24 ore lajme: Dita e Verës: Bashkia e Tiranes për të katërtin vit sjell koncerte, spektakle e surpriza pa fund Dita e Verës: Bashkia e Tiranes për të katërtin vit sjell koncerte, spektakle e surpriza pa fund ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 14 March, 2008 06:52:00 Me rastin e Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës organizoi për të katërtin vit radhazi një festë gjigande me elemente të larmishëm e argëtues, për të gjitha shtresat e grupmoshat. Ashtu si çdo vit, kompani të mëdha biznesi ishin mbështetës të iniciativës së Bashkisë së Tiranës, për të festuar denjësisht këtë ditë tradicionale për vendin. Fëmijët gjeten aktivitete interesante për moshën e tyre pranë lulishtes së Monumentit të Skënderbeut, ku u zhvillua projekti tashmë i suksesshëm “Të lindur për të lexuar”, ndërsa Cirku i Tiranës me kllounët e tij të dashur për fëmijët, dhuroi çaste të bukura e interaktive pranë Parkut “Rinia”. Shumë koncerte me këngëtarë të njohur të muzikës së lehtë dhe alternative, DJ dhe balerinë modernë apo klasikë, u zhvilluan në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës për të argëtuar të rinjtë. Banda e Qytetit i startoi festimet në orën 10:00, për t’u pasuar menjëherë nga Ansambli Popullor “Tirana”. Që në fillimet e saj tradicionale, Dita e Verës ka qenë gjithmonë e lidhur me veprimtaritë sportive apo me lojërat fizike popullore. Për këtë arsye, Sheshi “Skënderbej” u transformua në një stadium të hapur lojërash sportive për të gjitha moshat. Këtë vit si asnjëherë tjetër, Tirana u be skene a aktiviteteve ndërkombëtare në Ditën e Verës. Dy evenimente spektakolare u zhvilluan për herë të parë në kryeqytet. Në orën 10:00, në Sheshin “Nënë Tereza”, të modifikuar si një arenë,do te maten kampionë të botës në Moto Jump, sport ky i përhapur në kontinentin amerikan, por që sot gjen mjaft të apasionuar kudo në Evropë, do të japin spektakël të vërtetë adrenaline për publikun e gjerë. Por pasditja ruajti surpriza më të forta për ata festonin. Në orën 18:00, në perëndim të diellit, nga fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, një karvan emocionues artistësh francezë parakaluan te shoqëruar nga një anije gjigande, për të performuar me muzikë dhe audio-krijimin romantik të hënës. Një pamje mbresëlënëse dhe një sukses i padiskutueshëm! Në këtë mënyrë, Tirana i shtohet listës së gjatë të kryeqyteteve ku performon grupi i artistëve të Teatrit të Rrugës me emrin “Malabar”. Në orën 19:00, karvani francez mbërriti në Sheshin “Nënë Tereza”, ku ata instaluan një pishe gjigande të mbushur me shkumë, që profesionalisht quhet “Chinese Pool”. Fëmijët u argetuan pa masë mes shkumës e fishekzjarrëve, të cilat ishin edhe epilogu i performancës së “Malabar”, por edhe përmbyllja e kremtimeve të një dite pranvere të mbushur me festime. Me shume foto me poshte: