Kadare: Kombi shqiptar në një situatë të pazakontë
Shkrimtari i shquar Ismail Kadare tha gjatë një takimi me lexuesit e veprës së tij në qytetin e Shkodrës se vetëm disa javë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kombi shqiptar tashmë gjendet në një situatë të pazakontë. Nga një vend që ishim mësuar të kishim një atdhe dhe që quhej Shqipëri, tha Kadare, tashme jemi bërë me dy shtete shqiptare dhe kjo ka filluar të veprojë në ndërgjegjen tone. Kombi shqiptar tani ka dy shtëpi. Të kesh dy shtëpi është e ndyshme se sa të kesh një shtëpi. Kjo është banale në pamje të parë, por kur shtëpi quhet ai vend që ne na e ka dhënë fati , dhe fati vjen një herë në jetë, pra kur një komb strehohet në dy shtëpi diçka ndryshon për të mirë . Kjo ndihet në kulturën e tij, në tregun e parë të përbashkët të kombit që është kultura dhe në kulturë bën pjesë gjithshtu libri.
Ismail Kadare tha se nuk shqetsohej në lidhje me tezat e “Shqipërisë së Madhe” apo “Shqipërisë së Vogël”, pasi kjo sipas tij është vetëm forma e jashtme e çështjes. E rëndësishme është që këto dy shtete shqiptare e rritin shumë shtatin e kombit shqiptar, i japin shtatin natyral të tij, Nuk është më keq, as për ne, as për ata, por për mendjen e tyre të ngushtë, me prirje antishqiptare, ose ashqiptare , ose jo dashamirëse ndaj Shqipërisë, jam i sigurtë se dy Shqipëri ju duken më keq se një Shqipëri e Madhe, e ashtuquajtur e Madhe. Dhe prap jam i sigurtë dhe besoj se do të vijë koha që do të jenë të parët që do të propozojnë që, këta shqiptarët, që u shtrinë në dy shtete, sikur të mblidheshin në një do të ishte më mirë. Prandaj, unë e quaj këtë problem të paqenë, të parëndësishëm. E rëndësishme është që Shqipëria të shkojë mirë këtu dhe Shqipëria të shkojë mirë atje. Dhe që midis këtyre dy shteteve shqiptare të mos ketë mungesë uniteti. të mos ketë grindje.
Kadare vlerësoi qendrimin e shqiptarëve të Kosovës ndaj flamurit të tyre të ri. Kosova është shteti që ka flamurin më europian nga të gjithë të tjerët. Flamuri i Kosovës, tha ai, duket si një bir i flamurit të Bashkimit Europian. . Kosova është një shtet si gjithë të tjerët. Shumica e shteteve europiane janë multietnike, por tashti Kosovës kjo i theksohet për arsye të kushteve politike kur u krijua, të reaksionit kundër Pavarësisë së saj, etj, etj. Më thoni një shtet unietnik në Europë, pyeti Kadare, Nuk ka asnjë. Të gjithë janë multietnike. Prandaj, askënd nuk duhet ta shqetësojë ky theksim, qoftë edhe i tepruar, i multietnicitetit të shtetit të Kosovës. Ky është një shtet shqiptar, me shumicë apsolute shqiptare, ku është vënë në provë tolerance e shqiptarëve. S’ka asgjë të keqe. Më pas do të tregohet si proverbiale se shqiptarët e dhanë tolerancën maksimale për etnitë e tjera dhe nuk humbën asgjë. Askush nuk do të humb, veç do të fitojnë të gjithë.
Ne takimin me lexuesit e veprës së tij në qytetin e Shkodrës, shkrimtari Ismail Kadare ju përgjigj edhe shumë pyetjeve në lidhje me veprën e tij dhe, në përgjithësi, për letërsinë shqipe.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (19 vendosur):
te jem ne nji pozit si zoti kadare,por
mendimi esht mendim.per mue ne kosove
flamuri i kosoves me 4 yjet nuk esht i
keq,ai -4 yjet per mu do thot;
NA MUNGON QAMRIA,VISET E MAQEDONIS,
DO TE THEM SHQIPETARET E LINDJES,VISET
NE MAL TE ZI,SHQIPETARET NE PRENDIM,
DHE VET KOSOVA-SHQIPERIA-KETO JANE 4 YJET.KY ESHT FAKT DHE MENDIM I IMI.
kasravec njeni e sallat tjetri.
FYRJET NUK JANE NJERZORE
SIDO QOFTE ESHT MENDIMI I JUAJ,POR
TE PERSHENDES NGA LARGE.
Po ti a nuksheh se qka shkrun ai Kadre,Po ti a nuk i sheh sa YLLA jane aty.
