Faqja e Pare | Shqiperia | Kryeministri i Shqiperise dhe kryeministri i Kosoves inagurojne hapjen e tunelit te pare te rruges Rreshen - Kalimash

Kryeministri i Shqiperise dhe kryeministri i Kosoves inagurojne hapjen e tunelit te pare te rruges Rreshen - Kalimash

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Sot, Kryeministri  Berisha, së bashku me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm  Lulzim Basha, Ministrin e Punëve Publike, Transporteve dhe telekomunikacionit Sokol Olldashi, Ministren e Integrimit Majlinda Bregu, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe drejtues vendorë mori pjesë në inaugurimin e  tunelit  Thirrë-Kalimash, një pjesë e rëndësishme e segmentit Rrëshen- Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës.

Kryeministri Berisha shembi në mënyrë simbolike murin e fundit ndarës, të tunelit, për tu takuar në anën tjetër të tij, me Kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, i cili shoqërohej nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, Ministri i Transporteve Fatmir Limaj, anëtarë të qeverisë, e deputetë të parlamentit të Kosovës.

Pasi përshkuan tunelin, të dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, në prani të qindra qytetarëve vendas dhe atyre të ardhur nga Kosova.

Më tej, të dy kryeministrat u shprehën:

Kryeministri Berisha: Zoti kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi,

Zonja Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli,

Të nderuar ministra, parlamentarë, qeveritarë vendorë të Shqipërisë dhe Kosovës,

Të dashur miq, zonja Ajzenhauer, mbesë e gjeneralit liberator të Evropës, të Presidentit të SHBA-ve, ikonës së ndershmërisë dhe përkushtimit të kombit të tij, Dvajt Ajzenhauer, mike e çmuar e kombit shqiptar,

I dashur ambasadori Walker, heroi ynë kombëtar,

I dashur miku im Sharik Tara, zonja Tara, Sinan Tara, të nderuar përfaqësues të lartë të Kompanisë Bechtel Enka,

Qytetarë dhe qytetare të mbarë Shqipërisë!

“Së pari dëshiroj tu përshëndes të gjithëve përzemërsisht, të ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot në këtë moment të një ëndrre gjithëshqiptare në realitet. Sot ne përjetuam këtu realizimin e njërës prej ëndrrave më të bukura të shqiptareve, përjetuam shembjen, jo të një muri , por të një mali, përjetuam shembjen, jo të një muri, por të pamundësisë. Sot ne inauguruam së bashku me Kryeministrin  e Kosovës, me ju zotërinj ministra, zonja Kryetare, miq të dashur, tunelin e Kalimashit, një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në Evropë dhe më gjere. Ky tunel para së gjithash është tuneli i bashkimit të kombit. Sot ne vendosëm se nuk ka male, nuk ka pengesa, nuk ka asgjë, që mund ta ndaje, jo vetëm shpirtërisht por as fizikisht këtë komb. Sot, ne inauguruam tunelin, që bashkon jo vetëm shqiptaret, por inauguruam tunelin që me shërbimet që ofron në fushën e transportit dhe të qarkullimit,  bashkon më shumë shqiptarët me kombe të tjera të rajonit, maqedonasit, serbet, bullgarët dhe të gjitha kombet e këtij rajoni. Sot, ne inauguruam tunelin, i cili do të bëjë që brigjet e Shqipërisë, portet e saj,  tu shërbejnë jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por tu shërbejë të gjitha kombeve te rajonit. Në të vërtetë tuneli mund të kishte shumë emra. Miku im Sharik Tara me thotë mbrëmë në darkë, se ky tunel është tuneli i miqësisë. I dashur Sharik, ke 20 vjet që vjen në këto vende. Të kanë sjellë këtu rrënjët e  tua të hershme, por dhe dashuria e madhe, jo vetëm për shqiptarët, me të cilët ti je i lidhur me shumë rrënjë dhe fije, por dhe të fqinjëve dhe kombeve të tjera përreth. Kam një kënaqësi të madhe miku im, se ti sot me Bechtelin, me  nje nga kompanitë lider botërore në fushën e ndërtimit, u shndërron shqiptareve dhe jo vetëm shqiptarëve, një  ëndërr të madhe  në realitet. Tuneli është një vepër e kushtueshme, por dua të theksoj se për një komb dhe njerëz kohëhumbur sic jemi ne, çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton shumë më pak, se sa koha e kalimtarëve nëpër të, në një vit të vetëm.

Tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm, por çmimi  i tij është dhjetëra e qindra herë më i vogël, se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi që sjell midis njerëzve, se shërbimi që iu bën njerëzve dhe qytetarëve, si dhe dalja në det që i jep Kosovës, dalja në det që i jep jo vetëm Kosovës, por dhe fqinjëve të saj.

Unë dua ta mbyll fjalën time me disa mirënjohje dhe falënderime të veçanta. Se pari, një falënderim dhe mirënjohje të madhe dua tu bëj të gjithë punonjësve, inxhinierëve, teknikëve,  të kompanisë Bechtel-Enka, të cilët realizuan këtë projekt, këtë tunel, në kohë rekord, sollën këtu në këto male dhe gryka teknologjitë  më të larta bashkëkohore, disiplinën më të lartë, ekspertizën më të thellë. Ne ju mbetemi mirënjohës juve. Ju do të jeni pjesë e historisë sonë, e përpjekjes sonë për zhvillim dhe modernitet.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë ndaj ministrit Basha, ministrit Olldashi, të cilët me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndoqën zbatimin e këtij projekti, zbatuan porositë e Kryeministrit dhe të qeverisë dhe sot projekti është realitet.

Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e administratës, të cilët me përmbushjen e detyrimeve të tyre, bënë të mundur këtë kryevepër të shqiptareve. Sot Kim Mehmeti më dërgoi një mesazh në të cilin më shkruante se kjo pothuaj është mrekullia shqiptare. Edhe unë jam dakort me Kim Mehmetin.

Dua të falënderoj Parlamentin për mbështetjen e madhe që i dha projektit, të falënderoj miqtë e mi kudo në botë të cilët, më kanë inkurajuar shumë për realizimin e këtij  projekti të madh. Dua tu falënderoj,  ju  William Walker, që je sot midis nesh dhe ju zonja Ajzenhauer.

Unë do ta mbyll fjalën time me një zotim, se pas këtij tuneli dhe këtij korridori qeveria ime nuk do të lerë mal pa shembur, nuk do të lerë asgjë pa bërë,  në mënyrë që shqiptareve tua japim Shqipërinë në pëllëmbë të dorës.  Edhe njëherë gëzuar

Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi: I nderuari kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha,

E nderuara kryetare e Kuvendit të Shqipërisë Topalli,

Të nderuar ministra, zëvendësministra, deputetë të dy qeverive e kuvendeve tona,

I nderuari ambasador Walker,

Sot, këtu në Kalimash, sjell për ju, i nderuari Kryeministër Berisha, mesazhet e përgëzimet të qeverisë së Kosovës, të institucioneve të saj , të gjithë popullit të Kosovës për këtë kryevepër.

Sot është një ditë  madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Sot është  një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme edhe për mua personalisht, sepse ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi dhe lirisë së Kosovës. Janë të shumta dhe të pallogaritshme rastet, kur unë dhe bashkëluftëtarët e mi, me orë të tëra, në shi, në borë dhe në acar, e bëmë këtë rrugë, në këmbë, për lirinë e vendit. Që sot, Kosova dhe Shqipëria, Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra tjetrës dhe do të afrohen dhe më tepër. Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë pranë njëra-tjetrës dhe kështu do të jemi përgjithmonë.

Pa dyshim, një element qendror i kësaj afërsie shpirtërore, fizike dhe materiale është liria dhe pavarësia e Kosovës, vetë shteti i Kosovës. Pavarësia  e Kosovës i jep kësaj rruge dimensionin e plotë të afrimit, është vetë kuptimi i autostradës. Kjo rrugë është dalja e Kosovës në det.

