 11:49:29
avatar
Sali berisha eshte miku i Milloshit.
Duhet automatikishte me hjek.Shume shqiptare udbashe po frigohen se po heket Sala i serbise e shqiperia keput marredheniet me miqt etije.keta jane tradhtare shqiptare qe ishin kunder UCK.Farkiste udbashe grek serbe.Po shte sa me pare Sali Sllabodanka berisha.
Ju qe perkrahni nuk jeni shqiptare.deri dje u perbejshi ne edi ramn tashe e shani.Deri dje e shjte uck tashe thuani rrnoft Thaqi.kushe tradhtone keta e perkrahin.Poshte .Rrnofte Fbks-Aksh.Me ardhjen e patrioteve humbin tradhtaret.
GOMARI-MAGARI ne 18 March, 2008 03:32:50
avatar
MILLOSHI KA NGORDHUR APO SI THEMI NE KOSOVARET KA "COFUR", NA I KA MARRE TE LIGAT,SHPRESOJ TA SHOQEROJN EDHE SHUME MILLOSHA TJERE,BILE MUND TE KETE PASE SIMPATIZANT EDHE NE SHQIPERI,E VENDE TJERA, SIGURISHT QE KA QENE "INTERNACIOANALA" KOMUNISTA.,BOLSHEVIKA,STALINISTA (qfare ndytsirash te pa fe, e te pa njerzi).
sam ne 18 March, 2008 05:54:12
avatar
O Edi Rama sikur te jene politikanet si puna jote Shqiperine me te vertete do ta marre lumi.Po ku ke ti intelekt prej politikani,ti cfare do mund te jesh vetem politikan jo,Po cfare kujton ti se nuk e din populli se sa i korruptuar je ti apo mendon ti se duke lyer nje faqe te pallati mbulohen tre te tjerat.Nuk mund te jesh lider politik dhe politikane kur ti nuk njeh akoma poplitiken.Si kryetar bashkie mund te jesh dikushi ,por edhe ne kete drejtim len per te deshiruar.Plehrat e Tiranes kane pushtuar qytetin ,semundjet epidemike jane rezultat i punes tende si kryetare bashkie.Nuk e kuptoje perse njerezit heshtin perpara punes qe ju drejtoni,ku pervec regresit nuk ke asgje tjeter .Pse nuk dhe dore heqje ti kur liqeni artificial i Tiranes permbyti lagjet e Tiranes.Behu serioz ne ndihmen e te demtuarve te tragjedise,se si mund te ndihmohen ata njerez te traumatizuar,dhe jo te mendosh si mund te besh fushate elektorale,atehere mund te jeni njeriu qe i duheni shqiperise
GOMARI-MAGARI ne 18 March, 2008 07:10:12
avatar
PO PO,PAJTOHEM ME SAM,EDI RAMA DUHET TE BEJE NJE PAUZE DHJETEVHEQARE NGA POLITIKA, DHE TE MIRRET ME NDONJE PUNE FIZIKE, AFARDO QOFTE AJO, QOFTE EDHE ME BAGETI TE SHKOI NE MALE DHE TE UA HIQE PLEHIN BAGETIVE, APO QFARDO PUNE TJETER, BILE JO VETEM RAMA POR EDHE SHUME POLITIKANE SHQIPETARE DO TE KISHUN MIRE DHE SHUME SHENDET PSYKO-FYZIK, DHE FIZIK-MENTAL, TE MIRRESHIN ME NDONJE PUNE TE NDERSHME FIZIKE.
roberti ne 18 March, 2008 07:34:14
avatar
O BO BO KUSH FLET EDI RAMA PO KU KA NJERI ME TE KORRUPTUAR SE EDI RAMA NE SHQIPERI.AI PER HIR TE KARIERES POLITIKE ESHTE GATI TE JAP ME NDER ME THANE TE DSHUR LEXUES EDHE PRAPANICEN.O MJER POPULLI I GJORE PER POLITIKANET QE KANE .EDI RAMA KA SHIJUAR VLEREN E PARASE SI KRYETAR BASHKIE TANI AI KERKON ME SHUME .MBAN KUVENDE NEPER FSHATRA TAMAM SI KESHILLI NACIONAL-CLIRIMTARE,MASHTRON SE DO TE NDRYSHOJE JETEN E TYRE 100%,NE NJE KOHE QE NE KRYEQYTET KA SHPERTHY MUTI RRUGEVE TE KRYEQYTETIT,I CILI ESHTE PERGJEGJES DIREKT PER KETE MUT.ZGJOHU O POPULL MOS BINI VIKTIMA TE EDI RAMAVE ME KOMPANI.DELIRI I MADHESHTISE DUKET HAPUR TEK TEK EDI RAMA,NJE MJEKIM ME NEUROLEPTIKE DO MUND TA QETESONTE DISI EDIN.
agja ne 19 March, 2008 01:49:23
avatar
O edi rama o mbylle at goj se e flliqe edhe ket faqe ,si krejt shqiprin ,po nuk ke ma SHQIPTAR SE BERISHEN JO,ne krejt rruzullin toksor.po shiko pak mbrapa qka i keni ber shqiperis se mjer ,ju socialistat ju gjakpirsat e popullit shqiptar .Ngushlloj: gjith ato familje qe pesunan ne ket tragjedi qendroni te fort.
Gast ne 19 March, 2008 01:53:41
avatar
Qy Kry Madhi!
agja ne 19 March, 2008 04:28:58
avatar
Me ardhjen e "patriotve humbin tradhtaret por nuk humbin MAJMUNAT"

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00