Faqja e Pare | Shqiperia | Ina Rama: Askush nuk do t’i shpetoje pergjegjesise

Ina Rama: Askush nuk do t’i shpetoje pergjegjesise

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kryeprokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka deklaruar se tashme jane duke punuar per zbardhjen e ngjarjes se Gerdecit. Sipas saj eshte e pamundur nderhyrja e tanishme ne vendin e ngjarjes pasi rrezikohen ende shperthimet. Aktualisht kemi disa pista hetimi dhe ne kemi pyetur 30 persona qe jane ne dijeni per ngjarjen. Gjithashtu kryeprokurorja tha se jane pyetur edhe perfaqesues te ministrise se Mbrojtjes dhe drejtues teknike te firmes qe kryente cmontimet per kete situate. Jane duke u zbardhur te gjitha veprimet ne lidhje me veprimet e lendeve plasese. Ina Rama tha se ka urdheruar ngritjen e nje grupi per verifikimin e ngjarjes.
Me tej ajo ka theksuar se “Rreth ores 15 grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe ka qene pjese e shtabit te emergjences. Eshte punuar edhe per identifikimin e kufomave nepermjet policise gjyqesore. Jane duke u kryer punime per te zbardhur ngjarjes pasi eshte pista e zbatimit te rregullave per lendet plasese nga te gjitha subjektet qe jane te perfshira ne kete proces. Po hetohet nese jane zbatuar rregullat ne procesin e cmontimit, nese jane zbatuar kriteret e drejta, shperdorimet e mundshme te detyres apo konkurencat e pandershme mund te jene shkaqet e nje qellimi kriminal te krujuar apo dickaje me dashje. Keto jane disa nga hipotezat e krijuara ne kushte shume te veshtira pasi ne kemi shume pak kohe ne dispozicion dhe per me teper ne nje terren te veshtire. I gjithe aktiviteti hetimor konsiston ne zbardhjen e ngjarjes” tha Rama.
“Ajo qe dua t’ju them eshte se organi i akuzes me mundesine qe ka po mundohet te zbardhe kete ngjarje ne menyre qe pergjegjesit te vihen para ligjit. Nese faktet do te rezultojne se pergjegjesi per kete ngjarje kane edhe zyrtaret e larte atehere ata nuk do te mbesin jashte kesaj pergjegjesie ligjore. Megjithate dua te theksoj se kemi vetem 24 ore hetimi dhe nxjerrja e nje perfundimi do te ishte shume e nxituar. Grupi hetimor po lidhet me prokurorine e Tiranes dhe cdo gje qe disponon edhe prokuroria e Durresit per kete ngjarje do ti kalojne prokurorise se Tiranes. Nuk kam version te detajuar per viktimat sepse nuk mendoj se eshte pika me interesante e hetimit. Ajo qe po hetohet jane disa pista mes te cilave jane edhe zbatimi i rregullave. Firma amerikane ka lidhur nje kontrate per kete proces dhe ccdo gje eshte per tu verifikuar” deklaroi para medias kryeprokurorja. 
Gjithashtu ajo shprehu se “Nuk dua te gjykoj zgjidhjen e ketij procesi dhe nuk mund te bejme paralelizma. Ne kemi administruar nje pjese te dokumentacionit, dhe do te shohen me perpikmeri te gjitha procedurat qe duhej te ndiqeshin sipas ligjeve. Me aq sa une kam informacion nuk ka rezultuar qe aty te kete patur femije pasi eshte marre ne pyetje administratori i firmes shqiptare zotin Delijorgji”, perfundoi kryeprokuroria Ina Rama.

Komente (4 vendosur):

17 ne 17 March, 2008 01:59:14
avatar
E MOJ DORE ZEZ,PSE FLET KOT,TOPI E BERISH TE DHA ATE DETYRE,HOQE SOLLAKUN
DHE TE EMRUAN TY!SOT DO ME BEHESH HEROIN!SPAHI HAP HETIME KONDER BERISHES,
VAJZES BERISHES,MINISTRIT TE MBROJTJES,
PRESIDENTIT BAMIR TOPI,FATOS NANOS,SE
KU ISHIN DERI NE SOT?A NUK I KAN DITUR KETO VENDE ME MUNICIONE USHTARAKE?
DHE PSE NUK I KAN ELIMINUE DERI NE SOT?
POR NDOSHT JU DO E ZEVENDSONI
"SHOTE GALICEN"POR O DO DORE ZEZ!
JE NE DUART E MAFIOZFE-KOZA NOSTR.
Besim Kastrati ne 17 March, 2008 05:17:15
avatar
17.03.2008
Eisenach Gjermani


Leter e hapur


Kujdesuni nga ,,pistat´´e reshqiteshme !

