Faqja e Pare | Shqiperia | Tragjedi e rende ne Farke te Tiranes: 16 persona te mbytur ne liqen

Tragjedi e rende ne Farke te Tiranes: 16 persona te mbytur ne liqen

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Mberritja e trupave ne Morgun e Tiranes. Ne foto familjare te viktimave

Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Ngjarja ka ndodhur oret e mesnates ku nje varke eshte permbysur duke marre keshtu jetet e disa personave mes te cileve dhe femije.Polcia e Qarkut te Tiranes ben te ditur se ne oren 00.05' te dates 06 mars 2008, sherbimet e policise u njoftuan nepermjet Salles Operative, nga nje telefonate e kryer nga nje shtetase, per dhenie ndihme te disa personave, te cilet po mbyteshin ne liqenin e Farkes ne Tirane.

Menjehere ne vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim per t'ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te mbyteshin.Megjithe fillimin e Operacionit te kerkim – shpetimit, te organizuar ne pranine e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe skuadrave te shpetimit te Batalionit Special te Ushtrise, i nisur ne menyre te menjehershme, fatkeqesisht ka qene e pamundur shpetimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave.

Sipas te mbijetuarve, te gjithe shtetasit te ndodhur ne motobarke, kane qene duke darkuar dhe me pas jane larguar nga Bar – Restorant "Liqeni" per te kaluar ne bregun tjeter.Te 19 personat kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ç'ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te te gjithe personave ne bord, ne pamundesi per te dalur prej saj.

Nga te dhenat e marra ne vend ngjarje, u konkludua se viktima shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant "Liqeni", ku paraprakisht mendohet se eshte shkaktari i kesaj tragjedie fatale, duke organizuar levizjen me motobarke me 19 persona ne bord.

 

Te mbijetuarit:

Beqir Sinani,

Luena Behar Spahiu,

Romina Pellumb Hysa,

Erjona Afrim Dibra ( e bija e pronarit te Bar – Restorant "Liqeni").

Rezultojne te mbytur

Pellumb Hysa

Majlinda Hysa

Alban Hysa

Aurela Osmani

Halil Osmani

Hatixhe Osmani

Eljo Osmani

Alket Osmani

Ida Osmani

(Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeç binjake)

Thelleza Spahiu

Arlind Spahiu

Afrim Dibra

dhe 2 persona me mbiemer Blamo


Te mbijetuarit: Barka futi uje qe ne nisje

Deshmi te reja vijne nga te mbijetuarit dhe familjaret e viktimave. Nga deshmite e tyre mesohet se gjate udhetimit per ne restorant jane perdorur dy barka, kurse gjate kthimit eshte perdorur vetem nje e cila ka nisur te fuse uje qe ne momentin qe pasagjeret kane hipur ne te. Barka e aksidentit e cila tashme ndodhet ne fund te liqenit mesohet se ka qene e rrethuar me qese, gje qe sipas te mbijetuarve ka sjelle veshtiresi ne daljen e personave nga bordi i saj.


Ministri Nishani: Aksidentale, ngjarja tragjedi

 

Ministri i Puneve te Brendshme Bujar Nishani eshte gjendur kete mengjes prane familjareve ne spitalin e madh te te Tiranes. Nishani u shpreh per mediat se ngjarja e ndodhur ka marre permasat e nje tragjedie dhe se shteti do te gjendet prane familjeve per cdo nevoje te tyre. Ministri e cilesoi ngjarjen e rende aksidentale, por qe pavaresisht kesaj, hetimet do te vijojne."Eshte ngjarje e shume e rende. Tragjedi per cdo familje dhe u shpreh ngushellimet dhe u gjendem prane te gjitha ketyre familjeve. Ka qene nje ngjarje aksidentale, por organet perkatese do bejne hetimet e nevojshme deri ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Do ndihmojme ne anen organizative dhe ndihma te tjera qe familjet do kene nevoje. Ngjarje shume e rende po bejme gjithcka per t'u lehtesuar dhimbjen familjeve", tha per News24, Nishani.

Deputete socialiste ne spital prane familjeve te viktimave

Deputete socialiste, Erjon Brace, Marko Bello, Alfred Dalipi ndodhen ne spitalin "Nene Tereza" dhe po ndjekin nga afer zhvillimet e fundit ne morg ku ndodhen trupat e pajete te 16 personave te mbytur.