I nderuari kryeministër,  ne kemi qene të ndarë në shekuj , por kurrë nuk kemi qenë larg njeri-tjetrit. Gjithmonë kemi punuar për tu afruar, gjithmonë kemi sakrifikuar për tu afruar dhe ja, erdhi dita, Kosova është e pavarur, Shqipëria në NATO dhe sot ndërtojmë autostrada. Dhe unë e di, siç e dini të gjithë ju se kurrë më, të rinjtë tanë, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës  nuk do të ecin më në këmbë, nëpër baltë, fshehurazi dhe me tmerrin e frikës, për të bërë këtë rrugëtim të lirisë dhe zhvillimit të vendeve tona. Na ka ndarë historia, na ka ndarë padrejtësia. Na ndanin bjeshkët, malet e thepisura, dhe muret. Sot të gjitha këto pengesa janë zëvendësuar me punë, me vullnet, me ideal, me vizion, duke u shndërruar në dhjetëra e dhjetëra ura dhe tunele komunikimi.

Prandaj, i nderuari Kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha, Ju përgëzoj në emër të Kosovës, popullit të saj, për këtë punë kolosale, për këtë kryevepër, ju përgëzoj ju personalisht, qeverinë tuaj dhe popullin shqiptar. Përveç dëshirave, ëndrrës për integrim kombëtar dhe euroatlantik, kjo rrugë do të mbartë ide, mallra, rritje ekonomike për të dy vendet tona. Kjo rrugë do ti japë shtytje zhvillimeve të shumanshme të dy vendeve tona.

I nderuari kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha. Si kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, zotohem se për një kohë shumë të shkurtër, kjo rrugë do të vazhdojë tutje, Vermicë, Prizren, dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Bashkërisht kemi thyer perandori e pushtues, e do të thyejmë edhe male e bjeshkë që na dalin përpara. Kjo është autostrada e shpresës, e besimit, e punës dhe e zhvillimit të shqiptarëve. Kjo është historia jonë. Kjo është rruga e integrimeve kombëtare dhe euroatlantike, rruga e shekullit te ri. Kjo është rruga e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

Faleminderit, urime dhe suksese ju dhe të gjithë shqiptarëve.”

Komente (17 vendosur):

Toplana ne 31 May, 2009 01:20:37
avatar
Sa bukur ndodhi mrekullija.Sa bukur THaqi dhe Berisha dy vllezer u bashkuan.Ubashkuan shqiptaret nje komb i tere .Urime shqiperi.UrimeKosove.Urime shqiptar ku do qe gjendeni rruga e bashkimit.Sot dit e madhe u hap tuneli i kalimashit ne u bashkuam.Enderrat tona po behen realitet me ndihmen e qeverive tona per kunder pengesave te nje pas njeshme. veq perpara vazhdoni kryministra BERISHA dhe THAQI zoti u bekoft ju ,zoti i bekoft shqiptaret ku do qe jan. e gezofshim rrugen pergjithmone.
iliri ne 31 May, 2009 02:39:57
avatar
Sales i ka ra shi ne ar te misrit,shifni sidon te na i nxjerr syt me dy gishtrinj,e me me shum flamuj te PD-se se flamuj Komtar,te gjith jemi deshmitar qe sigurimin e fondeve e kan ber Qeverit e kaluara
Mustafa ne 31 May, 2009 05:01:47
avatar
Pas pavaresise se Kosoves, per historine tone kombetare eshte vepra me e madhe dhe me e mrekullueshme.Kete kapital kombetare te krijuar nga qeveria aktuale e Berishes e vuri ne rekordet me te medhaja dhe me demethenese per popullin gjitheshqiptare!ky tunel do te jete arteja me serioze qe lidh dhe bashkon shqiptaret.Ketu eshte hudhure fara e bashkimit kombtare!Qeverite do ikin e vijne kurse fara e bashkimit do te mbije. Urime urime dhe gezuar shqiptare kudo qe jeni!
Hetuesi ne 31 May, 2009 06:36:00
avatar
Ne cilin vit pas 2010 ndertohet rruga? Hapja e nje vrime (jo kryesore) ne mal nuk don te thote se eshte ndertuar rruga?

