24 ore lajme: Shefja e Historisë, Duka: Teksti i 'Historia 12', papranueshëm Shefja e Historisë, Duka: Teksti i 'Historia 12', papranueshëm ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 24 September, 2009 03:16:00 Shefja e Departamentit të Historisë pranë fakultetit të Histori-Filologjisë, Valentina Duka, është shprehur sot mbi tekstin mesimor 'Historia 12'. Ajo pranon se teksti eshte i politizuar. "Sigurisht që pjesët e komentuara nga media janë totalisht të politizuara", thotë Duka. Ndërsa Minstria e Arsimit deklaron se testi eshte bere me mbeshtetjen e UT-se, Duka shprehet se "kolegët e mi kanë shkelur integritetin e tyre profesional". Sipas saj, historia tranzicionit duhet të jetë pjesë e tekstit por duhet tua paraqitnin nxënësve ngjarjen e 97-tës të papolitizuar ashtu sikudër ndodhi, por mund ti paraqitnin dhe opinionin e elitës së djathtë që e konsideroi atë si lëvizje komuniste, por jo të opinionit tim si historian , sepse ky akoma nuk është pjekur". Ndersa vijon se historianet mund tia paraqesin nxënësve dhe opinionin e elitës së majtë, por e shoh si të gabuar, të politizuar dhe pa integritet profesional përkufizimin "Si një lëvizje komuniste për të rrëzuar pushtetin".