Viktimat festuan ditelindjen e Alban Hyses

Viktimat festuan ditelindjen e 18-te te Alban Hyses, tashme dhe ai i mbytur. Te 18 personat festuan ne restorant "Liqeni" buze liqenit te Farkes ne Tirane ditelindjen e te dashurit te tyre qe rezultoi fatale per jete e tyre gjate kthimit te tyre per ne shtepi. Albani ishte i shoqeruar nga e fejuara e tij dhe nga nje i aferm i kesaj te fundit bashke me familjaret e familjes Osmani.

Ministri Ndoka: Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise

Ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka shprehur sot ngushellimet per ngjarjen e rende. I ndodhur ne spitalin "Nene Tereza", Ndoka u shpreh per mediat se dikasteri I tij eshte gjendur ne ndihme te viktimave qe ne castet e para te tragjedise. " Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise. Dergova menjehere ne vengjarje ambulanca, mjeke. Nuk kam takuar ende asnje nga te mbijetuarit pasi po marrin mjekimin e nevojshem ne spital. Nderkaq eshte ngritur nje grup pune i drejtuar nga Ministri i Brendshem. 2 autombulanca jane vene ne ndihme te familjeve per cdo rast te nevoje. Po e perjetojme me dhimbje kete ngjarje. Jemi prane familjeve", u shpreh Ndoka.


SHQIPERIA SOT NE ZI KOMBETARE

6 Marsi shpallet dite zie. Kryeministri Sali Berisha ka shpallur Dite Zie, diten e sotme,ku humben jeten 16 persona si pasoje e mbytjes se nje barke ne Liqenin e Farkes. Flamujt do te ngrihen ne gjysem shtize, ndersa parlamenti do te mbaje nje minute heshtje ne kujtim te viktimave qe humben jeten sot aksidentalisht.

Berisha: Ngushellime familjeve. Qeveria ndihme familjeve

Kryeministri ne nje komunikim direkt per mediat u shprehu ngushellimet familjeve qe humben te afermit e tyre ne tragjedine e Farkes. "Tragjedi, ngjarja e rende qe ndodhi ne mesnate ku humben jeten 16 qytetare, 8 te familjes Osmani, 3 te familjes Hysa, 3 te familjes Spahiu dhe 2 te familjes Dibra. U shpreh familjeve te ketyre viktimave te pafajshme ngushellimet e mia me te sinqerta. Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle diten e sotme Zi Kombetare. Ne te gjitha institucionet shteterore flajmujt te ngrihen ne gjysem shtize dhe te mbahet nje minute heshtje. Ministria e Brendshme te perballoje shpenzimet per varrimin e viktimave. Vendimi hyn ne fuqi menjehere", u shpreh Berisha per ngjarjen e rende.

Parlamenti mban nje minute heshtje

Ligjvenesit shqiptare jane mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme ku kane nderuar me nje minute heshtje viktimat e mbytura sot ne Liqenin e Farkes, ne Tirane. Disa prej tyre kane qene sot te pranishem dhe ne spitalin "Nene Tereza" ku kane ngushelluar nga afer familjaret e viktimave

Binjaket 3 vjecare kishin sot ditelindjen

Akoma me e dhimbshme behet tragjedia e Farkes kur fakte te reja mesohen nga te afermit. Sot 2 binjaket Gersi dhe Rei Osmani 3 vjec kishin sot ditelindjen. Te dy femijet mbushnin sot 4 vjec, por per fat te keq nuk arriten te festojne ditelindjen e tyre pasi u mbyten bashke me prinderit e tyre ne Liqenin e Farkes. Ata festuan dje ne darke bashke me familjare te tjere ditelindjen e kusheririt te tyre, Arlind Hyses.

Komente (30 vendosur):

tasim ne 06 March, 2008 03:33:03
avatar
I ngushlloj familjet e personave te mbytur dhe shpreh dhemje te madhe qe e ndaje me ta
ekonomisti ne 06 March, 2008 03:37:24
avatar
Kjo eshte e tmerrshme; te vdesin gjthe keta njerez nga 2-3 familje s'ka shpirt qe i qan e lot qe i mbush syte. KATASTROFE!

