Faqja e Pare | Shqiperia | Ndalen zjarret në Gërdec duke bërë të mundur rifillimin e operacioneve të kërkimit

Ndalen zjarret në Gërdec duke bërë të mundur rifillimin e operacioneve të kërkimit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Femije i plagosur nga shperthimi

Në Shqipëri gjatë natës u ndalën shpërthimet të cilat kishin vazhduar prej 14 orësh në depon e armëve në Gërdec pranë Tiranës dhe që shkaktuan vdekjen e të paktën pesë personave, një numër që megjithatë mund të rritet me rifillimin sot në mëngjes të operacioneve për kërkim shpëtimin.  Dje rreth një mijë trupa nuk arritën të afroheshin, pikërisht për shkak të flakëve që vazhdonin. Ndalimi i shpërthimeve do të bëjë gjithashtu që e gjithë zona të vihet nën kontroll.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes që folën në mëngjes me Zërin e Amerikës, është hartuar edhe plani i ndërhyrjes. Fillimisht do të bëhet pastrimi i shpejtë i zonës, por edhe kontrolli për të mbijetuarit dhe viktimat e mundshme, ndërkohë që një nga tunelet në atë zonë nuk është kontrolluar ende.

Në mëngjes, forcat e policisë gjetën edhe një fëmijë që i kishte mbijetuar shpërthimeve të djeshme dhe që e kishte kaluar gjithë natën jashtë. Në këto operacione do të angazhohen edhe forcat e policisë.

Megjithë numrin e lartë të të plagosurve, mbi 250 deri tani, autoritetet spitalore e kanë përballuar me sukses fluksin e papritur. 100 prej tyre kishin plagë të lehta dhe e kanë marrë ndihmën e dyhur, 12 janë në gjendje të rëndë, 4 ose 5 persona mendohet të jenë nisur për në Janinë të Greqisë, ndërsa një avion i ardhur nga Italia, pritej të arrinte shumë shpejt, për të transportuar disa nga të plagosurit rëndë. PO ashtu nga Kosova janë dërguar pako gjaku të dhuruar që u transportuan me një helikopter të KFOR-it.

Problemi tjetër që shtrohet është se çfarë do të bëhet me banorët e zonës, ndërkohë që 4 mijë persona janë evakuuar dhe zona është shpallur një zonë fatkeqësie.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta duke patur parasysh edhe dinamikën e djeshme. Kryeministri Sali Berisha tha dje se shkaqet mund të jenë të ndryshme që nga gabimi njerëzor, det vetëshpërthimi i ndonjë predhe. Megjithëse për çmontimin e municionit ishte kontraktuar një kompani amerikane, ajo kishte kontraktuar nga ana e saj një kompani shqiptare për punën në terren.

Sipas njoftimeve të mbrëmshme qeveritare të konfirmuara nga kryeministri nuk ka pasur asnjë prej përfaqësuesve të kompanisë amerikane të pranishëm gjatë shpërthimeve.

Shqipërisë i duhet të asgjësojë arsenalin e kohës së komunizmit dhe të modernizojë forcat e armatosura për t’u kualifikuar për një ftesë për anëtarësim në NATO në takimin e nivelit të lartë të Bukureshtit. Ka pasur gjithashtu përpjekje për pakësuar numrin e armëve në vend, që kanë mbetur që nga koha e diktaturës së ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Me anë të një deklarate, ambasada amerikane tha dje se i kishte përcjellë me tronditje dhe shqetësim njoftimet për atë që e quajti aksident tragjik në depon ushtarake.

Komente (27 vendosur):