PO E PERSERIS EDHE NJI FER QASHTJEN E YJEVE NE FLAMURIN E SOTESHEM TE KOSOVE,2 TE TJERET JANE MEDVEDA-BUJANOVCI E PRESHEVA EDHE KTO JANE PJES TONAT,DHE DY YJET QE NUK I PERMENDA SE PARI,PERFAQESOJNE DY DIALEKTE TE NJI GJUHE E NJI KOMBI,TE PEQAFOJI
Fillimisht te pershendes dhete garantoj se nuk desha me TY te polimizoj ne ket mnyre, por te mos haroj bota ka gjithqka sot e ku ta dish ti se kush eshte tjtri dhe per qfar qellimesh shkrun,se propagandat sot jane te rrezikshme.
Eh,sa i perket qashtjes se FLAMURIT kjo eshte nji pik shum e ndishme,kujtoj kohnat kur ishim pa te ne te okupurit ,nga serbosllavia.Sa nana mbeti pa djal,sa fmija u rrit pa bab e sa e sa gruja mbeti pa burr,.....e sot ta pranojm aq leht at flamur te propozuar nga Evropa?.
E TY Ferizajas ne Avganistan te pershendes,gjithastu edhe ket bashkvendasin ton ne usa.
Ti kane kafsh or djale.Jo kater yje po 6.
Keta yje karakterizojne minoritete ne kosove .E si minoritet llogariten shqiptaret.Se edhe ne kushtetut ashtu eshte kurse serbet permenden 13 here si kombe po lexo:o qoban.
lexoni mo sja futni paushall.
vete ai qe qiti flamurin tregoj se paraqet minoritet bashkesin.
E ju i heshoni i rregulloni sipas qefit.E ky qefi sevdalleku na myti neve shqiptareve.
mos i heshoni gjerat siq jemi mesue mi ba aef vetvetes.
Ai qe qiti kete flamure tha vete ka per qellim 6 minoritetet ku jemi edhe ne si kosovari.Kjo eshte katasrof.Ju interpretoni qyshe te doni.Ata qe pranojne kete flamur nuk jane shqiptare.Ata qe pranojne planin e Arthisarit nuk jane shqiptare dhe jamendojne te keqen ketij populli.
Ferizajsi Gjermani te pershendes se ashtu eshte.Po qte bajshe qe kishim pas shume trahtare de shqiptare te ndershem.
duhet t´i arsyetoje gjerat ne kete menyre, se paku per gjakun e derdhur. Nese koha e do keshtu ateher s´do te thote se eshte per tú lavderuar.
Flamuri Kosove shpresoj se eshte vetem i perkohshem perndryshe nuk do te na beje gjithmone te kenaqur.
Nje shtet Shqiperi me nje Flamur ate te
Skenderbeut me nje gjuhe Shqipe qe tingellon shume bukur do te ishte kenaqesia me e madhe per cdo Shqiptare.
Mjafton t'lexosh disa prej komenteve si këto e t'ikësh sa ma larg për t'mos pasë punë me t'tillë.
T'vetmit jemi na sod n'Evropë, që prej padijenisë, i ngrisim tepër nalt individët (ndonjihere krejtsisht pa arsye t'shnoshë!), e na mjafton nji mendim i dikuj për t'na shti me shkarravitë mbi ta, hiq ma larg se t'nesërmen!
Ky ves e ka nji emën t'vetëm: primitivizëm. E që me eufemizëm ndonjihere quhet "mbrapambeteje".
Po te shkruj nga pozita e nji bujku,blektori,me fjal tejera nga pozita e nji katunari,ama jo primitiv e pambrametur,se ne qysh moti kemi hye ne at kohen qe thue TI.Po TI koke vanue,kujoj per pak(te lutem)dy fgurat e rilindjes ton,dhe at te,
AVDYL FRASHERIT dhe SYLEJMAN VOKSHIT.
e nuk ke nevoj me ik,si ai KADARE.
te pershendes(une katunari)
Pse serbeve nuk po ja imponojne se jane te vendosur e nuk pranojne.pse vetem neve se nuk jemi te vendosur shume lehete eshte.Ne pranojme qka te na thojne te huajt se jemi mesuar te jemi rob.Kurse serbet ishin gjithmone sundimtare dhe jane mesue te sundojne.Edhe te gjitha te drejtat me shue se ne kane dhe prap nuk pranojne se dojne me shume.Dhe me shume po marrin.ne pranojme pak knaqemi me pak dhe fitojm pak.Ku dalke levizja vetvendosje ne protesta nuk dalke populli.tashe qe qka kemi.PO dote kem probleme te medha keto sjan kurgja.henez dote fillojne problemet.tashe pas miratimit te pakos dhe ligjeve te Arthisarit.
Zgjidhje ka po figacak.
PO njeri aspak.
Vendosni komentin tuaj