Faqja e Pare | Shqiperia | Drejtori i Kombinatit Ushtarak - vellai i trafikantit te droges qe u kap ne Itali bashke me Mediun

Drejtori i Kombinatit Ushtarak - vellai i trafikantit te droges qe u kap ne Itali bashke me Mediun

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Mediu

Qysh nga dhjetori i vitit të kaluar në detyrën e drejtorit të Kombinatit Ushtarak të Poliçanit, u emërua Kasëm Mahmutaj, vëllai i Gazmend Mahmutaj, i arrestuar në Itali në nëntor të vitit 1998 ndërsa ishte në shoqërinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gazmend Mahmutaj është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë italiane për trafik prostitutash dhe i inkriminuar në Milano si kreu i një organizate ndërkombëtare trafiku heroine. Vëllai i superbosit, i emëruar si drejtor i ri i objektit më të madh të industrisë ushtarake në vend, është njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në qytetin e Beratit, madje ka qenë dhe kandidat i kësaj force politike në zgjedhjet për pushtetin vendor në shkurt 2007.
Tani mund të ndodhë që pas këtij emërimi në krye të një fabrike të rëndësishme ushtarake, vëllai i një trafikanti droge të përfaqësojë Shqipërinë në takimet me përfaqësues të NATO-s në sektorin e armëve.
Emërimi i një agronomi në drejtimin e Kombinatit Ushtarak shkaktoi reagime të forta në pushtetin vendor të Poliçanit, por ish-Ministri i Mbrojtjes Mediu, as që e vuri ujin në zjarr për shqetësimet e këtyre të fundit. “I jam drejtuar edhe kryeministrit Berisha në lidhje me emërimet e bëra gjatë kohëve të fundit në kombinat’’ deklaron dje kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka (Pbdnj).
Por njohja e Mediut me Mahmutajn nuk vjen vetëm për faktin se ai ka qenë drejtues i lartë i degës së PR-së në Berat, por dhe për shkak të një miqësie më të hershme me vëllain e tij Gazmendin, e bërë publike nga autoritetet policore italiane në nëntor 1998.
Incidenti
Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin “Malpensa” në Milano, sëbashku me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët nga Shqipëria shkonin në Parlamentin Europian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, prandaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kishte siguruar dokumenta të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni. Pavarsisht dokumentave të falsifikuara dhe faktit që ishte pjestarë i një delegacioni parlamentarësh shqiptarë që shkonin në Francë, Mahmutaj nuk mundi ti shpëtonte policisë.
Mahmutaj
Gazmend Mahmutaj është një nga personazhet më të njohur në qytetin e Beratit. Në mesin e viteve ’90 ai u skedua si i dyshuar për trafik prostitucioni në vendin fqinj Itali. Gjatë hetimit u siguruan prova që dëshmonin se Mahmutaj ishte fajtor për këtë vepër penale dhe gjykata e Milanos e dënoi atë me 10 vjet e 8 muaj burg. Në tetor të vitit 2000, ndërsa Mahmutaj ishte duke vuajtur dënimin e parë, prokuroria antimafie e Milanos lëshoi një urdhër të dytë arresti për të. Këtë radhë, Mahmutaj akuzohej se ishte kapo i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Gjatë zbardhjes së 60 mijë faqeve me biseda të rregjistruara të anëtarëve të organizatës së Mahmutajt, u siguruan të dhëna që provonin aktivitetin e tij. Nisur nga këto informacione autoritetet italiane organizuan një operacion, duke arrestuar 45 anëtarë të organizatës, një pjesë e mirë e të cilëve ishin shqiptarë nga Berati, si dhe kapi 100 kilogram heroinë e kokainë. Sipas autoriteteve italiane, organizata e drejtuar nga Gaz Mahmutaj kishte lidhje që nisnin nga Turqia ku siguronte heroinën dhe deri në Amerikën Latine ku merrnin kokainën, të cilën më pas e shisnin në qytetet kryesore të Italisë me një rrjet shpërndarësish të përhapur në gjithë territorin e Gadishullit Apenin dhe në disa vende të tjera të Evropës.

Komente (4 vendosur):

Flurim ne 18 March, 2008 07:13:13
avatar
Une mendoje qe nuk duhet shiquar se kushe kan e ka ne farefisn dhe se ne shqiptaret duhate te mesohem qe se pari gjerat ti shikojme ne njejse e mandeja nese ka te perbashket ti lidhem ne shumese , edhe tjtra nuk duhe tashti mbase sa viteve dhe mbase ka ndodhur nje tragjedi dikushe te dale me shkrime dhe supozime jo vellai jao kusheriri jo daja jo filani e fistike ,tragjedija ka ndodhure dhe ajo nuk munde te kthehet eshte turpe ta politizojme pore duhet ta gjykojme shkakun dhe ta ndimojem drejtsine ne menyre qe nese vertetohet qe faktoi njeri del fajtore ateher duhet ta marr ndeshkimin e duhere, ky artikulle eshte dashte te shkruhet shum ma heret nese ka qen keshtu e jo tashti mbase sa vite te etiketone njerzit se normal njerz jemi dhe ne nuk mundemi ta kontrollojme faresine apo vllazrin me ni fjale duhet adresuare gjerat ne personale .
VLORA PERLE! ne 18 March, 2008 09:05:17
avatar
Eshte me vend, qe ky artikull duhej shkruar shume kohe me pare!
Po edhe njehere po tregojme, qe ne Shqiptaret duhet te na e bejne njehere kurrizin gjak, e duhet te na vrasin njerez te pafajshem, femije e gra qe te fillojme te shkundemi nga apatia e fillojme kuptojme se ke kemi vene te na "udheheqe" drejt ferrit!!!
ervin ne 18 March, 2008 09:45:02
avatar
Artikull shume i dobet, pa kualitet si nga gazetareske edhe investigative: fjale, fjale ne ere te cilat nuk kane asnje efekt inkrimental ne hetimet per shkaqet
agja ne 18 March, 2008 10:52:03
avatar
Vetem mos te hrrojm se armiqt e popullit shqiptar punojn dit e nat per me e destabilizu mbar trojet shqiptare mendimi ime eshte ngushllime: te gjitve atyre qe kan humbur te dashurit

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00