anisa ne 16 March, 2008 05:30:25
avatar
me vjen shum keq per kyt femi
kolli ne 16 March, 2008 05:39:36
avatar
Me vjen keq shum .me dhimbsen te gjith ata qe e kan perjetu kete tragjedi a.shum a....
kicomann ne 16 March, 2008 05:40:21
avatar
Shum me vjen rand ,qa ka ndodhur por ishaLLA ZOTI JA RUAN MENT ktyne qe kan shpetuar dhe i jep shnet se kta ma kan shkuar zoti u baft leht .KAM dhimbje shum se dhe i ngushlloj fam e te vdekurve.
sadie peka ne 16 March, 2008 06:21:06
avatar
nje ngushellim per te gjithe familjaret e viktimave dhe te plagosurve.bashkohem edhe une me dhimbjen tuaj.ky shperthim qe ndodhi dje tronditi gjithe shqipetaret jo vetem Voren.uroj qe te mos kete me ngjarje tjera tragjike sic ishte kjo jo vetem ne Shqiperi por kudo ne bote
Faton Frangu ne 16 March, 2008 06:27:28
avatar
Të jeni të fortë dhe unik edhe përballë kësaj tragjedie,siq kanë ditur dhe din të jenë shqipëtarët .
Gjithë kosova jemi me mendje kah ju dhe besoni se edhe ne kemi dhembje të madhe si ju,por sëbashku do ta përballojmë edhe këtë gjendje të rëndë.
Arben Carcani ne 16 March, 2008 06:37:00
avatar
O shtet Shqiptar a keni mend per popullin .Ku esht par qe depot e bombave apo te predhave te jene ne zone te banuar me njerez ,apo nuke e dini sec eshte fjala njeri.Sigurisht qe nuk edini,
Tom Camaj ne 16 March, 2008 06:45:37
avatar
Si shqiptar nga Amerika me prejardhje nga Malesia e Madhe nen Mal te Zi ngushlloi bashkombasit e mi per kyt tragjedi kombetare. Dasht zoti qe sa me lehte te kapercehet kjo situate ne Shqipri. Ne vecanti ju shprehi ngushllime familjareve qe humben me te dashurit e tyre dhe deshiroj qe sa ma cpejt te plagosurit te sherohen dhe rehabilitohen pasojat e kti rasti tragjik.
Dasht Zoti qe mos te lexojm ma kesodhe lajme te ngjajshme me ket.
Donald ne 16 March, 2008 06:50:56
avatar
Me vjen shume keq per kete tragjedi qe ka ndodhur ne fshatin gerdec.Dhe beje thirrje te gjithe shqiptarve qe kane mundesi te dhurojne gjak ne k'te momente te veshtire.
valon ne 16 March, 2008 07:06:56
avatar
pse e kan maru ata at fabrik ngat banorve a spaten ku me ndreq dika ku ska njerz pereth saj mer budall

para se me ndreq asi fabrike duhet te mendohet sigurimi i njerze mas parti njerz pa shkoll
fioralbaxhaferri ne 16 March, 2008 07:07:44
avatar
Me ngjan si nje tmerr qe perseritet... Edhe nje here fati nuk eshte nga ana e shqipetareve. Le te mobilizohet e gjithe shoqeria civile dhe te ndergjegjesohen per dhimbjen e tjetrit. Me shume pergjegjesi per qeverine shqipetare. Perqafime per te afermit e te vdekurve dhe te plagosurve.
afrim ne 16 March, 2008 08:16:52
avatar
Vertet me vjen shum shum keq per ket njgjare qe ndodhi ne SHQIPERI. Qe nga dita e djeshme nuk po muj te vij ne vete me kto pamje trishtuse qe po i shof. Andaj si njeri, si shqipetar qe gjendem ne diaspor apeloj te te gjith ata qe kan mundesi ti ndihemojn keta njerz te mjer ku pa piken e fajit te tyre iu ndodh me e keqja.
Besa ne 16 March, 2008 08:36:35
avatar
Me vjen shume keq per kete tragjedi qe ka ndodhur ne Gerdec.Shpreh ngushellime te thella te gjitha familjeve qe humben te dashurit e tyre si dhe te lenduareve u deshiroj sherim te shpejt. Mendja dhe zemrat tona jan tek ju. Zoti ju ndihmofte.
Besa nga Kosova
imigrant ne 16 March, 2008 08:50:53
avatar
Shqiptare kudo qe jeno ne diaspore apo troje shqiptare, business man kudo qe jeni, organizatore, shoqata kombetare dhe parti politike, ju lutem ngrini ndonje llogari bankare qe te gjithe ato qe kane mudesi te kontribojne ne kete fatkeqese kombetare. faji nuk eshte i kurrkujt, por Fatis te Zi te banoreve. bashkuhuni dhe ndihmoni. Ju lutem, edhe nje dollare apo nje euro te ndihmon duke kuptuar shprehjen e vjeter shqiptare se "GURRE GURRE BEHET KALAJA"

