Faqja e Pare | Shqiperia | Edi Rama: Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes jane pergjegjesit e drejtperdrejte te tragjedise

Edi Rama: Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes jane pergjegjesit e drejtperdrejte te tragjedise

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Edi Rama

Ne nje deklarate pewr opinionin kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ne lidhje me tragjedine tha: " Gjëja më e lehtë do të ishte që, qysh sekondën e parë pas shpërthimit, unë të tregoja me gisht Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për shpërthimin që tronditi botën duke marrë jetë të pafajshme burrash, grash e fëmijësh, duke shkatërruar familje e prona, duke vrarë ëndrra e shpresa, jo vetëm mes fatkeqëve të Gërdecit, po edhe mes të gjithëve ne, shqiptarëve, të kthyer befasisht vite të tëra mbrapsht.

Por, hapja në mes të mortit të madh e një procesi politik të rradhës për katastrofën e rradhës, ndërkohë që ende kufomat janë rrugëve dhe djem nënash të veshur policë e ushtarë janë ende duke nxjerrë të vdekurit prej kraterit që hapi papërgjegjshmëria ekstreme e një qeverie të paaftë e të korruptuar deri në palcë, do të ishte vijimi i traditës së shëmtuar të politikës së vjetër, e cila gjithnjë ka bërë rolin e hienës, duke shfrytëzuar me epsh shtazarak fatkeqësitë, vdekjet, mbytjet e përmbytjet, për të nxjerrë përfitimin mjeran politik të rradhës, pa lejuar që e vërteta të zbardhet deri në fund, llogaritë të bëhen deri në fund, përgjegjësitë të dalin deri në fund.

Për shkak të kësaj politike të vjetër që nuk është udhëhequr kurrë nga drita e arsyes, po vetëm nga instikti i luftës, nuk është prirur kurrë drejt ndërtimit të shtetit po vetëm drejt marrjes së pushtetit, nuk është menduar kurrë për shkaqet përpara se të flasë po vetëm ka vënë ulërimën pa pyetur për pasojat, ne jemi sërish dëshmitarë të një tragjedie që askush nuk e imagjinonte.

Për shkak të kësaj politike të vjetër që për 17 vjet rresht e ka kthyer papërgjegjshmërinë në instrument suksesi aty ku gjithkush do të dështonte në cdo shoqëri demokratike dhe mënyrë mbijetese politike atëherë ku gjithkush do të largohej nga skena në cdo vend normal demokratik, ne sot mund të bëjmë një bilanc lufte në të vdekur e të plagosur gjatë këtyre 17 vjetëve, po zor se mund të numërojmë qoftë edhe një politikan që ka marrë apo mbajtur përgjegjësi për dhjetramijëra burra, gra e fëmijë, të cilëve Shqipëria demokratike e proceseve të integrimit në BE e në NATO u ka fikur jetën apo u ka marrë nënën, babanë, motrën, vëllanë, vajzën e djalin, shtëpinë e katandinë, pronën e ardhmërinë, nëpër fatkeqësi jonatyrore e për shkaqe që nuk lidhen me Zotin po me pasigurinë e kudondodhur në këtë vend pa shtet.

Për shkak të kësaj politike të vjetër që për 17 vjet rresht s'ka ditur të garantojë jetën e pronën, s'ka dashur të dallojë të moralshmen nga imoraliteti, s'ka mundur të ndajë papërgjegjshmërinë e paaftësinë nga detyrimet kushtetuese e meritat reale, duke e kthyer këtë vend në një tokë të minuar me padrejtësi e korrupsion, ne sot s'arrijmë të numërojmë dot më viktimat e vdekura e të gjalla të këtyre minave sociale që plasin cdo ditë nëpër Shqipëri, të cilat kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë, e korruptuar si asnjë tjetër më parë, që është kthyer në një agjenci funeralesh e shpërblimesh për familje të vdekurish në punë, në rrugë, në festë, ka pafytyrësinë t'i vrasë për së dyti me justifikime në vend të dorëheqjeve, me gënjeshtra në vend të transparencës, me përpjekjen e rradhë për të mbijetuar politikisht në vend të detyrimit për t'u përgjigjur ligjërisht.

