8 Marsi - dyert e Parlamentit te hapura per grate
Dita e sotme ka qene e vetmja e vitit qe ne sallen e Kuvendit jane pare aq shume gra. Me rastin e festes se 8 Marsit dhe nen kujdesin e Kryetares se parlamentit, Jozefina Topalli, u organizua te shtunen ne kryesine e Kuvendit aktiviteti "Dyert e hapura".
Dita Nderkombetare e Grave mblodhi paraditen e sotme ne seline e kryesise se parlamentit dhjetra gra artiste, gazetare, shkrimtare, mjeke, juriste, biznesmene, etj, te cilat u priten nga Kryetarja e Kuvendit. Duke iu uruar festen e 8 Marsit, znj. Topalli vleresoi rolin e gruas ne shoqerine shqiptare si nene dhe edukatore e brezit te ri.
Nje e veçante e kesaj dite ka qene prezenca e nje grupi femijesh te moshes parashkollore, pjesetare te kopshtit nr. 11 ne kryeqytet, te cilet e uruan Kryetaren Topalli per 8 Marsin, permes recitimeve dhe kengeve kushtuar nenes.
K ryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas takoi sot dhe bisedoi me gra të profesioneve të ndryshme, politikane, biznesmene, juriste, artiste, shkrimtare, pedagoge, mjeke por edhe nëna e gra të thjeshta, që iu përgjigjën ftesës së saj për të ardhur në mjediset e Kuvendit, i cili hapi dyert për të treguar se çdo grua që dëshiron të bëjë karrierë, mund të jetë një vendimarrëse. Për të përshëndetur të gjitha gratë shqiptare, Kryetarja Topalli u shpreh: “Aktiviteti i sotëm, së pari është një mesazh dashurie. Sot, e gjithë kjo godinë ka qenë e mbushur me gra të ndryshme, që kanë gjetur portën e Parlamentit të hapur dhe kanë hyrë edhe pa pasur ndonjë njohje të veçantë dhe kjo më bën të ndihem shumë mirë, së bashku me të gjitha koleget e tjera. Është dita ndërkombëtare e pjesës më delikate të shoqërisë , qenies më të brishtë, që i jep jetë jetës, e gruas, e cila kudo që është sjell vetëm paqe dhe dashuri. Ndaj unë u bëj urimet më të mira të gjitha grave. Atyre që janë në karrierë u uroj suksese në karrierën e tyre. Atyre që kanë marrë përsipër detyrën e kujdesit dhe përkushtimit ndaj fëmijëve, që është gjëja më e bukur dhe që sjell ndiesitë më të veçanta, u bëj urimet më të mira: qofshin nënat më të lumtura! Sigurisht, u bëj gazetareve urimet më të mira. Urimet më të mira të gjitha grave që synojnë në karrierën e tyre, që kanë përkushtim, që kanë profesionalizëm. Shpreh në të njëjtën kohë edhe një mesazh të veçantë për ato gra që kanë qenë viktima të dhunës, që shpeshherë nuk ua kemi dëgjuar zërin, për faktin se dhuna familjare nganjëherë mbetet e konsumuar brenda mureve të heshtjes si një film pa zë. I bëj thirrje të gjitha institucioneve shoqërore e shtetërore, duke qenë e bindur se vetëm normat legale nuk majftojnë, që të punojmë të gjithë së bashku, në mënyrë që të mos shohim raste të dhunës në familje, raste të dhunës ndaj grave, raste të dhunës ndaj fëmijëve. Le të jetë kjo e sotmja një ditë e bukur! Natyrisht, nuk mund të jetë vetëm 8 marsi dita kur ne duhet të kujdesemi dhe të kujtohemi për të gjitha gratë. Çdo ditë e vitit duhet të jetë ditë në të cilën duhet të mendojmë njësoj si për fëmijët, si për gratë, si për pjesën tjetër të shoqërisë. Unë jam shumë e sigurtë që çdo progres që arrin një grua është progres për të gjithë shoqërinë. Fuqizimi i çdo gruaje është një zhvillim ekonomik i shoqërisë dhe çdo sukes i tyre është një histori suksesi dhe, unë mendoj, që në shoqërinë shqiptare ne kemi shumë histori suksesi të shumë grave që janë të thjeshta, të zonjat dhe të jashtëzakonshme.”
Me poshte keni foto nga takimet:



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj