Faqja e Pare | Shqiperia | Tiranë: Bashkia shton përpjekjet për të mbrojtur territorin

Tiranë: Bashkia shton përpjekjet për të mbrojtur territorin

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Inspektoriati i Bashkisë së Tiranës prishi të mërkurën të tjera ndërtime pa leje pranë parkut kombëtar, në përpjekje për të frenuar abuzimet me territorin. Automjetet e pakta të bashkisë rrëzuan objekte që kanë zënë hapësirat e blerta të kryeqytetit, të pakësuara mjaft gjatë tranzicionit. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, tha se parku do të mbrohet me cdo mënyrë.

Në territorin e këtij parku nuk do të qëndrojë në këmbë asnjë godinë e paligjshme. Ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje kryeministrit që të mos lejojë legalizime të turpshme në kurriz të banorëve të kryeqytetit, të cilët meritojnë dhe duhet të kenë një park europian” - tha ai, ndërsa ndiqte punën e traktorëve që shembnin ndërtesat e paligjshme.

Por Tirana ka probleme në të gjithë territorin; periferitë dhe qendra janë mbushur me ndërtime të parregullta. Kryetari i shoqatës kulturore “Tirana”, Arben Tafaj, kryetar i minibashkisë pranë qendrës së qytetit, thotë se gjelbërimi dhe betonimi me pallate shumëkatëshe janë në raporte të papranueshme, ndaj edhe duhen paracaktuar me ligje nga qeveria dhe bashkia ekuilibri midis tyre.

“Tirana në këtë ndryshim të ri të strukturës sociale të saj domosdoshmërisht do të shkojë drejt ndërtimeve, por ajo që duhet parë me kujdes është se hapësirat e lira gjithnjë e më shumë po dëmtohen , duke shkuar në raporte të çbalancuara. Duke shprehur këtu edhe një shqetësim të mbarë banorëve, kërkoj që gjithnjë e më shumë të kthejmë sytë drejt hapësirave publike, të pasrta dhe të gjelbëruara, ku edhe të shlodhen këta njerëz” - tha ai.

Të njëjtin shqetësim me bashkiakët për pakësimin e hapësirave të blerta shprehin edhe përfaqësues të firmave të ndërtimit. Shkëlqim Bumçi, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, thotë se Tirana nuk ka ende një plan rregullues për ndërtimet.

“Mua më vjen shumë keq që gjatë periudhës së tranzicionit të gjitha qeveritë dhe të gjithë bashkiakët nuk e mbajtën premtimin, që është edhe puna e tyre bazë; të hartonin planin rregullues të Tiranës. Edhe projekti i një grupi arkitektësh amerikanë që u hartua para disa vjetësh u la në harresë nëpër sirtare” - tha ai.

Zoti Bumçi theksoi se qeveria nuk ka nxjerrë rregulla të sakta për të disiplinuar vrullin e ndërtimeve mbi hapësirat e lira, dhe mbi të gjitha mungon një ligj mbi menaxhimin e tokës.

“Nga ky kaos urbanistik fituan vetëm disa elementë, por qyteti në tërësi humbi, vendi në tërësi humbi. Tani do të duhet një punë shumë e madhe për ta kthyer atë në parametra normalë, në parametra europainë” - tha ai.

Presidenti Bamir Topi organizoi pak kohë më parë një takim midis qeverisë demokrate dhe bashkisë socialiste për vështirësitë urbanistike të Tiranës dhe për të forcuar bashkëpunimin mes tyre, por ende nuk shihen rezultate të dukshme në administrimin e territorit të kryeqytetit, ndërsa kullat shumëkatëshe po sulmojnë qiellin e metropolit shqiptar, të shtrira mbi cdo fushë bari që gjejnë të lirë.

Komente (9 vendosur):

fitimi ne 13 March, 2008 06:03:28
avatar
ky sala eshte nje gumar ,derisa eshte gjall ky njeri mesjetar kurr shqiperia nuk do te shkoj perpara,po shpresojm qe edi rama e merr pushtetin e ardhshem e e fundos ket monster
Bedriu ne 13 March, 2008 07:47:38
avatar
Mu ma merr mendja se kishte me qen ma mir me i legalizu të gjitha objektet që jan të ndërtuara deri me tash por prej tashti që të mos i lejojn askuj ndërtimin pa leje.. Si në Shqiperi ashtu edhe në Republiken e Kosovës
VLORA PERLE! ne 13 March, 2008 08:41:31
avatar
Po more Bedri po!! Sa here qe vjen Sala ne fuqi, e mbush vendin me kioska e baraka, qe si me cek zene nga nje vend me hunj druri, e pasi te behen te gjitha keto te mos lejohen me ndertime pa leje!! Sipas teje, te legalizojme gjithe maloket dhe shpellaret qe vine e zene toka me dhune e force, pa te tjeret leri c'u var torben!
VLORA PERLE! ne 13 March, 2008 08:43:25
avatar
Po nuk eshte problemi vetem te ndertimet pa leje!! Sa here qe vjen ne fuqi ky gomar, e kthen ate vend ne nje vend te mallkuar, ku njerezit duan te ikin nga syte kembet, se nuk kane c'te hane!!! Im vella ishte ne emigrim dhe u kthye aty qe ne 2000! Por tani po me thote se po kerkon te largohet prape e te mos e shoh me ate vend sa te jete gjalle!! Kemi filluar te vuajme edhe per ushqimin e perditshem - me shkruan!!!
Brini ne 13 March, 2008 08:54:29
avatar
VLORA PERLE!
Po ky qen Sala eshte dhenderr Shkau.Ai nuk mendon mire per shqiperine ai mendon qyshe ta shkaterron.lexO:
per sali Milloshin se si ka vra Remziun
dhe eshte taku me Gligorovin dhe Milloshin tinza.
Ai ka lidhje te ngushta me serbine.
Mos pritni mire.E perkrahin ishe serebet malazezet qe i asimiloj Xhaxha enver.
tetovari ne 13 March, 2008 09:54:50
avatar
PËRPARA SALI-TY JE SQHIPTAR I VERTET,TE TJERET JETOJN NE SHQIPERI KURSE ZEMREN E KAN DIKU TJETER,(GREQI)
GENTIANA ne 13 March, 2008 10:09:10
avatar
Ne kete argoment te komentosh eshte e veshtire, per dy arsye, qe kush ka ndertuar pa leje si do qe te jete ka humbur para dhe djerse,duke llogaritur qe koha eshte flori...por ka ditur dhe çfar rrezikonte kur po ndertonte pa leje , sepse secili nga ne mund te bleje nje cop toke por jo gjith qytetin i cili duhet te respektohet , nje qytet, nje rreth dhe mbi te gjitha nje shtet i perket te gjith personave qe jetojn e nuk mund te jete private...Por, rasti i dyte eshte qe gabon edhe qeveria, nuk mund te presi qe ndertesa te mbaroje dhe pastaj ta shembi,duhen kontrolle qe te kontatojn menjehere problemin, sepse duke lene qytetaret te vazhdojn ndertimet u jipen shpresa absurde , e nje popull ka nevoje per shpresa konkrete...Nuk mund te ecim perpara si keshtjella e Rozafes , sot nderto e neser shkatrro, duhet te perballuar problemi para se te ekzistoj...
GENTIANA ne 13 March, 2008 10:09:10
avatar
Ne kete argoment te komentosh eshte e veshtire, per dy arsye, qe kush ka ndertuar pa leje si do qe te jete ka humbur para dhe djerse,duke llogaritur qe koha eshte flori...por ka ditur dhe çfar rrezikonte kur po ndertonte pa leje , sepse secili nga ne mund te bleje nje cop toke por jo gjith qytetin i cili duhet te respektohet , nje qytet, nje rreth dhe mbi te gjitha nje shtet i perket te gjith personave qe jetojn e nuk mund te jete private...Por, rasti i dyte eshte qe gabon edhe qeveria, nuk mund te presi qe ndertesa te mbaroje dhe pastaj ta shembi,duhen kontrolle qe te kontatojn menjehere problemin, sepse duke lene qytetaret te vazhdojn ndertimet u jipen shpresa absurde , e nje popull ka nevoje per shpresa konkrete...Nuk mund te ecim perpara si keshtjella e Rozafes , sot nderto e neser shkatrro, duhet te perballuar problemi para se te ekzistoj...
besniku ne 15 March, 2008 02:38:12
avatar
une nuke jame ndakord ne asnje menyre per ndertimet pa leje qe ti mbajne , por ne te njejten kohe qe ato ti prishe, sepse kane derdhur para,djerse ,munde.por ti sqarojne ti rishikojne ne qofte se nuke jane ne vende te pershtatem ti prishin por me kombensime ,dhe ne qofte se jane ne vede te pershtateshme ti rregullojne dhe te derdhin takse si te gjithe te tjeret

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0