O Zot cfare guximi kane marre ata te ndjere qe kane hipur si refugjate 20 veta ne nje varke te tille madje dhe me femije te vegjel, sikur nuk po ktheheshin ne shtepi po sikur po shkonin drejt Italise. Perendia paste meshire per to dhe ngushellime!
fitim ne 06 March, 2008 04:14:59
avatar
march pjell e keqe bre te kisha pas dikun afer shpritin ta kisha marr,bre njeri i deshtuar ne jet qenke ore kafsh njeri hajvan klloshar,,po ku kisha mujt te takohim me ty bre koken e serbit ta kisha pre me thik,,,hup bre mos shkruj ma bre robet ti ******
gani ne 06 March, 2008 04:42:45
avatar
Për atë qe është njeri dhe shqiptar është e rëndë është tragjedi humbja e kaq shum jetëve.Bashkëndjej dhe ndaj dhembjen me familjet e viktimave,ngushillime.
daniela ne 06 March, 2008 04:55:13
avatar
Qe ne mengjes herret qe degjova lajmin kam ngelur pa fjale...eshte e temerrshme...tragjedi qe perfshim shume pesona nga nje familje, pastaj femijet.....o zot sa duhet te kene vuajtur...nje vdekje e temerrshme....
qatip maqedoni ne 06 March, 2008 05:57:11
avatar
lajm mjaft trndites,vdekje e tmershme
xhevo83 ne 06 March, 2008 06:17:56
avatar
ngushelime per njerezit
Armanda ne 06 March, 2008 06:31:37
avatar
Nuk ka ngushellim per keto familje, tragjedia e tyre eshte shume e madhe...Ngjarja te tilla mbase duhet te na bejme te mos ndermarrim familjarisht udhetime me te njejtin mjet,qofte ne uje, qofte ne toke qe te mos shfaroset e tera familja nga aksidentet e mundshme.
Agroni ne 06 March, 2008 09:55:56
avatar
Ngushllime familjeve te viktimave, edhe une ndaje dhembjen me ju
astrit ne 06 March, 2008 10:08:26
avatar
Ngushllime per familjet.
Kqyr qka ka ndodh qfar tragjedie juve ju bjen n'men mu sha mare.
Shpresa ne 06 March, 2008 10:41:33
avatar
Me te vertete tragjedi Por keto tragjedi te nxjerin mesime .Perdite lexojme aksidente me permasa vdekjeje vetem e vetem nga qe njerizit ,sidomos ne shqiptaret po e paguajme jo nga mallkimi i allahut apo zotit , por nga pa diturite tona per cdo gje qe ne bejme ne jete . Nuk ka zot qe te mbron ne qoftese ju thyeni te gjitha rregullat e te vepruarit ne jete . Shqiptare mesonisa me pare te jetoni me keto rregulla. USA
alma ne 06 March, 2008 10:50:09
avatar
Ngushellimet me te sinqerta per kete dhimbje te madhe .tragjedi per familjet, per femijet e vegjel .
ZOTI I NDJEHTE.
kicomann ne 06 March, 2008 11:07:02
avatar
me vjen shum keq per kta vllezer e motra shqipetar ngushllime per familjet.zoti i qoft ne xhehnet,zoti ja baft leht ne at dynja ..ALLAHU EKBER .ngushllime,preshevari
besi ne 06 March, 2008 11:17:16
avatar
me vjen shume keq per kete tragjedi,dhe nuk mendoj se ka fjal per te ngushelluar familiaret e viktimeva.Zoti u dhasht forcen per te ecur perpara.
Adrian ne 06 March, 2008 11:25:56
avatar
Nushellime familjareve per humbjen e te dashurve te tyre. Bashkohem me dhimbjen tuaj.
I LUTEM MODERATORIT TE HEQI POSTED DENIGRUESE DHE NE GJUHEN SLLAVE.ATA TREGOJNE FYTYREN E TYRE. ATA MUNDOHEN TI SHTOJNE DHIMBJEN ATYRE QE MBETEN GJALLE. PER KETE ESHTE PERGJEGJES MODERATORI. SHUME TURP DHE SHUME KEQ.
bleona ne 06 March, 2008 11:53:59
avatar
Nje tragjeti e madhe .Me dhimbsen shum familjret i ngushlloj me gjith zemer.
