Parlamenti voton Ligjin e Pergjimeve dhe shkarkon anetaret e ERT-se
Kuvendi miratoi me 67 vota pro dhe 20 kundër, disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për përgjimin e telekomunikimeve.
Ky propozim i qeverisë parashikon që përgjimet, për llogari të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, nuk do të kryhen më nga SHISH-i, por nga një seksion i veçantë brenda këtij institucioni.
Drafti propozon që proceset teknike të përgjimit të komunikimeve nëpërmjet pajisjeve të telekomunikacionit do të realizohen deri më 1 mars 2008, nga prokurori ose oficeri i Policisë Gjyqësore, në sektorin e përgjimeve në SHISH.
Ndërkohë, përfaqësues të qeverisë, duke mbrojtur këtë p/ligj janë shprehur se ai nuk ka ndryshime të mëdha nga ligji i vitit 2003. Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve (MPPTT), Sokol Olldashi ka sqaruar se ku konsistojnë tre momentet kryesore të ndryshimeve të propozuara.
P/ligji nuk zgjeron gamën e institucioneve që kanë të drejtë të kërkojnë përgjime, duke ruajtur të njëjtin numër institucionesh që e kanë këtë të drejtë, sipas ligjit të vitit 2003. Drafti nuk prek në asnjë rrethanë procedurën se si kërkohet një përgjim telekomunikimesh dhe ruan të njëjtën procedurë që është e konsoliduar në praktikë nga ligji i vitit 2003. Gjithashtu, ai nuk prek asnjë nga garancitë ligjore, që siguron që përgjimet e telekomunikimeve të jenë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë rigorozisht të kontrollueshme, sqaroi ministri i PPTT-së në parlament.
Në të njëjtën linjë ishte dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili i cilësoi si spekullime kundërshtimet e opozitës për këtë draft.
Ministria e Brendshme as bën përgjime dhe as kërkon të bëjë përgjime. Policia e Shtetit nuk kërkon të marrë asnjë lloj atributi të cilin ligjet e deritanishme nuk ia njohin. Çdo gjë është e mbështetur në ligjin e vitit 2003 për përgjimet dhe nuk kërkohet të shtohen atribute për këtë dikaster, por synohet vendosja e bërthamës përgjuese pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sqaroi ministri Nishani
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj