Te pakten pese te vdekur dhe mbi dyqind te plagosur ne shperthimin tek fabrika e cmontimit te armatimit ne Gerdec te Tiranes
Shpërthimet që ndodhën të shtunën gjatë mesditës, shkaktuan të plagosur dhe dëme në një zonë të gjerë, dhe u dëgjuan më shumë se 170km larg në kryeqytetin maqedonas, Shkup.
"Ky është një bilanc i hidhur," tha kryeministri Berisha.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë e rritjes se numrit të viktimave.
"Nuk është numri përfundimtar i viktimave," tha zoti Berisha para gazetarëve.
Viktimat
Rreth 4,000 persona janë evakuar nga zona, ku edhe vonë në mbrëmje shihej zjarri i shkaktuar nga shpërthimi.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Durrësit dhe Tiranës. Këto i kanë bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të plagosurit.
Kanë vazhduar kërkimet për punëtorët që ishin në punë në momentet e shpërthimit.
Punëtorët e shpërthimit kanë gjetur dhe shpëtuar 25 banorë që ishin fshehur në një bunker.
Shumë banorë ishin fshehur në tunele, apo bunkerë nga frika e shpërthimeve të tjera.
Janë ngritur dhe shtabet e emergjencës dhe punonjësit e xhenios, zjarrfikëset dhe ato të shëndetësisë kanë hyrë në fshat.
Mjete të blinduara dhe forca speciale të ushtrisë u kanë shkuar në ndihmë banorëve.
Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, po kryeministri Berisha tha se nuk përjashtohej gabimi njerëzor apo mund të ishte thjesht aksident.
Mbështetje
Presidenti Bamir Topi, ka kërkuar që t'u krijohen mundësitë e duhura dhe qetësia e nevojshme punonjësve të shëndetësisë dhe policisë, për t'u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Solidaritet më të mbijetuarit ka shprehur dhe kryetari i opozitës Edi Rama, i cili shkoi pranë vendngjarjes dhe në spital.
Ndërsa kryeministri Sali Berisha tha se qeveria do të bëjë gjithçka për t'u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar.
Zoti Berisha tha se kishte nisur një hetim për aksidentin, i cili ndodhi në një fabrikë të drejtuar nga një kompani amerikane për çmontimin e armatimeve.
Shqipëria ka më shumë se 100,000 ton municion të periudhës komuniste- të përhapura në të gjithë vendin
Zoti Berisha tha se do të gjenden rrugë të reja për të shkatërruar "sasinë kolosale" të tyre.
"Municioni i rrezikshëm përbën problem madhor," tha zoti Berisha.
Një numër vendesh të NATOs e kanë ndihmuar Shqipërinë të shkatërrojë municionin e tepërt e të vjetëruar.
Tirana shpreson të marrë ftesë për të hyrë në aleancë në samitin e Bukureshtit, muajin e ardhshëm.
Zoti Berisha i tha gazetarëve se nuk besonte se aksidenti i të shtunës do të ndikontë në vendimin që do të merrej.
Asidente të ngjashme, tha ai, kishin ndodhur edhe në një numër vendesh të NATO-s.
Vende të ndryshme si SHBA, Italia, Greqia, Maqedonia, Turqia dhe Kosova kanë ofruar ndihma mjekësore dhe të tjera pas shpërthimeve.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (51 vendosur):
shperthim te papritur.me shume keqardhje Manjola - USA
Ju lutem TEAM 24 >> Me shum Lajme per Ngjarjen.... Eri nga Hamburgu!
Sunsons29@hotmail.com
zoti qofte me ju shpresojme qe ndimat te jene te kosiderushme dhe te shpejta per te ndimuar zemrat e plagosura , marim pjese dhe ju bej dhirje te japi kontdibutin tone per ti ndimuare familjet dhe te plagosurit e kesaj trgjedije me shum dhimbje shprehim mirnjohjet tana zot mu ju te gjithe amen
nuk e di ku mund te japim gjak nga greqia.. nese dini ju lutem me thoni. athin
Ideja per te kijuar nje fond per te donuar per rindertime eshte shume e mire. Si mund ta bejme?
