Faqja e Pare | Shqiperia | Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu paraqiti doreheqjen

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu paraqiti doreheqjen

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Ministri i Mbrojtjes duke lexuar deklaraten e doreheqjes

Sot në orën 15. 20, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu komunikoi para gazetarëve të mediave deklaratën e mëposhtme:

Me dhimbje të thellë, jo vetëm si Ministër i Mbrojtjes, por edhe si njeri e si prind, kam ndjekur çdo sekondë tragjedinë e Gërdecit.

I dërrmuar nga dhimbja për atë që ka ndodhur, i trishtuar nga humbja e jetëve të pafajshme dhe me një solidaritet të plotë me ata që kanë humbur të afërmit dhe ata që ende ndodhen në kushte të rënda në spital, gjej këtë rast t’ju shpreh të gjithëve atyre që janë prekur nga kjo tragjedi, solidaritetin tim.

Në kushtet e krijuara, si një politikan i përgjegjshëm dhe si një prind që e njeh mirë edhe personalisht dhimbjen për këtë që ka ndodhur, edhe pse i zhveshur nga çdo përgjegjësi personale, deklaroj se pak minuta më parë i kam kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, dorëheqjen time si Ministër i Mbrojtjes.

Dorëheqja ime është një reflektim politik dhe moral i përgjegjshëm, edhe pse i marrë në kushtet e një mungese të plotë përgjegjësie ligjore dhe institucionale si Ministër.

Me këtë ndjenjë përgjegjësie dhe në respekt të detyrimeve të mia institucionale dhe morale, deklaroj se do të mbështes fort hetimet e filluara nga organet kompetente për zbardhjen e aksidentit tragjik.

Dua të falenderoj, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që prej 72 orësh gjenden në vendngjarje, duke punuar intensivisht për shmangien e pasojave të mëtejshme të aksidentit tragjik; Unë i kërkoj ndjesë çdo ushtari apo oficeri që nuk kam mundur të kontaktoj personalisht për t’i njohur, mbështetur dhe zgjidhur problemet e tyre.

Falenderoj shqiptarët e Kosovës dhe qeverinë e tyre që ishin pranë nesh në këto momente të vështira;

Falenderoj shqiptarët e Maqedonisë dhe partitë e tyre, si dhe qeverinë e Maqedonisë për mbështetjen dhe solidaritetin mbresëlënës;

Falenderoj partnerët tanë euroatlantikë, që na janë gjendur pranë në këtë moment të vështirë dhe për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.

Në mënyrë të veçantë, falenderoj Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili në çdo moment ka qenë në krye të operacionit dhe me të cilin kemi ndarë këto 72 orë, ndër më të vështirat e jetës sime dhe që në mënyrë të vazhdueshme dhe pa hezitim ka mbështetur të gjitha përpjekjet e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes drejt realizimit të qëllimit të tyre për të qenë pjesë e NATO-s. 

Shpreh vlerësimin tim pozitiv për qendrimin dhe ragimin realist të opozitës në lidhje me këtë ngjarje dhe inkurajoj çdo përpjekje të saj për të stabilizuar dhe qetësuar situatën. E falenderoj atë për mbështetjen pa hezitim që më kanë dhënë mua si Ministër i Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura dhe i kërkoj asaj që të vazhdojnë me këtë mbështetje. 

Falenderoj median, e cila ka qenë pranë përpjekjeve të Forcave të Armatosura në përballimin e kësaj situate.

Falenderoj miqtë dhe mbështetëtsit që qëndruan pranë meje në këto ditë të vështira dhe ju jam mirënjohës për të. 

Falenderoj familjen time, e cila më ka mbështetur vazhdimisht dhe më ka inkurajuar në agazhimin tim si Ministër në shërbim të interesave të të gjithë shqiptarëve dhe e kanë mirëkuptuar këtë angazhim edhe pse ju është dashur të sakrifikojnë për këtë gjë.

 

Komente (13 vendosur):