Laperi ne 06 March, 2008 12:04:24
avatar
Ngushllime.
Po kiki e k me vende .
Sa e sa aksidente ndodhin-sepse qeveria ne shqiperi dhe ne kosove dhe ministria e puneve te mbrendshme nuk marrin masa qe te mose ndodhe nje gje e tille.
Kjo nuk eshte hera e pare me mijera raste ndodhin.Po jane te krymte lejojne mafien sepse vete jane mafi.
Duhet marre masa te gjithe te korruptuarit te denohen me burge.perndryshe u farum veem me ndeshje dhe kesi rasta.
ngushllime familjeve.
E ketij FITIMI TI KANE KAFSHE DJALO.
edi ne 06 March, 2008 12:25:33
avatar
qe shokut qa po shohim ne ket web faqeedhe shkiet po na qojne telegram ngushllimi edhe neve po na shkon koha se te pa pune tu komentue e ti adrian po e lut moderatorin qe te mos lejon kesi komentesh se po na e ule veten pak e shokut i kundervihemi e te tregojm qe edhe na jemi human e meremi me keto raste te humbura siq eshte ky riki edhe te keta ndodhin keso rastesh e keta nuk jan aspak te dhimbeshm se jon gjakpirsa
Bleri..Ferizaj..Afghanistan ne 06 March, 2008 04:34:04
avatar
E lusim ALL-LLAHUN i kofshmi fal TINA qe ti dergoj ne lula te Xhehnetit keto njerz te pafajshem dhe njeherit solidarizohem me familjet e ketyre motrave dhe vllezerit tan sepse shume tragjedi e madhe per ne popullin Shqiptar..e ju te marrun leni sharjet sot se nuk esht as vendi e as koha....
Kosova ne 06 March, 2008 06:04:05
avatar
Tragjedi e madhe eshte kjo.Ngushellime familjeve,behuni te forte te gjithe shqiptaret jane afer jush nese jo fizikisht ateher shpirtnisht,ngushellime te gjithe shqiptareve.
prishtina ne 07 March, 2008 01:42:10
avatar
milona ngushllime per te gjithe njerzit qe e ndjejne kete tragjedi,perendia qofte me to .vertet shume shume dhimbje,nga prishtian ne vellezrit kosovare.
em ne 07 March, 2008 02:08:28
avatar
i ngushllojmi familjet e personave te mbytur dhe shprehim dhimbje te madhe per shqiperin nga dardania(kosova)
pitikola ne 07 March, 2008 02:43:48
avatar
une jam nga farka. ai eshte liqeni i vdekjes deri para 4-5 vitesh te pakten nje person eshte mbytur ne ate liqen. ngushellime familjareve.
bekim ne 07 March, 2008 04:45:46
avatar
ngushllime te nderuara familje per mete dashurit tuaj.me pikllim kemi ndegjur lajmin per ket tragjedi.behuni te fort.
Jonida ne 07 March, 2008 07:41:53
avatar
Faleminderit per ngushelliment. Teta Thelleza ishte shoqja e mamit tim, qe sapo e more vesh per kete tragjedi sepse eshe ne USA per te me pare mua. Do i printoj keto ngushellime per vajzen e saj dhe bashkeshortin. Ngushellime te tilla get you through hard times.
ne 07 March, 2008 08:02:56
anita ne 07 March, 2008 04:14:50
avatar
I ngushelloj te gjith ato familje per hubjet e te afermeve te tyre.Zoti ju forcoft dhe qofte me ju. Nga Australia.
erion ne 07 March, 2008 05:04:28
avatar
me ka ardhur shume keq per keta persona dhe i ngushelloj familjet e tyre nje nga nje.
ne 07 March, 2008 07:06:06
Rudina ne 08 March, 2008 02:42:03
avatar
Ngushellimet e mia per familjet e te te mbytyrve. Behuni te forte. Me vjen shume keq per te gjithe ata qe humben jeten ne liqenin e Farkes......... vdekje e temerrshme.....akoma me keq me vjen per femijet. Me keqardhje nga Boston.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0