Shume e nderuara zonja Ina Rama!

Ju jeni ne postin e prokurores se pergjitheshme te Republikes se Shqiperise dhe keni bere betimin

per mbrojtjen e interesave te Shtetit ne baze te kushtetutes.

Nuk me duket se jeni duke bere pune te mire me minimizimin e gjendjes reale dhe me marejen ne

mbrrojte te personave pergjegjes te cileve do t´ja shihni sherrin!

Ju lutem qe t´i permbushni kushtet per nje realizim te plote dhe te suksesshem te mandatit tuaj!

Staza kryesore e punes suaj sipas mendimit tim duhej te ishte ne kete moment:

Vendendodhja e ;;fabrikes``;Struktura e te punesuarve ; Mjetet e punes ; Siguria ne pune ;

Masat parandaluese ; Ndihma ndaj te plagosurve neper tunele apo nen germadha ;

Papergjegjesia dhe nonshallanca e punedhenesve ; Pergjegjesia e shkaktareve te kesaj tragjedie;

Kompensimi i dameve materiale dhe kompenzimi per vuajtjet-lendimet-invaliditetin etj,etj.

Me nderime vellazerore


Besim I. Kastrati
Eisenach / gjermani
Besim Kastrati ne 17 March, 2008 05:42:38
avatar
17.03.2008

Letra e papublikuar e hapur qe nga 15.03.2008 e derguar shume redaksive te shtypit dhe televizioneve ma me renome ne shqiperi.
A eshte kjo censure apo autocensure?!



15.03.2008
Eisenach / Gjermani


Leter e hapur

Kerkoi doreheqjen tuaj zoteri Sali Berisha !

Shume i nderuari zoteri Sali Berisha,sot isha tere diten ne percjellje te programeve televizive per

t´u informuar me detalisht mbi fatekeqesine e hallexhinjeve te fshatit Gerdec. Sot kuptova pos

tjerash se ne ,,fabriken´´ per asgjesimin e mjeteve shperthyese ushtarake ne ate fshat jane te

punesuar njerez te pakualifikuar per lemine gjegjese dhe se shumica e tyre ishin femra !!!

Kishte aty edhe te punesuar te moshes jomadhore !!!Mjetet e mbrojtejes ne pune nuk egsistonin!!!

Masat e sigurise nuk ishin planifiku e leje ma t´jene realizu !!!

Une kam qene gjer me sot adhuruesi i juaj me mende e me shpirte porse sot ju mbaje pergjegjes

direkt ose indirekt per humbjen e jeteve te njerezve tuaj.

Nuk eshte e njerezishme qe te perpiqeni qe te gjeni ,,arsyetim´´.

Ketu mban pergjegjesi edhe ma shume se ju ,,ministri´´ i juaj per punesim.

Pas pak diteve do te publikohet edhe lista e emrave te punetoreve te demtuar-te vdekur dhe pastaj

s´do te ket hapsire per t´u mbrojtur askush nga pergjegjesite v veta.

Sipas meje,mos per pergjegjesi direkte apo indirekte,ateher se paku si akt moral ju duhet t´a

pregaditni dhe ta realizoni dorheqjen tuaj.

Mundeni nese deshironi edhe ta vazhdoni rrugetimin tuaj politik qe do t´ju sjelle mesiguri vetem
veshtiresi dhe probleme te cilat nuk do te harrohen sikurse edhe ato te skemave ,,piramidale´´.

Me nderime vellazerore e pa hidherim

Besim I. Kastrati / Gjerman
ne 17 March, 2008 06:05:16
avatar
te jep menjeher doreheqje Salisllobodanka)berisha.
Se naj prishte shtetin.
Keshtu te japin doreheqje Hashim dhe Fatmir Milloshi.
Ne vend te tyre te vijne forcat patriotike shqiptare.FBKSH-AKSH.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Vlereso artikullin
0