rruga nuk eshte ndertuar, kjo eshte nje genjeshter. Nje vrime e vteme ne mal nuk do te thote se eshte kompletuar rruga.
ne 31 May, 2009 06:37:22
avatar
Rruga nuk eshte ndertuar. Kjo eshte propogande serbe per te mbajt berishen ne pushtet.
Shqiptari Shqiperise ne 01 June, 2009 01:46:59
avatar
Atomiku lart nGamor i thone ksaj .
Ky terrorist na eshte bere ne shqiperi si ai i Ki Fiu Kung (si quhet ai ) Koreani Veriut, qe populli ska te haje ,vdes urie e ai ,na mburret e ben bomba nberthamore , haahaaaa .
nji gjo nuk kuptoj un ,* se shofin veten kto njerez qe me te tilla veprime behen qesharak ,ne syte e Botes ,qe behen objekt talljesh e ironie nga te huajt , duke i shkuar pas ktij mashtrusesi e hajnie te papare !

sa i perket ktyre truprimitiveve kosovar qe po na kercejne perpjet si mamune ,do ti thosha se mua si Shqiptare nuk m'intereson Shqiperia para interesit kosovarve per te bere varavingo posht e lart , e do sjellin me shume pislliqe se deri me tash ne shqiperi , por me intereson Shqiperia me shume se cdo gje tjeter bile te jem i sinqerte ,as qe dua tja di per kosoven para Shqiperise ,ashtu si sdoni tja dini ju sharlatane kosovare per Shqiperine e i bini daulleve tuaja te injoramces Mesjetare .
hajt hajt ,se jeni tu u gzu para kohe me dukna, nji gjo duhet me dite ju kosovare etj si ju se ; cdo gjo ku ka dore berisha mbillet vdekja ..mos e harroni ket shprehje kurre ..kur te mbaroj e filloj autostrada pas disa vjetesh , do ta kujtoni ate shprehje cdo dite qe do kaloni mbi te.
Rruga gezon cdo Shqiptar por kur ajo behet jo per demagogji e perfitime personale ,e duke mos abuzuar e shkelur mbi jeten e taksapagusit Shqiptare .
Kur ta provoni ju kosovar ne kurrizin tuj ,kte qe ka ber ky bastard me shqiptaret ather ndoshta do kuptoni mashtrimin e ksaj rruge .
Ktu nuk duhet te kemi interpretime te nji truri te pacivilizuar e te irrituar ne turma histerikesh , por nji qendrim rrealist e korrekt te ngjarjes ,si njerez te civilizuar e jo si afgane talibane duke rendur pas instikteve e zhurmave te stilit mesjetare.
Ne europe mendohet dhe debatohet ndrushe se ne afganistan !
Ktu nuk e kam fjalen per ata nbeshtetesit islamike te berishes qe su intereson aspak zhvillimi shqiptar ,por per shqiptaret e vertet qe duan zhvillimin e ktij vendi dhe gjithe Kombit tone ,larg hipokrizise e lajthitjeve "Patriotike" ,me mendje te qete e me sy ne balle , cpo ndodh me ne.
Trojet Shqiptare Perjet ne 01 June, 2009 12:09:37
avatar
"Per Shqiptarin E Shqiprise"

O injorant, o tradhatare njerez si ti jane pakice ne Shqipri dhe Kosove, dhe njerez si ti me shekuje keni tradhetu kete KOMB dhe shpijunu per 5 euro te grekut.

Une jam nga Kosova Dhe Krenare me Kry Larte qe Jam Shqipetare, tani edhe me Krenare qe Kjo ruge po ndertohet dhe Kosova Shqiperia Po Bashkohet.

E sa per Tradhtaret si ti, Sote Shqiperia nuk do egzistonte po ashtu dhe Kosova.

Lum ky Komb qe ka Njerez si Sali Berisha dhe Shume e shume te tjere qe me menquri me laps ne dore e me Arme e Vazhdojne Amanetin e Ismail Qemalit Skenderbeut, Adem Jasharit.