Ne, opozita e sotme e Shqipërisë nuk bëmë atë që opozita e deridjeshme ka bërë në këtë vend me ulërima, akuza e shpifje sa herë që hija e viktimave të pafajshme ka rënduar kuptimplotë mbi supet e qeverisë. Ne nuk shtuam konfuzionin e panikun me krismat e politikës së vjetër në orët e një tmerri që kërkonte gjakftohtësinë e përqëndrimin ektrem të të gjithë atyre mjekëve, policëve e ushtarëve në një fushë të vërtetë lufte. Ne i dhamë dorën e solidaritetit e të bashkëpunimit qeverisë së vendit për të krijuar kohezionin e domosdoshëm politik në orët e një emergjence që mund të dilte jashtë kontrollit në rast se politika do të merrej me veten e jo me të vdekurit e me të mbijetuarit.

Por, për fat të keq, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, përgjegjësit e drejtëpërdrejtë të kësaj katrahure që jehoi në cdo cep të globit, na dhanë këto 48 orë një shfaqje të shëmtuar shfajësimi përmes justifikimesh që fyen inteligjencën e cdo shqiptareje dhe shqiptari, madje duke abuzuar edhe me vetëpërmbajtjen e medias, e cila tregoi gjatë orëve të jashtëzakonshme një përgjegjshmëri solemne që duhet të na mbushë të gjithëve me krenari për nivelin e saj të rritur ndjeshëm të sensit qytetar e profesional.

Të gjithë ne, së bashku me shqiptaret e shqiptarët kudo që u ndodhën, ashtu si padyshim edhe të gjitha viktimat e kësaj tragjedie të pashembullt, ata që humbën jetën e ata që mbijetuan, meritonim shumë më tepër respekt nga ana e këtyre dy njerëzve, Kryeministrit e Ministrit të Mbrojtjes së vendit tonë, të cilët, fatkeqësisht, morën përsipër misionin e pamundur të shfajësimit të vetvetes, duke e trajtuar këtë barbari shtetërore thuajse si një fatkeqësi natyrore, ndërkohë që u takonte të qëndronin në detyrë vetëm e vetëm për të shmangur konfuzionin e mëtejshëm që mund të shkaktonin dorëheqjet e tyre të pashmangshme, sipas standarteve morale të cdo vendi të NATO-s e të Bashkimit Europian, ku, mos e dhëntë kurrë Zoti, për shkak të një vendimi qeverie do të ishte bombarduar një zonë e banuar m'u pranë aeroportit ndërkombëtar dhe kryeqytetit të vendit, do të kishin vdekur e ishin tretur a plagosur tërë këta qindra njerëz, do të ishin shkatërruar tërësisht mbi treqind shtëpi e shpërngulur po kaq familje, do të ishin dëmtuar mbi njëmijë banesa e do të ishte minuar një territor i tërë duke e bërë të pamundur kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre për së paku një vit.

Që e vërteta të zbardhet deri në fund, që llogaritë të bëhen deri në fund, që përgjegjësitë të dalin deri në fund, që kjo tragjedi e pashembullt të bëhet pika e një kthese historike pas 17 vjet pësimesh të pakthyera në mësime dhe që politika shqiptare të mos bëjë politikë me vdekjen, duke u bërë përsëri varrmihëse e së vërtetës, unë i kërkoj Kryeministrit e Ministrit të Mbrojtjes të ndalojnë cdo deklaratë shfajësuese, të përfundojnë një orë e më parë fazën e emergjencës, duke garantuar plotësisht përcjelljen e trupave pa jetë në banesën e fundit si edhe asistencën logjistike e financiare të familjeve që kanë humbur shtëpitë, dhe pastaj të vënë menjëherë në dispozicion të Presidentit të Republikës dorëheqjen nga detyra.

Dhe së dyti i kërkoj Ministrisë së Mbrojtjes të verë urgjentisht në dispozicion të të gjitha mediave dhe të opozitës të gjithë dokumentacionin që lidhet me të ashtuquajturën "fabrikë" të Gërdecit.

Në emër të atyre që humbën jetën 48 orë më parë dhe të të gjithë atyre jetëve të humbura vit pas viti në fatkeqësi jonatyrore, për shkak të një shteti që prej 17 vjetësh nuk garanton sigurinë e jetës, unë, Partia Socialiste, e gjithë opozita shqiptare, së bashku me miliona shqiptarët e indinjuar nga kjo katrahurë, nuk do të lejojmë që kjo tragjedi të kalojë sic kanë kaluar, falë sherrit e shamatasë boshe të politikës së vjetër, të gjitha të tjerat.

Pa asnjë dyshim unë nuk e kam harruar për asnjë cast se shpërthimi vullkanik i Gradecit ka ndodhur në vigjiljen e Samitit të Bukureshtit nga ku presim frytin e një përpjekjeje shumëvjecare për anëtarësimin në NATO. Por, më lejoni të shpreh bindjen time, si qytetar i Europës dhe si kryetar i opozitës së këtij vendi që pret ftesën për në NATO, se kjo është një arsye më shumë që ne t'u tregojmë edhe partnerëve tanë se jemi të gatshëm të vendosim standarte morale e të marrim përgjegjësi politike dhe ligjore si anëtarë të denjë të familjes euroatlantike. Dorëheqja e Kryeministrit dhe e Ministrit të Mbrojtjes do të ishin një kontribut i cmuar për të marrë ftesën, e kundërta do të ishte krejt jashtë parafytyrimit të partnerëve tanë e do të trashte në ditët në vijim një zullum që ende nuk ka filluar të shfaqet në sytë e mbarë opinionit publik.


Kjo cudi nuk do të zgjasë tre ditë!

Komente (27 vendosur):

