Faqja e Pare | Shqiperia | DASH nxjerr raportin vjetor për trafikimin e qënieve njerëzore, Shqipëria në grupin e dytë

DASH nxjerr raportin vjetor për trafikimin e qënieve njerëzore, Shqipëria në grupin e dytë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor për Trafikimin e Njerëzve, që hedh dritë mbi këtë formë të skllavërisë moderne. Raporti i klasifikon vendet në tri grupe kryesore, në vend të parë vendet me më pak problem në këtë fushë dhe në vend të tretë, ato vende ku ky fenomen është më tepër shqetësues.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se trafiku njerëzor, prek çdo vend të botës, përfshi edhe SHBA. Zonja Klinton u bëri thirrje vendeve të tjera të bashkëpunojnë për eliminimin e të gjitha formave të trafikut njerëzor.  Në raport thuhet se Shqipëria këtë vit ka shënuar përparim dhe ndodhet në vendet e Grupit të 2.   

Në raport thuhet se viktimat shqiptare të këtij fenomeni trafikohen me synim shfrytëzimin seksual kryesisht për në Greqi, por edhe në Itali, Maqedoni, Kosovë, Spanjë, Francë dhe Britani, por edhe brenda Shqipërisë. Sipas raportit, më tepër se gjysma e vitkimave që trafikohen janë nën moshën 18 vjeçare.

Në raport thuhet se qeveria shqiptare nuk i plotëson të gjitha standartet e nevojshme për eleminimin e trafikut njerëzor, por po bën përpjekje të rëndësishme  në luftën kundër këtij fenomeni. Në raport thuhet se qeveria shqiptare ka treguar vullnet të mirë politik gjatë viti të kaluiar në këtë fushë dhe se trafikantët, apo personat e implikuar në trafik janë çuar para drejtësisë.

Komente (3 vendosur):

enver hoxha ne 21 June, 2009 10:31:28
avatar
turp marre nuk keni as respekt as marre.marrja e mban kete bote o njerzi e prapambetur o te poshter mis harroni se ka zot.NUK JU VJEN MERZI ME QEN CDO VIT NR,2 ne bote per ket marri protistut e te gjitha.LUTEM ZOTIN TE ZGJOHEZ BACA ENVER VETEM NJE ORE PREJ VARRI TE SHOHE SHQIPERIN E VET :UN ME MUNDUR ja kish MBYLL KUFIJT JUVE NUK JU KISHA LAN KURR E PERJET ME DAL NGA AL
ramush hajredini ne 28 June, 2009 08:52:42
avatar
cule cule ele ti po dishe me qkru * * din ti me i knu kto fjal MORE ANALFABET-
mis/ZGJOHEZ/UN ME MUNDUR ja kish-
PO SHKRUJ PER NIVELIN TEND -SKO E BONE PIPIN E STINE GISTIN NE . . . GOJ E TATE
XXXUN ne 29 June, 2009 12:33:56
avatar
Ku Ku xhaxhi Enver prej friges tande qe je que prej varrit zin bes edhe MICHAEL JACKSON-IT ju ka nal zemre.* mundesh me paramendue ti se si kishin veprue kta te fares flliqt Greqis dhe serbomagjupis kishin vdek tu pi uje HEHEHEHEHAHAHAHA.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0