Rofte Shqiperia Etnike

Poshte Tradhtaret dhe Komunizmi
ne 01 June, 2009 02:41:11
avatar
Duke ditur se pohimet e sherbetorit serb Sali Berisha duhen marre si pohime dhe e kunderta, para pak javesh duke perdorur Google Earth u perpoqa te gjeja e ndiqja rrugen Durres- Kukes, por pa sukses.
I kerkova nje zyrtari te larte te administrates se serbo-grekeve ne Tirane qe te na jipte fakte se rruga qe ndertuar ashtu si pretendohej e ti postonte faktet ne forumin balkanweb. I vetem fakt I postuar ishte nje vrime qe po cpohej ne nje mal diku…
Ishte vrima ku dy te shitur sharlatane, Berisha e Thaci u takuan dje sipas skenarit serb ne dobi te fushates zgjedhore te PD-se te krijuar me urdher nga njeriu i sllaveve Ramiz Alia.
Pra kurfare rruge Durres-Kukes eshte ndertuar, pervecse nje vrime diku ne nje mal qe po i le shqiptaret me barkun thate nga kostoja e madhe e kesaj vrime.
Milirada dollar te gjakut dhe djerses shqiptare u shpenzuan per ate vrime (ose tunel le ta quajme) dhe gjithe keto dollar u grabiten e pasuruan shtetas serb dhe veglat e tyre shqiptare.
Shuma eshte maramendse cka munde te financoje operacinet e sherbimeve sekrete serbe ne trojet shqiptare.
Ne se pretendimet e mija nuk jane te verteta, une i ftoje sharlatanet antishqiptar Berisha e Thaci qe ti postojne faktet ne faqet zyrtare te qeverive antishqiptare qe ata drejtojne.

Petrit Kola

P.S
Ne se rruga eshte perfunduar perse Fazllo-Berisha-Thaci nuk hypin ne makine ne fillim te rruges dhe ta pershkruajne te gjithe rrugen me makine?
Sepata ne 01 June, 2009 03:54:42
avatar
Rrugen Durres-Morine e beri Populli Shqiptar. As Berisha (PD) dhe as PS. * thua se Berisha e pagoj nga xhepi i tij 1.000.000.000 Evro? jo vella, ato i pagoj populli Shqiptar. Kryeministri eshte sherbetori i popullit, dhe per te punuar paguhet. Pavaresisht se kete veper madheshtore po e perdorin si mjet prapagandistiko politik, kjo eshte nje veper e madhe kombetare. Vecse, nje gje me cudit me komentusit me siper se, disa nga ata mundohen ti paraqisin Kosovaret si njeres te nje kombi tjeter!
Nuk mendoj se kete gje e bejne nga injoranca e tyre, por me vehtedije te plote. Nuk ka Shqiptare te Shqiperise,dhe shqiptare te tjere,por Kudo qe jane shqiptaret rretheqark Globit jane bijt dhe bijat e SHQIPERISE, ai, apo ajo, qe mundohet t'i ndaje Shqiptaret e Shqiperise dhe te tjeret me kujton Serbet, ku neve Shqiptareve te Shqiperise n'* quanin Albanece dhe Shqiptaret e Krahines se Kosoves(Sot Shtet) i quanin Shiftari (me perbuzje). ah thua se Serbet nuk e dinin se neve ishim te gjithe Shqiptare (Albanece)? kuptoje pse e benin kete, dhe "neve" po mudohemi t'i ndihmojme ata, ne misionin e tyre antishqiptar.
Urrime, njemilion here urrime per inagurimin e kesaj rruge drejt Prishtines. Urrojme qe ne te arrdheshmen e afert, te inagurohen edhe rruge te tjera,nga Tirana, drejt Shqiperise sone NATYRALE.
Rruga Durres-Kukes nuk eshte ndertuar. Mos u genjeni! ne 02 June, 2009 01:15:24
avatar
Poshte antishqiptaret Berisha e Thaci!




Antishqiptaret Berisha e Thaci nuk ka perse te futen ne tunnel (vrime) diku ne nje mal si zbatim urdhrit Serb per ti dhene mbeshteje elektorale veteranit te UDB-se Sali Berishes.

Ne se keta antishqiptar kane merak bashkimin fizik te shqiptareve ate munde ta bejne vetem ne nje mbasdite me nje cmim sa nje e milionta e kostos se vrimes ku ata u futen dhe takuan sipas skenareve serbe ne mbeshtetje te Fazllo-Berishes. Ata ne se vertet e duan bashkimin te zgjerojne e shtrojne rrugen egzistuese Tropoje-Gjakove.

