24 ore lajme: Ina Rama: Askush nuk do t’i shpetoje pergjegjesise Ina Rama: Askush nuk do t’i shpetoje pergjegjesise ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 16 March, 2008 11:43:00 Kryeprokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka deklaruar se tashme jane duke punuar per zbardhjen e ngjarjes se Gerdecit. Sipas saj eshte e pamundur nderhyrja e tanishme ne vendin e ngjarjes pasi rrezikohen ende shperthimet. Aktualisht kemi disa pista hetimi dhe ne kemi pyetur 30 persona qe jane ne dijeni per ngjarjen. Gjithashtu kryeprokurorja tha se jane pyetur edhe perfaqesues te ministrise se Mbrojtjes dhe drejtues teknike te firmes qe kryente cmontimet per kete situate. Jane duke u zbardhur te gjitha veprimet ne lidhje me veprimet e lendeve plasese. Ina Rama tha se ka urdheruar ngritjen e nje grupi per verifikimin e ngjarjes. Me tej ajo ka theksuar se “Rreth ores 15 grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe ka qene pjese e shtabit te emergjences. Eshte punuar edhe per identifikimin e kufomave nepermjet policise gjyqesore. Jane duke u kryer punime per te zbardhur ngjarjes pasi eshte pista e zbatimit te rregullave per lendet plasese nga te gjitha subjektet qe jane te perfshira ne kete proces. Po hetohet nese jane zbatuar rregullat ne procesin e cmontimit, nese jane zbatuar kriteret e drejta, shperdorimet e mundshme te detyres apo konkurencat e pandershme mund te jene shkaqet e nje qellimi kriminal te krujuar apo dickaje me dashje. Keto jane disa nga hipotezat e krijuara ne kushte shume te veshtira pasi ne kemi shume pak kohe ne dispozicion dhe per me teper ne nje terren te veshtire. I gjithe aktiviteti hetimor konsiston ne zbardhjen e ngjarjes” tha Rama. “Ajo qe dua t’ju them eshte se organi i akuzes me mundesine qe ka po mundohet te zbardhe kete ngjarje ne menyre qe pergjegjesit te vihen para ligjit. Nese faktet do te rezultojne se pergjegjesi per kete ngjarje kane edhe zyrtaret e larte atehere ata nuk do te mbesin jashte kesaj pergjegjesie ligjore. Megjithate dua te theksoj se kemi vetem 24 ore hetimi dhe nxjerrja e nje perfundimi do te ishte shume e nxituar. Grupi hetimor po lidhet me prokurorine e Tiranes dhe cdo gje qe disponon edhe prokuroria e Durresit per kete ngjarje do ti kalojne prokurorise se Tiranes. Nuk kam version te detajuar per viktimat sepse nuk mendoj se eshte pika me interesante e hetimit. Ajo qe po hetohet jane disa pista mes te cilave jane edhe zbatimi i rregullave. Firma amerikane ka lidhur nje kontrate per kete proces dhe ccdo gje eshte per tu verifikuar” deklaroi para medias kryeprokurorja. Gjithashtu ajo shprehu se “Nuk dua te gjykoj zgjidhjen e ketij procesi dhe nuk mund te bejme paralelizma. Ne kemi administruar nje pjese te dokumentacionit, dhe do te shohen me perpikmeri te gjitha procedurat qe duhej te ndiqeshin sipas ligjeve. Me aq sa une kam informacion nuk ka rezultuar qe aty te kete patur femije pasi eshte marre ne pyetje administratori i firmes shqiptare zotin Delijorgji”, perfundoi kryeprokuroria Ina Rama.