Me vjen shume keq si per ato qe jane plagosur, humbur te afermit apo edhe ato qe kane perjetuar kete shperthim "vullkanik" .. Zoti ju ndihmofte kudo qe jeni dhe jua sjellte dhimbjen sa me te lehte. Ju lutem ndihmoni.....
astriti ne 16 March, 2008 08:54:06
avatar
Po i jap VALONIT meqe e shof qe paska shkruajtur shume PSE ESHTE NDERTUAR AJO FABRIKE ju e dini mire qe ne shqiperi nuk eshte e lehte te gjindet pune sigurisht ne ate fshat kane qene te lumtur qe kane pasur ate fabrike te pakten arrinin te jetonin te punon dhe te fitonin POR kjo meqe ka qene nje firem e huaj pse nuk u ka krijuar kushtet sikur shtetasve te tyre qe ne ate moment nuk ishte asnje ne fabrike OSE TANI QE UNE SHKRUAJ ATO JANE NE RESTORANTE ndersa une ketu me lete ne sy KJO pseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee''???
ASTRITI ne 16 March, 2008 08:58:21
avatar
nga merzia shkajta shume ne keto faqe TANI E SHOF TE VENDIT TI FLENDEROJ TE GJITHE <edhe pse une nuk jam askushi ti falenderoj>>POR GJITHSESI FLM TE GJITHA SHTETEVE QE J KANE DHENE NDHMEN NE KETE TRAGJEDI NJEREZVE TE THJESHTE dhe NE VEQANTI VLLEZERVE TE KOSOVES PER GJAKUN QE KANE DERGUAR NE TIRANE flrminderit ..
mirlind alaj ne 16 March, 2008 09:55:28
avatar
jam kosovare jetoj ne shkup te maqedonis desha qe tju shprehi ngushllime atyre qe hupen me te dashurit e tyre ne ket tragjedi po ashtu te plagosurit te sherohen sa me shpejt. kisha lut qe me bujarin ton tju ndihmojm me at qe mundem vllezerve dhe motrave tona dhe dasht zoti qe mos tna bije diq tjeter per ta haru ket tragjedi
sanije demiri ne 16 March, 2008 10:05:52
avatar
zoti ju ndimoft atyre familjeve qe pesuan ket tragjedi se do vdesim e nuk mund ta harojm ket tmer. me mendje e me zemer jemi me ju o vllezer shqiptar.nga motra e juaj sana prishtin
drenica ne 16 March, 2008 11:11:37
avatar
jem te gjith me juve gerdec dhe te gjith dhimbjet i perjetojm me juve zoti qoft me ju dhe jav lehtesoft kete dhimbje drenica
demokrati ne 16 March, 2008 11:21:32
avatar
me vjene shume keq per ngjarjen e rende qe ka ndodhure dhe ngushllimet e mija per te gjitha failjet qe jane prekure nga kjo fatekeqesi.po ashtu falederoje nga zemra te gjithe ata shqiptare qe dhane dihmen e pare ne keto dite te veshtira per popullin shqipare kudo ku ndodhen ne te gjitha trojet shqiptare.po ashtu po kame deshire te pershendes edhe politiken shqiptare qe per here te pare arriten qe ne keto dite te veshtira te mose e politarizonin gjendjen pore te bashkoheshine se bashku per ta kaluare kete tragjedi se bashku dhe te sakrifikonin te gjitha mundesite emundshme per ta kaluare sa me shpejte dhe me same pake dhimbje kete ngjarje.sic ishte takimi i berishes me ramen ne spitalin ushtarake.nga ana ime urimet dhe pershendetjen me te sinqerta per te dy kryetaret qe ne keto dite te veshtira ndodhen ne mes te popullite per tju dhene ndihmen qe ju takone dhe jo per ta politarizuare dhibjen e popllite te tyre .pershendes gjithashtu dhe dy dekleratat e tyre per angashimine e tyre maksimale per tju dhene ndihma e pare te gjithe njerezve te plagosure dhe atyre qe jane pa shtepi dhe hetimine e ngjarjes po ja lane organeve te caktuara per ta sbardhure sa me shpejte qe te jete e mundure duke dhene informazioni e duhure prane organevete prokurise dhe jo per ta politarisuare fatekeqesine e popullit per karriget e tyre sic ka ndodhure shpesh ne vendine tone.me vjene shume keq per partine e ilire metes qe edhe ne keto dite te veshtira po mendone qe te beje politike,duke akuzuare qe ne minutat