Faqja e Pare | Shqiperia | lir Meta: Faji bie mbi qeverinë "Berisha"

lir Meta: Faji bie mbi qeverinë "Berisha"

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

"Nuk duhet ta fshehim kokën si struci, pasi përgjegjësia kryesore i takon qeverisë, i takon Kryeministrit Berisha". Kjo ishte deklarata e djeshme e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Sipas ish-kryeministrit duket qartë edhe nga informimi që kanë edhe mediat se Kryeministri ka qenë në dijeni të një vendimi për të realizuar këtë lloj aktiviteti pikërisht në një zonë shumë të koncentruar me banorë. "Kështu unë mendoj se këtu duhet të fillojë përgjegjësia kryesore dhe i takon atij që të ketë përgjegjshmëri të paktën në këtë rast", theksoi Meta. Ish-kryeministri shton se kjo është një tragjedi që të gjithë duhet të reflektojnë, të nxjerrin përgjegjësitë edhe të të tjerëve, por përgjegjësitë kryesore Berisha duhet t‘i marrë vetë. Ai kërkoi nga qeveria që të rrisë shkallën e transparencës për atë që ka ndodhur dhe në radhë të parë pasojat e saj njerëzore. "Pasojat e dëmeve materiale janë shumë të mëdha, njerëzit kanë humbur pronat e tyre, që në pjesën më të madhe janë të pariparueshme, që do të thotë se këto familje me të ardhurat e tyre nuk kanë mundësi t‘i riparojnë këto dëme", nënvizoi Meta. Ndaj qeveria, shtoi ai, përveç shpejtësisë për të pasur realisht nën kontroll situatën, sepse nuk kemi ende një bilanc të qartë për numrin e viktimave, numrin e të humburve dhe për shkallën e dëmtimit të këtyre shtëpive, ajo duhet të rakordojë një projekt të veçantë për riparimin dhe kompensimin e këtyre familjeve. Kreu i LSI-së, këmbënguli se qeveria duhet të kërkojë edhe një ndihmë ndërkombëtare për këtë tragjedi në radhë të parë nga OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet e tjera. Kryetari i LSI-së ka përshëndetur në mënyrë të veçantë përkushtimin dhe pasqyrimin korrekt të mediave nga vendngjarja, duke krijuar një transparencë që i mungoi qeverisë shqiptare për të gjithë atë tragjedi që përfshiu dje popullin shqiptar. Pas vizitës në Spitalin Ushtarak, Meta, së bashku me drejtuesit e tjerë të LSI-së, ka shkuar në fshatin Gërdec, në vendngjarje, ku ka vizituar banorë të këtij fshati, të afërm dhe familjarë të njerëzve të humbur, si dhe Forcat e Armatosura në detyrë.

Komente (7 vendosur):

ne 17 March, 2008 04:16:24
avatar
Ja ku po del Ilir Meta - SHPETIMTARI tani qete thote se ceshte ber, c'po behet dhe c'duhet bere. Dhe ky po na flet si "kryeministri" i vendit, direkt me fjalime elektorale ne ditet e tregjedise kombetare. faji ka per te dale, dihet dhe c'do gje do te zbardhet, tani eshte momenti per te ndihmuar ata te plagosur, te pastrehe dhe nje fshat i tere ne rrenoja.
me 17 mars 2008. ne 17 March, 2008 07:49:51
avatar
ketu sot festoher dita e shejtit patrick,ne shqiperi ne fshatin GERDAC
festohet zia,mjerimi,te vdekur,te humbur,te pa streh,pa buke e pa uji,
femi,pleq e plaka,burra e gra sillen verdal,por ndihma vetem nga QIELLI,
BERISHA,MOISIU,ILIT META,FATOS NANO,SKENDER GJINUSHI,MEKSI,TOPALLI,MINISTRAT PA
SILLEN E THON;O POPULLI JU LYPT DEMOKRACIN,QE JU A SJELLEM,NE DEMOKRACI
DUHET TE JETOSH PA DRITE,PA BUKE,PA
AS GJE,NA NE QEVERI VENDOSIM PER JU,
NA I DINIM KETO DEPO USHTARAKE E
DEPO ME MUNICION,POR ME QELLIM I KENI LANE QE TE BENI PANIK NE POPULL E JU ME KONTRAKTORET TE VAZHDONI KORRUPCIONIN,
KJO ESHT DEMOMARRIJA QE NA SOLLEN,
BERISHA E GRAMOZ PASHKO,FATOS NANO E
GJENERAL ALFRED MOISIU.
TURPI U MBULOHT O UDHEHEQES,POR FAJI
E KA ENVER HOXHA QE KA EDUKUE C'DO LLOJI
PERSONI SI KETA QE KEMI NE QEVERI,DHE
ATA QE DONE TE VINE NE QEVERI.
skraparlliu ne 17 March, 2008 08:52:10
avatar
Kellyshet e kuq tani do te ngrene veshet dhe do te bertasin ne nje kohe te papeshtatshme kur njerezit jane akoma nen rrenoja.Po prisni more bastarde ti varrosin njehere dhe pastaj bej fushate per tu bere kryeminister.Ju akuzoni per te pamoralshem kur te tille jeni dhe vete.Sikur te ka pjelle Stalini
Dajaku ne 17 March, 2008 10:35:43
avatar
Po a bene Nena shqiptare njeri ma te POSHTER SE ILIR METEN.
Ai edhe dy minuta mos te kishte lindur kishte dal MAJMUN,se ashtu tiparet i ka,se njeri nuk esht.TRADHETAR I KULLUAR ME EDI RAMEN E SKENDER GJINUSHIN.PYETNI Nenat ku ju kan MARR.
Gimi ne 17 March, 2008 12:48:41
avatar
Ilir Meta mezi qe se priti ni rasté te tillé, dhe per te kerkuar até qka e kerkon.Me vije shum keq Per Fatmir Mediun edhe pse situata ia imponoi qe te jepi dorheqje ngase dikush duhet ndi pergjegjsin.Fatmirit i uroj shendet te miré para se gjithash e Zoti i dihémoft.
Eni ne 17 March, 2008 04:16:41
avatar
Po po Gimi, ashtu uroji Fatmir Mediut shnet e lumturi e pare aty tek burgu.
ARBEN Camaj ne 18 March, 2008 12:15:40
avatar
Berisha! It is time that you bare full responsibility for the tragedy of Gredec ammunition depot.
When Kosova is the centerpiece of the world news, something bad & fishy always occurs in Albania. And for some strange reason Berisha always is in the thick of it!!!
Berisha, this tyrannosaurus remaining of the Albanian politics, has not changed much from that communist doctor of Hospital # 1 who came (with Sabit Brokaj & Ylli Popaj)into dormitories during winter of 1991 and asked students not to demonstrate against the communist regime... a month later he was the leader of the "anticommunist" opposition!!! Berisha was the one who encouraged pyramidal organizations; who accused USA for the destabilization of Albania during 1996; who tried to overthrow legitimate government during 1997-98; who tried to create a parallel KLA (UCK) instead supporting the one that US & EU had recognized,... and so on...
Sali Berisha should follow the example of his Defense Minister... Resignation! A complete withdrawal from the political life would be more than appreciated from the whole Albanian political specter
It is time for a real change!

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0