Flamuri ne 17 March, 2008 05:00:08
avatar
Te lumte Fatmir,ky eshte akt moral dhe njerzor.Shpresoj se ket do ta ben edhe Sali Berisha dhe te i pranoj pergjegjsit e veta per tragjedin e popullit shqiptar.Mjaft me me Sali Berisha Fatos Nano Hashim Thaqa Fatmir Sejdiu dhe politikaj tjer karieriste qe e kan bllokuar hermetikisht zhvillimin e popullit shqiptar.
kelmend ne 17 March, 2008 05:13:49
avatar
flamur,jam dakort per mediun por per qef te yllit tend nuk munde te dorehiqen ata qe si doni ju komunistosoc
shqiptar ne 17 March, 2008 06:39:22
avatar
Me vjen shume keq qe Mediu dha doreheqje ne keto momente kur shqiperia pritej te hynte ne nato. Mediu eshte nje njeri shume i mire dhe minister i shkelqyer. Shqiperia dhe shqiptaret jane te pafat. Sali, te lutem jepi nje post tjeter Mediut. I love you Fatmir Mediu.
petrit ne 17 March, 2008 06:41:30
avatar
o Flamur o Trap, ajo ishte fatkeqesi qe ndondhi. mediu nuk duhet te jepte doreheqje. Njerez si mediu shqipertia ka nevoje. Ai duhet te jete kryeminister ne te ardhmen ose president. Njeri dhe politikan i shkelqyer.
gani ne 17 March, 2008 06:43:25
avatar
Kelmend
Posti eshte pergjgjesi jo privilegj.Posti nuk eshte trofe as plagjit,nuk eshte diqka qe fitohet por ai eshte i dhen ne besim.Postin e kemi te besuar nga populli.E para popullit duhete te jemi te pergjegjshem dhe te ndershem.Ne raste te tilla mund te mos kemi pergjegjesi direkte as indirekte.Por kemio pergjegjesi morale.Pergjegjesia morale eshte diqka qe te obligon vehten ta pyesesh ,,a kam mundur ta shmang kete situate,a kam mundur te ndikoj qe kjo te mos ndodh,a kam pyetur ndonjeher se qfar behet ne kete fshat te quajtur Gerdec,a eshte dashur qe une te di se qka ne fakt punohet ne ate fabrike....Nisur nga kjo ne vetedijen e nje njeriu te ndergjegjshem do te flejn keto pyetje gjith jeten.Ato pyetje kerkojn pergjigje nga secili prej neve si qytetar e sidomos prej atyre njerzve qe vetit i dhan detyren e kerkimit te besimit nga njerezit qe pesuan me 15 mars,nga populli i shqiperis.Doreheqja eshte akti moral i pranimit te kesaj pergjegjesie dhe akti i pendimit per ate qe ka mundur te behet e nuk eshte bere.Kjo gje duhet te ndodh dhe ne shqipetaret duhet te mesohemi me kete akt moral dhe te civilizuar.
KOSOVA ne 17 March, 2008 06:44:46
avatar
JO JO MEDIU NUK DUHET TE LARGOHET NGA QEVERIA, KY MUND TE JET NJE KOMPLOT KUNDER TIJE,NJE KOMPLOT I PREGADITUR NE MENYR TE PERSOSUR
ne 17 March, 2008 06:59:23
avatar
shqiptar
mos ja futni paushall se as qekane menden me marre shqiperin ne nato.Vetem po fantazoni.
Kriminelat si do kerkushe.
Serbine pe lutin dhe spo pranon.
Me tradhtia tuj nderru kombe e qka ka shqiptare kerkushe sna merre.Se ata qe nuk kane kombe si do kerkushe.E ne kena hequr dore prej kombi.Jemi ba kosovari e kosovari eshte toponim serbishte.
As Mejdu as sala as Thaqi as Fatmiri njesoj.Si Milloshi.
Dushku ne 17 March, 2008 07:02:06
avatar
Krejte doreheqje me dhane edhe ne shqiperi edhe ne kosove.Se te gjithe ishin tradhtare te kombit.Shkaterrun gjithqka qka ke shqiptare.Ne politik na vijne njerez patriot kombetare qe bejne bashkimin.
Ja sote ja kurre.
o njerez ne 17 March, 2008 07:30:19
avatar
O shqiptare qe genjeni dhe me ne fund e besoni genjshtren tuaj... djema dhe vajza, mos arrini ne knkluzione te koto...fatkeqesite ndodhin.... nese eshte bere qellimisht eshte bere nga armiqte e shqiperise si serbia...
toni ne 18 March, 2008 10:18:05
avatar
Bravo Mehdiu. Kjo deshmon qe ka politikan te ndergjegjshem dhe pamvaresiht qe nuk eshte pegjegjes direkt, ndonese pozicioni ja imponon kete akt, di si te deshmoje kulture dhe ndjenja. Te Z.Fatmir duhet te marrin shembull pjesa me e madhe e politikaneve shqipetar qe te mos kapen fort pas karrikeve te tyre por kure jua kerkon ndergjegjja te reagojne. Te lumte.
55 ne 18 March, 2008 11:27:13
avatar
Pse largohen njerezit nga detyra athere kur eshte koha te bejne diqka???
A thu vall sepse nuk kan interrese per gjepin e tyre???
drita ne 18 March, 2008 10:46:30
avatar
po keta pris te popullit kan qen si te majt ashtu edhe te djathtet jon nji soj keta jon qe e prun popullin ne luft civile dhe kush nuk dha pergjeqesi si te majt ashtu edhe te djathtet jon pjedh e komunizmit sllav kur ka qen vendimtare per interesa te kombit keta tradhetar qe ekan ozurpu parlamentin lujn lojen kinse kta te mir e keta te kqi kta tradhtar temajt eketa te djatht patriot pokta muta jon njisoj se tamam atdhetar nuk ka shans te kandidohet deputet se epret plumbi nga armiq fqij si greqia apo sllavi ne krye me rusin dhe me vite masakrohet populli si ne kosov po ashtu edhe ne shqipri dhe kush nuk jep pergjexhesi kush u burgos apo u denu per shkatrimin e ushtris shqiptare apo luftes civile kush u denu per tragjedin bregdetare kush u burgos per shkatrimin ekonomik per varfnin epopullit po kta hajdut te majt ete gjathet jon pjell e nanos apo pjedh e grekut
Cuca e Maleve ne 23 March, 2008 04:31:36
avatar
Zoti Fatmir Mediu tregoi edhe njehere pjekuri dhe dinjitet politik. Jam e bindur qe ai personalisht dhe si zyrtar ndihet shume veshtire ne keto momente te jashtezakonshme. Duhet durim qe te dali e verteta ne shesh perpara se te tregojme me gisht fajtoret.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Vlereso artikullin
0