shpetim ne 17 March, 2008 01:58:52
avatar
je shum etshem per karrik o zoti rama po ki koh o burr se je i ri,e prit nete qetsohet sitoata e tani kerko ato qe e ki ne zemer se njezit kan hala e i kan merzit e veta e jo te karrikave ngushllime te gjthve qe i ka prek kjo tragjedi
Katunari ne 17 March, 2008 03:51:28
avatar
Nje fjalim te tille kisha kohe pa e lexuar, ju lumte ju te socialisteve. Por te me falni, ju po luftoni ish-komunistat dhe ish-komunistat dhe akoma me shume maloko-komunistat nuk hiqen me psikologji gandizmi. Ndaj duhet patjeter qe kjo situate te behet kthesa historike-politike e Shqiperise, pasi 97 nuk ka si te perseritet me si terbim njerezish por perseritet me keto vdekje e shperthime me pamje Hiroshime. Ndaj eshte turp te qendroje kjo qeveri e korruptuar jo vetem nga ana morale por edhe e lidhur me krimin ordiner dhe kombetar. I verber eshte jo ai qe nuk ka sy, por ai qe ka dhe nuk i beson syve te vet. Ajo eshte e keqja me e madhe, te mos kuptosh se 97 i ka autoret e saj ne pushtet, kjo do te thote te pranosh kriminelet ne pushtet. Jam demokrat, por nuk jam idiot, me mire nje socialist te ndershem se sa nje komunist blu.
Me respekt katunari i Shqiperise se Mesme
ximi ne 17 March, 2008 09:39:08
avatar
O jeni shume te etshem per pushtet o qent e rusise.Kot e keni he pjell e r...
kelmen ne 18 March, 2008 02:41:55
avatar
katunari.desha te te pyes nga c'pjese e shqiperise je qe nuk qenke malok.po akoma ju me urrejtjen e enverit.ceshte kjo urrejte per verioret.e patet xhaxhin nga qyteti e pate dhe po e shohim fatkeqesishte edhe tani.bolle o plehera se nuke i afroheni veriut kurre vec me nje gje sju zem dot,me tregti te familjeve tuaja ne trotuare jeni numer njeshi,te uroj te besh memire
marku ne 18 March, 2008 02:47:28
avatar
per katukarin e shqiperise se mesme.te ngjau ky fjalim me te qofte largut,e ateher u mallengjeve.ky krimineli qe po e akuzon ti nuk erdhi ne pushtet duke shfrytezuar fatkeqesit e popullit shqiptar,por erdhi me voten e lire.mendoj se tragjedia e otrante ndolli kur ishin socialistat ne pushtet por ti more injorante ske cfare te beshe duhet pritur edhe ca ske cka ben populli dhe bota e don,edhe ne nato po hyn,ishalla ben me mire,se ke kohe se je i ri
shqiptari ne 18 March, 2008 03:09:33
avatar
katundare mire qe qenke ,pore qenke katundare idjote,se nuke krahasohet 97 me fatekeqesine qe ndodhi ne kerdec,se ne 97 ishin grupet kriminale qe i ngiten skeder gjinushi,brokaj,malaj,ruci etj.per te vjedhure paret e popullit dhe per tu rikther ne karrikate e tyre,duke ngriture grupe< shpetimi>ZANIN me shume kriminel si ai ne te gjithe shqiperine.prandaje ju lutem te gjitheve shqiptareve te dershem te dine ti dallojne ngjarjet dhe njerzite,te ndajne tragjedine nga politika mafjoze,te respektojne keta njeres te humbure ne germadha,per ti gjeture sa me pare dhe te behet e mundure per ti varrosure me respekt,per ti ndihmuare familjet e tyre qe kane humbure cdo gje.te behet per here te pare ne historine e veditet tone qe drejtesine ta vere ne vendin e vete ligji,prokuroria.dhe jo ta shfrytezojne cdo tragjedi te ketije populli per te marre karriket.zoterinje politikane karriket aty jane dhe 2009 tek dera eshte dilni para popullit me programet tuaja dhe konkuroni dhe po fituat hallall ta kete kushdo qe te fitoje me programine e saje.pore ju lutem per te fundit her mose u tallni me tragjedite e populit tone por mesohuni qe ti respektoni dhe te perpiqi qe ti ndihmoni ne dhimbjet e cdo shiptari.
Lika ne 18 March, 2008 03:12:23
avatar
Katunari
