Ish presidenti Moisiu: eshte shkelur cdo rregull ushtarak per shkaterrimin e armeve
Ish-kreu i shtetit shqiptar është shumë i pezmatuar për katastrofën njerëzore që ndodhi në fshatin Gërdec, shumë afër Tiranës. Gjeneral Alfred Moisiu, i cili përveç përvojës së tij si burrë shteti, është dhe një nga ushtarakët më të shquar të vendit, edhe pse rezervohet për një analizë të gjerë të tragjedisë, nuk i kursen fjalët për ngjarjen e rëndë dhe përgjegjësit e saj. Duke folur për "Shqip" nëpërmjet telefonit, ish-presidenti i Republikës deklaron prerë se komenti i parë dhe i qartë i ngjarjes është se janë shkelur të gjitha ligjet dhe rregulloret ushtarake për shkatërrimin e armatimit dhe municioneve. "Unë do të flas më gjatë pas reagimit dhe qetësimit të situatës, por gabimi më i rëndë për mua është se janë shkelur të gjitha rregullat ushtarake për shkatërrimin e municioneve dhe armëve ushtarake", deklaron Moisiu për "Shqip", i cili pyetjes se si duhej vepruar sipas rregullave, i përgjigjet shpejt: "Sipas rregullave, shkatërrimi i municioneve dhe armëve dhe përpunimi i tyre duhet të bëhet jo më pak se 20 km larg zonave të banuara". Më pas, ish-kreu i shtetit shqiptar, i cili shprehet shumë i prekur, por edhe i revoltuar nga ndodhia e kësaj katastrofe me përmasa gjigande, i referohet shkrimeve në media, ku është shkruar për kontratat e Ministrisë së Mbrojtjes me kompanitë për të kontraktuar shkatërrimin e municioneve dhe armatimit. Sipas Moisiut, e gjithë kjo që ka ndodhur e ka emrin "papërgjegjshmëri", të cilin një nga ushtarakët më të shquar shqiptar e cilëson të rëndë, sepse nuk janë zbatuar rregullat përkatëse, të cilat sidomos në fushën ushtarake, e aq më keq për armatimin, janë strikte dhe kërkojnë zbatimin me fanatizëm të tyre. "Gjithçka është bërë me një mendjelehtësi të pashoqe. Duhet të merremi me ata që kanë qëllime të mbara dhe jo qëllime të mbrapshta", tha për "Shqip" ish-presidenti i Republikës, i cili drejtoi shtetin shqiptar për pesë vjet rresht, por që ka një përvojë shumë të gjatë në poste të larta, si ministër dhe zv.ministër i Mbrojtjes.
Gjeneral Moisiu nuk e pranon edhe justifikimin që po bëhet nga autoritetet shtetërore, sipas të cilave kemi të bëjmë me një rrezik të madh siç janë shkatërrimi i sasisë së pafund të municioneve që Shqipëria trashëgon nga regjimi komunist. "Këto justifikime janë pavend, bota zbërthen të gjitha armët dhe municionet. Me teknologjinë e sotme po zbërthehen madje edhe armët bërthamore. Këto janë gjëra normale në industrinë ushtarake, prandaj të mos frikësojmë njerëzit dhe t‘i demonizojmë gjërat", thekson për "Shqip", ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai bën të ditur se po e ndjek situatën me vëmendje dhe po shikon se cili do të jetë reagimi i shtetit shqiptar. Administrimi i armatimit dhe shkatërrimi i tyre është vërtet një çështje shumë me përgjegjshmëri, për të cilën ministria mund të këshillohet me njerëzit më të shquar të saj, të cilët kanë dhënë prova se i kanë shërbyer shtetit me devotshmëri.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (12 vendosur):
Pa dyshim se faktori njeri ka pergjegjsin e tij.
Pse jemi kaq te pa pergjegjshem per fenomene qe rrezikojne jetra njerzish dhe krijojne deme te pa kompenzueshme matriale.
Dhe Kryeministri ( me karagjozi i pare ndonjehere ne kete bote ) ka pafytyresine dhe paturpesine te deklaroje qe Ministria e Mbrojtjes na qenka pergjegjese vetem per transportin e jo per cmontimin e tyre!!!
Me falni po me kete deklarate te bere, ai duhet marre direkt ne spital si i semure mendor, e jo me te tjerat qe duhet cuar direkt ne gjykate!!!
Mjere mjere Shqiperia ne c'duar ka rene!!!
mu kane ashtu qe na kane vrare e na kane prere.Nuk pranojn bashkim vllazim.Nuk pranojne te nderrojne komb flamure.keta jane ba shkije se kosovari eshte shka.keta nuk jane ma shqiptare serbija arriti te shtoje numrin.Kurse kosova nuk eshte shtet siq rreni ju zotei se ne dijme shkrim lexim.Kte shko tregoja femijeve tu.Pajtohem plotesishte me samiun.
Kosove pa sovranitet me shkije bashkim vllaznim si ne kohen e titos tito.
ME VJEN KEQ PER ATE TRAGJEDI QE NDODHI PAK DIT ME PAR .I BEJ THIRRJE KRYEMINISTRIT TE VENDIT TE MOS DALI SHPESH NE KONFERENCA SHTYPI E MOS FLASI BROCKULLA POR TE DALI TE KERKOJ FALJE PUBLIKISHT PER TRAGJEDIN E TI VIHET NE DISPOZICJON PROKURORIS SE PERGJITHSHME BASHKE ME FATMIR MEDIUN . NUK DUHET TE ISHIN LEVIZUR OFICERET MADHOR TE USHTRISE NE KOHEN QE ERDHI PD-ja NE PUSHTET NUK DUHEJ NJE MINISTER MBROJTJEJE PA AKADEMIN E RENDIT OSE TE MBROJTJES JO USHTRI E POLICI ME MILITANT PARTIAK NUK HYET NE NATO ME FLAMURET E PARTIS
Vendosni komentin tuaj