Ne Tropoje ne fund te vitit 1989 kishte 36 mije banore. Sot ata jane pakesuar pothuaj ne zhdukje sipas nje programi serb te zabtuar me fanatizem nga Fazllo-Berisha. Papunesi, skamje, mjerim, terror… Ne ekzekutim te drejteperdrejte sipas skenarit serb vene ne zabtim nga Fazllo-Berisha u likujduan mbi 150 djem te rinje te Tropojes, kjo per arsye “politike”…

Kryeministri i supozuar i shqiptareve Fazllo-Berisha ka mbi 15 vjete qe nuk guxon te vendose kembe ne vendlindjen e tij, pavarsisht se ka ne dispozicion sherbimin informativ, serb, grek, rus, francez, shqiptar dhe policine e ushtrite perkatese.

Jo larg Tropojes eshte Gjakova. Tropoja dhe Gajkova lidhen me nje rruge pothuaj fushore e cila vetem ne nje mbasdite munde te zgjerohet dhe shtrohet. Kjo rruge do te fuste ne qarkullim ekonomik pasurite vecanarisht te Tropojes por edhe Veriut ne pergjithesi cka do te sillte zvillim dhe do ta bente me te forte bashkimin praktik te asaj pjese te trojeve etnike shqiptare.

Perse antishqiptaret Berisha e Thaci nuk e bejne kete gje…? Sepse kjo nuk eshte ne interesin e serbeve. E perderisa padronet e tyre nuk kane dhene urdher ata nuk munde te levizin asnje centimeter.

C’duhet bere? Poshte antishqiptaret Berisha e Thaci!