e para te kesaj tragjedie qeverine.jo jo ilire nuke fitohen votat me fatekeqesite e popullit,ne keto caste nuke mendone njeri per sali ,rame apo ilire pore se si ti gjenden sa me prane per ta kaluare me sa me pake dhimbje qe te jete e mundure dhe jo te merri me politike per te fituare<DENJITET>TURPE TE KENI:EDHE UNE QE ISHKROVA KETO DY RRESHTA NE LIDHJE ME POLITIKEN NE KETO MOMETE KAQE TE VESHTIRA PER POPULLIN SHQIPTARE U NDJEVA SHUME KEQ PORE NUKE NDeJTA DOTE PA SHKRUJTURE KURE LEXOVA DY ARTIKUJE TEK TOP-channelnga partia e ilire metes qe medonte ne keto dite te veshtira per ta akuzuare qeverine dhe jo per tu bashkuare me dhimbjet e populit.edhe nje here nkushllimet e mija per te gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi.
Gezim ne 16 March, 2008 11:55:37
avatar
jo vetem nga kosova apo nga maqedonija por te gjith shqiptaret kjo ngjarje ne Gerdec ju shprehi ngushllime te gjith familjev qe jan te prekura nga ky rast Zoti jav lehtsoft kete dhimbje.. dhe ju lutem dikush duhet ty qel dyert e gurbetqarve qe te kem mundesi qe te pakten te japim edhe ne ndihm diqka nje gjirollogari apo nje mundesi tjeter ju pershendes ...
GANI ne 16 March, 2008 12:02:31
avatar
Ngushellime mbarë kombit Shqipëtar,te gjithve qe sot ndjehemi shumë te pikelluar.Na jep forc o zot te gjithë Shqipëtarve e më së shumti familjeve te viktimave qe po kalojn kaq qaste të renda dhe tragjike.Ndihmo o zot qe te sherohen të lenduarit jepu forc atyre te kalojn dhembjet e renda te plagëve.Bekoje o zot Shipërin,Kosovën, dhe gjithë vendët ku jetojnë Shqipëtaret.Mos lejo o zot tragjedi dhe vuajtje mbi ketë popull fisnik...AMEN
Besnik Cupi ne 16 March, 2008 12:20:22
avatar
me vjen shum keq per ngjarjen e rende qe ka ndodhur ne gerdec shprehim ngushllimet une dhe gjith familja ime per ata qe jane preku nga kjo fatkeqsi na vjen shum keq e gjith familja ime lutemi tek zoti qe zoti ti ndihmoje te gjithe njerzit atje nga rreziqet veqanti femijet e vegjel shteti duhet te bej diqka jo vetem me fjal por me pune se po te kishte qeveri nuk do kishte ndodhur keshtu se qeverija mendo vetem per karrike nuk perkushtohen popullit nga qe skemi qeveri ja nje shembull shko ne greqi te trajtojne si kafsh se skemi qeveri se mendojn vetem per karrike dhe jo per popullin mjer populli qar qeverie ka turp turp
GANI ne 16 March, 2008 01:02:12
avatar
Ngushellime mbarë kombit Shqipëtar,te gjithve qe sot ndjehemi shumë te pikelluar.Na jep forc o zot te gjithë Shqipëtarve e më së shumti familjeve te viktimave qe po kalojn kaq qaste të renda dhe tragjike.Ndihmo o zot qe te sherohen të lenduarit jepu forc atyre te kalojn dhembjet e renda te plagëve.Bekoje o zot Shipërin,Kosovën, dhe gjithë vendët ku jetojnë Shqipëtaret.Mos lejo o zot tragjedi dhe vuajtje mbi ketë popull fisnik...AMEN
Tropoja ne 16 March, 2008 01:44:32
avatar
Ngushllimet e mija te gjithe familjareve te tragjeise,dhe gjithe Shqipetareve kudo qe jane.Zoti i Bekofte Shqipetaret.Amin.
tironse ne 16 March, 2008 02:02:41
avatar
ngushellimet e mija krejt popullit tim
remonda nga franca ne 17 March, 2008 04:45:21
avatar
ngushellimet e mija
BESART KRASNIQI (OPOJ)f.sh.brezne ne 17 March, 2008 02:47:49
avatar
po me vjen keq per ket fmi por zoti nuk ka dasht me ba keq per ket fmi tash sken qka me ba por atyre qe jan te mytet familjeve te tyre ju jap ngushllime me te perzemerta se prap ky fmi esht gjall por shka jan duke ba prinderit e tyre te afermir e tyre po sdi zoti ju ndomoft

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00