te lumte keta kriminel pro serbe duhet larguar.E keta qe perkrahin kete politi te sale millosheviqit jane po ata te millosheviqit ne kosove dhe shqiperi.keta ishgin kunder uck.Sala ishte kunder.keta ishin me serbin dhe jane ai ishte me serbine dhe graqine.Keta evotun ate kriminel se kata jane vete krminela hajna .
Po erdhi koha qe ne shqiperi dhe kosove te vijne patriotet.Bolle na udheheqen shkijet shqiptare.Ne ju kemi thane se dal nga dak po ju humb rraja shkive shqiptare.NUk dote kete ma bashkimvllaznim si tashe qe pallen keta gomare te serbis per kete status antikombetare te kosoves.Po dote kete vetem nje shqiperi te forte me nje ushtri moderne e jo me siguria e njerez udbashe pro serbe.
Keta qe lehin jane zera te humbur.
ne 18 March, 2008 03:14:15
avatar
marku
Me salen kurre me hy ne nato.tunge pro grek.
x+x ne 18 March, 2008 03:18:37
avatar
Bre,Katunari SHqipries mesme,po JU a se kishit,AT Kry(qenin)qeveritarin nga Socialistet,E KISHIT,behu burr e naj pershkruaj pak ELEMENTET E TJI,si KRYEMINISTER dhe si NJERI(nese ka qen njeri)Por koha eshte per,,,
lushi ne 18 March, 2008 03:20:59
avatar
shqiptari
mos flliq emrin shqiptare more gomar.Se shqiptari nuk perkrah sal tradhtarin.Ku e njofim kete dhenderr te serbise.Vajza e tije ka punuar dhe jetuar te dajteshkije ne veri te mitrovices.Ky sala shkaterroi shqiperin me 1997.Dhe deshti te bombardoj popullin se ishte shka me urdhera te serbise.Evropa e pruni ne pushtet pershkak te kosoves.QE te kene perkrahje nga te dy anete e shqiptarise udbashet kosovar.Dhe te naj futin nje status nen serbi.E keta festojne.Po duhet njoft politiken.E ju dini vetem mashtrime talava.
PO duhet shkaterru kete politik antikombetare ne shqiperi dhe ne kosove.
Ska pritje ma eshte bere vone.Ti flakim politikat tradhtae antokombetare .Te leshojne atdheun te hkojne atje ka kane ardhur.greqi Serbi.Shqiperia dhe kosova dhe shqiptarija dote jene te shqiptareve jo te tradhtarev as kosovari.
Kosovari ne serbi.
Luci ne 18 March, 2008 03:25:52
avatar
Sala ishte kunder uck.Ai perkrahu forcat tradhtare te farkut dhe shallinqe te shkaterrojne UCK.Po ju shkoi huq.Tashe erdhi ne pushtet me ndihmen e evropes qe te shakterroje kosoven dhe tmk kete e arriten me ndihmen e solanes dhe Thaqit qe us shit kurse Sejdiu ishte moti i shitur.Po tashe me Ameriken FBKSH-AKSH.
PO bejme shqiperin nje shtet anembane ku ka shqiptare.tradhtare leshoni vendin me heret .
x+x ne 18 March, 2008 03:39:42
avatar
Lush
Ne Historien ton 100,indvjeqare une,njof TRE(3)emera te popullit dhe ate te AVDYL FRASHERIT,NOLIT,si dhe te HASAN PRISHTINES.
Nese TI nje edhe nej tjeter na kllxo,por nese don me uba si keta TRE urdhno dhe prije vallen BURR.
Antigon ne 18 March, 2008 03:48:47
avatar
Te gjithe ata qe nuk dine se cka te shkruajn,se pari le te mesohen,e deri atehere eshte mire me e mbajtur turinin te mbyllur.Mjafte me,se me sharje pa nevoje, vetem se ju vjen ere e keqe.
Mbane pra ne mend,se pari mendohuni mire e pastaj beje nje koment.
kelmen ne 18 March, 2008 03:50:11
avatar
xx jame dakorte per ata te tre por mos harro se ka edhe shume te tjer.edhe Ded gjon luli qe ne 1911 ngriti flamurin ne deqiq pamvaresishte se regjimi ja cungoj meritat
marku ne 18 March, 2008 03:51:58
avatar
ai qe luan me kte fatkeqsi,te pakten shqiptarnuk eshte
bushati ne 18 March, 2008 04:00:41
avatar