Petrit Kola
sunsons29 ne 02 June, 2009 03:46:36
avatar
nuk jam shume ne kontakt se cfare ndodh ne Shqiperi, por eshte vetem nje show elektoral per te mbushur mendjen popullit se cfare po ben Berisha, po sjell ndryshim. Po mbylohet Gerdeci(Dielli) me shoshe, po perdor nje shprehje te popullit tone te shumvujtur. Eshte e pamundur te harrosh Gerdecin, por ja qe kam frike, qe abuzimet e zgjedhjeve qe do te ndodhin dhe qe po pregatiten me nje skenar te persosur deri ne detajet me te vogla, do ta bejne ate te lenkundur te gelltisi dhe te harroje Gerdecin, si nje shenje e zotit ndaj babezise se ketyre komunistave te fundit ne ballkan.
Ne keto zgjedhje duhet te zgjedhim te keqen me te vogel, keshtu eshte mesuar populli yne i shkrete dhe i shumevuajtur. Dhe ashtu i urte dhe mendjemprehte, do thote le tja japin ketij te riut, ta shohim se cfare do te na beje, megjithese eshte me shume nje aktor i mire se sa nje politikan. Le te shohim se si do shkoje rrjedhja, por bisha Berisha eshte shume me i eger dhe me i sofistikuar se ndonjehere. Ne se ai fiton, do kete te drejte ta quaje veten mbret, pasi i arriti te gjitha, e bllokoi shtetin dhe e kontrollon cdo gje, sipas mesimeve te keshilltareve te vet Serbe. Pra, te vendosim se kush do te na rrjepi greku apo serbi. Greku ska me force, pasi ka problemet e veta, keshtu qe na ngelet te paguajme haracin akoma me dritat elektrike, dhe mallrat dhe tani do i hapim dhe rrugen ne det. Enderren 1 mije vjecare te serbise per te dale ne det, po ja realizojme ne, te kolonializuarit moderne.
o ti petrit kola qe vetem po flet ne tym ne 05 June, 2009 09:55:41
avatar
nje gje nuk e kuptoj se pse ti i thua te gjitha keto genjeshtra me duket se nuk ja ke idene se ku i bie tropoja shko ne tropoje e shikoj rruget kurre nuk kane qene me te mira se sot,edhe rruga per ne gjakove e shte bere jo sot por tre kater vjet keshtu mos ha mut me fol ne tym sa per ato te tjera per vrsjen e 150 djemve tropojane ata e din malesia shume mire se kush i ka vrare edhe dore e kujt kane qene e din malesia shume mire se kush ju dha pushtet e dore te lire per te bere ate qe vetem anti shqipetaret bejne,ti mundesh me fole per cdo gje ndoshta ta besoj ESHTE PARTIA SOCIALISTE MBRAPA TE GJITHAVE TE KEQIAVE QE E KANE GJETUR TROPOJEN e sa per thacin ti nuk ke fytyre me fol fare se ai i ka thene provat me pushke ne dore e jo si ti duke bere propagande per edi ramen e pa ndroje me thene edhe anti shqipetare tropojani
Shqiptar me zemer ne 05 June, 2009 01:32:44
avatar
HAhahahaha Fjalt e urta popullore jan te verteta Armikun e shkatrron me pune armikut i pelcet zemra kur te shef se shqiptart po ndertojn autostrada shkolla unverzitete teatra ky esht SALI BERISHA qe me pun e vepra e shkatrron armikun edhe ju qe jeni anti sales apo pd shkruni sa te doni qfar te doni se nuk ju ka mbet as nje gje tjeter se mafijat jav ka shkatrru sala tash mundi te lehni si qet ne kafz hahahaha
or taj HAhahahahaha ne 06 June, 2009 12:49:06
avatar
Shif mer e rregullo vendin tat Kosoven ,se nuk pret asnji shqiptar me pas nevoj per mend tuaja .
Si nuk msut iher ju mer "kufirin njerezor".
kjo qe boni ju kosovart me nderhyrjen ne politikat e Shqipnise o thjesht ndotje ambienti .ke pasqyr ne shtpi hapi iher syt mire e shifu .
Shqiptar ne 06 June, 2009 12:59:40
avatar
Hej lerni kto grindje mes shqiptare,
O lepisa bothesh(grek e italian)
meta ne 07 June, 2009 04:10:30
avatar
ti pa emë*( e kurrë mos pat'she)2009 01:49:06. edhe une jam "kosovart","shqiptart"...,kurkujt s'po ju përzina n'shpi as ty e as atij n'Kosovë(copa-copa u bofshit mbrena n'shpi t'jua) por po dole jashtë oborrit tan e më pengon kam drejtë me ta rrjep lëkuren prej së gjalli. Mëso tash pë* veti atë "kufirin njerzor" që ti po ju predikon tjerve.
Dr.Ismet HEBIBI, politikan internacional, shkencëtar i mjekësisë dhe shkrimtarë ne 01 July, 2009 05:52:00
avatar
Mirëserdhe o ditë fatlume dhe e mrekullueshme!Mirësenagjete o ditë e ndritur dhe e bekuar!Asgjë s’ është më e dashur se Liria, dhe kjo ditë dhe kjo rrugë na gjejnë në Liri- dy shtete të lira dhe demokratike.Asgjë s’ është me e dobishme se bashkpunimi, integrimi dhe anatarësimi ne mekanizmat euroatlantik- e kjo rrugë eshte caku per bashkim Euroatlantik, do ta kemi me afë* diellin e lirisë Amerikën madhështore dhe miqët tonë të rrespektuar dhe të përjetshëm.Gjersa Shqipëria e dashur është në NATO, edhe Kosova e bukur së shpejti do të jetë anëtare e denjë e Saj!Asgjë s’ është më e ëmbël se drita e të vërtetës, dhe e vërteta erdhi pë* Kombin e lumtur shqipëtar, është shekulli i artë dhe i shumëpritur
i integrimeve madhështore fisnike, demokratike dhe civilizuese.Gëzuar pë* jetë dhe mote autostrada”IBRAHIM RUGOVA” O SHKELQËSI E NDERUAR DHE KRYEMINISTË* I SHQIPËRISË SË DASHUR - ZOTI PROF.DR. SALI BERISHA DHE MBARË POPULLIT SHQIPËTAR NGA TRUNGU ILIR E DERI NË AMERIKËN E BEKUAR DHE AUSTARLINË E LARGËT!Gëzuar pë* jetë dhe mote autostrada”IBRAHIM RUGOVA” O PRESIDENTI I NDERUAR I KOSOVËS SË PAVARUR PROF. DR. FATMIR SEJDIU DHE POPULLIT HEROIK TE KOSOVES MARTIRE! GËZUAR DHE JUVE KRYEMINISTË* I KOSOVËS LEGJENDARE ZOTI I RRESPEKTUAR HASHIM THAÇI DHE MBARË PARLAMNENTARËVE E QEVERITARËVE DEMOKTATIK NE SHTETIN E ADHURUAR TË KOSOVËS SË PAVARUR DHE SOVRANE!

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0