INXHINIERIT NGA ZVICRA- ju lutem mbylleni gojen se te gjithe dime te ankohemi por jemi te rritur dhe te edukuar aq sa ta kuptojme qe kjo nuk eshte koha e duhur!
Unë bazuar më ristudimin timë që po e bëj,e gjitha kjo katastrof e asaj Krahine që ka ndodhur,ka qenur një shkaktar nga ai ish Diktatori...,ku ëmrin s'po mundem as të ja shkruaj,po më duket,se t'a shkruaj"do ndytet dhe morali i respektit tim,po dhe e gjith kombit ton aq të vuajtur,ku shuuumë më vjen keq.
Unë po e ndij vetën të pa respekt,në një aspekt,që s'po mu ipet mundesia të vij e t'ju ndihmoj,si në aspektin e ndihmes phizike,po dhe të dhenjes se"GJAKUT"?Për shkaqe subjektive?Ku nder to???Sepse e kam ndaluar nga aspekti medicional,që të dha"GJAK"?Sepse pij Medicamente kunder semundjes se"Epilepsis",ku dhe e kam të ndaluar të punoj në menyr Phizike.
Një po i lutna në menyr të veqant atyre që ishin në situat katastrophike,në kok?Që të bëjn sa më sjpejt më mirë?Se e di se sa veshtir është.
Po i lutem zotit se ata,që ju duhet të shkojn jasht shtetit për sherim në kok",të vijn ketu në zvicërr?Sepse kam një rast,që e kam përjetuar,një"Operacion",ku e kam kaluar më<<SUKSES>>
Pra ju kisha sygjeruar atyre Profesorve që e kan marr përsipër një përgjegjesi të madhe,që t'a marrin këtë vendim.
"AMIN VEPRONI KËSHTU".
Për ata që vendoset të vijn këtu,të lajmrohën të"UNIVIRSITET SPITAL ZÜRISH",KU ATJE ËSHTË METROPOLI EVROPIAN,PO DHE BOTROR,PËR ARTE NDËR MË TË NDRYESHMET TË OPERACIONEVE,QË DOJN-DUHET T'I BËJN.
E pres një përgjigje nga ju"zonja dhe zotri"ku e ndij veten krenar,se ç'far angazhimi të thell që beni ndaj popullit ton shqiptar,ku ënde shuuumë po vuan!
E pres sa më par një përgjigje nga ju
Mirupafshim-degjofshim Zonja dhe Zotrinj
Përshendetje nga toni-Zvicërr
Eshte nje pune shume e rrezikshme per mendimin tim shqpiria duhet te kekoj ndihime nga brukseli dhe uashingtoni ,te mos paguaj kete qmim.
ishalla bashkohen me familjet etyre
Italianet na pushtuan, Zogu mori arin dhe u degdis ne kurbet.
Sali Berisha po asgjeson municionet e te gjitha armeve mbrojtese te Shqiperise. I kontrolluar nga dinastia HOXHA.
Shqiperia eshte nje kaos pa qeveri, e infiltruar nga kunder zbulimet e te gjitha shteteve. Cilido qe ka mundesi eshte gati te shese çdo gje shqiptare per dy aspra. Une jam shendoshe e mire ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ju o te mjere çfare do te beni?
PS
Greqia blen tankset e rende leopard 2 nga Gjermania dhe avjonet gjuajtes me moderne F-16. A mendoni ju se do ta mbroni Shqiperine me shkopij dhe gure?
http://www.army-technology.com/projects/leopard/
http://findarticles.com/p/articles/mi_kmafp/is_200507/ai_n14782052
Sqiptaret pranoni rrespekt dhe ngushllimet mė tė sinqerta nga ana Malazeze.
Atos
te pershendes
qfare pavaresie more tupak.Bashkim vllaznimit i thua pavaresi.nen kontroll te huaj i thua pavaresi.Pa komb pa sovranitet.
Po ju trullana ishi dhe mebet o te mjere ata femije qe ju kane.
Vendosni komentin tuaj