si edi rama,si berisha e kane shume te lehte.po mendoni pak se te gjithe kemi familje,per ata qe humben pjestaret e familjes,ateher te diskutojme.qeveria padyshim e ka fajin e vet,po ku ishin keta qe se ngriten zerin pa ndollur ateher ju them bravo ju qofte.nuk luhet me fatkeqsi te tilla fatkeqesi.edhe moisiu del e flet tashti ku ishte me perpare edhe si specialiste qe e mbane vehten.pse nuk del nje edi rama,apo nje tjeter e te mendojne si ti ndihmojme keta njerez e jo te perfitojme nga fatkeqsia.ok cfare te miret do kene te demtuarin ne qofte se largohet berisha e vjen rama?Rama duhej te kishte dhene dorheqjen kur permbyti krejt Tiranen,e pra se beri.ok mediu u dorhoq,n rregull per dorheqje nuk po calon gje
lushi ne 18 March, 2008 04:06:38
avatar
x+x
jo po njofshe pak.
Po sp di qfare done te thuash.eshte isa buletini Ismail Qemajl.
Azem bejta .
dem jashari.Adem demaqi.
Po nuk pe di qka po don me thane.PO dihet se edhe keta tre jane laguar menjehere nga politika prej tradhtareve.Kurse hasan Prishtinen vrajten tradhtaret.
keshtu ishte historia jone.Po keta tradhtaret shfytezojne emrat e patrioeteve te qeverisin.
Gici ne 18 March, 2008 04:09:54
avatar
marku
nuk luhet me fatkeqesi.po dikush duhet jote jep doreheqje po te denohet me burge.Kjo eshte fajet qeverija.Se qevria udheheq shtetin.E ne qdo vend te botes per nje fatkeqesi te vogel japin dorheqje qeveria dhe denohen me burg.E te ne as ne shqiperi as ne kosove kerkushe kurre su pergjigj.Duhet te mesohemi se karriga shkon e vjen po popullit duhet siguruar jeten.pse vetem te ne pershesh.
marku ne 18 March, 2008 04:12:58
avatar
gici,sa per qeveritar asnje nuk denohet,kete pune duhet prokororia.une nuke e kam te nxjerr qeverine e pafajshme se ajo i ka fajet,une dua te them se mos pranimi i fajit tek shqiptaret eshte ves
tonini ne 18 March, 2008 04:18:09
avatar
po edi rama eshte nje anti shqiptar i pashoq.ai u perpoq te sabotoj rrugen per ne kosove vetem se eshte kunder pamvarsise.kjo ide nuk eshte e edit,por e krejte komunistave,se te gjithe jane kunder veriut
shiptari ne 18 March, 2008 04:20:31
avatar
shyqyre qe nuke mund te perfaqesojne gjithe populline shqiptare keta luca e lusha,shyqyre qe i kemi me pakice,rrofte populli shqiptare me historine dhe herojte e saj qe jane per ti admiruar dhe respektuare.
kelmen ne 18 March, 2008 04:23:50
avatar
emnin lush neve te veriut e kemi per ofendim.po njifni ndonje figure me emnin lush pervec lush perpalit te PS
toni ne 18 March, 2008 04:27:13
avatar
Nuk duhen perdorur tragjedite per fushate elektorale. Eshte momenti te propozoni zgjidhje per situaten ne Gerdec dhe jo ti drejtojme gishtin njeri tjetrit.
Ilir Hoti Londer ne 18 March, 2008 04:36:10
avatar
Desha me ngushllu edhe nje here familjet e prekura nga tragjedia e tmerrshme.Edhe nje stalle me kafshe po te demtohej,duhet te nxirret pergjegjesia.Z.min.mbrojt.me dorheqjen bani nje veprim te politikanit te kohes..Prokurroria nqs nuk eshte vegel qorre e politikes ,duhet te veprojne shpejt si ketu ne perendim.Fyerjet banale ne kete faqe,sjellja primitivo-partiake, edukata e ulet e personave eshte e neveritshme.Une u pendova qe i pashe pjesen ma te madhe.Turp.. deri kure ju lutem....17vjet ne demokraci....E di se ka njerez te pa ndreqshem dhe hane buke me pune te pista...mendoj se jane krejt pakica...
lushi ne 18 March, 2008 04:42:43
avatar
kelmen
jo nuk njifni se jeni me prejardhje greki serbe vete emri te tregon.
x+x ne 18 March, 2008 05:09:46
avatar
Lush.
i Nderuar,
Fjala eshte te POPULLIT,e populli nuk eshte 20%,por 99.99%
Si dhe ku jem NA,une dhe ti e shum te tjer qe veq,...
tung
goni ne 18 March, 2008 01:04:19
avatar
shqiperia eshte e shqipetareve.eshte nje shprehje emadhe.po faktikishte sot shqiperia eshte e kusareve(hajduteve)dhe e barbareve!!!deri sa do te vazhdoje keshtu?shqipetar zgjohuni!

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00