Dosjet, të gjithë kundër Berishës: Ligj i padrejtë
Kundër ligjit të dosjeve është shprehur edhe institucioni të cilit Kryeministri Berisha i është referuar se ka ndjekur rekomandimet e tij. Bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, organizmin i cili ka hartuar dhe miratuar rezolutën për dënimin e krimeve të komunizmit. Ka qenë pikërisht numri një i Këshillit të Evropës, i cili dje, me anë të deklaratës zyrtare, ka hedhur poshtë ligjin e miratuar në seancën e së hënës, vetëm me votat e mazhorancës. Sekretari i Përgjithshëm i KE-së, Terri Devis, në deklaratën e tij thekson se "Këshilli i Evropës shpreh shqetësimin e tij për miratimin me nxitim të ligjit ‘Për pastërtinë e figurës‘. Faktori kohë krijon terren për t‘u shqetësuar se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi sesa do të korrigjojë padrejtësitë e bëra në kohën e komunizmit". Në seancat e Kuvendit ku është diskutuar drafti mbi pastërtinë e zyrtarëve të lartë, krerët e mazhorancës i janë referuar herë pas here Këshillit të Evropës, duke evoluar rezolutën e Asamblesë Parlamentare të këtij organizimi në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit. Por reagimi i djeshëm i britanikut, i cili drejton ekzekutivin e organizatës evropiane, që merret kryesisht me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka fshikulluar fort qeverinë shqiptare dhe mazhorancën e drejtuar nga Partia Demokratike.
"Ligji i ri për dosjet duket se është kaluar në Parlamentin shqiptar me nxitim", thekson Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Devis. Në deklaratën për shtyp, që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Devis, shpërndau dje, theksohet se "mbështetësit e këtij ligji nuk patën kohë të mjaftueshme për të shpjeguar nevojshmërinë e tij".
Më tej Devis shpreh shqetësimin se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi, sesa do korrigjojë padrejtësitë: "Nuk iu la kohë e mjaftueshmeve mbështetësve që të sqaronin se përse një ligj i tillë është i nevojshëm pas gati dy dekadave nga rënia e regjimit komunist. Vetëm faktori kohë krijon terren për t‘u shqetësuar se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi, sesa do të korrigjojë padrejtësitë e bëra në atë kohë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Devis, rezervohet të japë një qëndrim personal në lidhje me përmbajtjen e ligjit, duke deklaruar se "qëndrimin do ta bënte të qartë kur ekspertët e KE-së të kenë kohë që të analizojnë tekstin".
Shqyrtimi
Në Strasburg pritet të caktohet një grup i gjerë ekspertësh të Këshillit të Evropës, të cilët do të shqyrtojnë me hollësi ligjin e sapomiratuar nga Kuvendi në lidhje me pastërtinë e figurës. Specialistët e KE-së pritet të krahasojnë ligjin shqiptar me draftet e vendeve të tjera të Lindjes, të cilët kanë miratuar drafte për lustrimin e politikës, duke përjashtuar ish-drejtuesit e organeve të represionit të regjimit komunist nga politika dhe administrata e lartë. Por ligji i miratuar nga Parlamenti shqiptar në seancën e së hënës, mori 74 votat e mazhorancës. Kundër tij votuan dy deputetë, ndërsa abstenoi vetëm një. Opozita bojkotoi votimin e ligjit, duke e quajtur projekt politik të shumicës dhe paralajmëroi se do ta ankimonte atë në Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i djeshëm i Këshillit të Evropës ka shtuar në mënyrë progresive, por edhe cilësore, qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me ligjin e dosjeve. Realisht, kurrë më përpara nuk ka pasur një qëndrim kaq të fortë të kancelarive perëndimore, të cilat në mënyrë të sinkronizuar kanë kundërshtuar ligjin e "spiunëve". Pothuajse të gjitha institucionet ndërkombëtare në nivelin më të lartë të tyre kanë dënuar veprimin e mazhorancës për kalimin e njëanshëm të ligjit, por nga ana tjetër e kanë cilësuar veprimin e ndërmarrë nga PD-ja si një akt që do të ngrejë tensionin politik në vend. Edhe pse ende nuk është shqyrtuar me hollësi përmbajtja e ligjit, ai pritet që së shpejti të studiohet me hollësi nga autoritetet perëndimore dhe me anë të raporteve përfundimtare të publikohen konkluzionet përkatëse.
Zv/kryetari i radhës, Aleks Finen, takohet me Kryeparlamentaren Topalli, por nuk bien dakord
OSBE-ja ngarkon krerët më të lartë për të
kundërshtuar ligjin e pastërtisë së figurave
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mandatuar njërin pas tjetrit zyrtarët më të lartë të saj për të kundërshtuar ligjin e dosjeve. Dje ka qenë radha e zëvendëskryetarit të radhës së OSBE-së, Aleks Finen, i cili ka pasur edhe një takim me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Në këtë takim, i cili ka qenë i tensionuar, palët nuk kanë rënë dakord dhe secila ka qëndruar në pozicionet e veta. Pas takimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka lëshuar një deklaratë zyrtare, në të cilën i bëhet thirrje qeverisë shqiptare që "të garantojë që ligji për pastërtinë e figurës të përmbushë standardet ndërkombëtare".
Aleks Finen, zëvendëskryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, thekson në deklaratën e tij se "Ligji për Pastërtinë e Figurës, i miratuar nga Kuvendi, duhet të përmbushë kërkesat e një vendi që bazohet mbi shtetin ligjor. Në veçanti duhen respektuar plotësisht dispozitat përkatëse të Kushtetutës dhe standardet e pranuara ndërkombëtare. Për këtë qëllim, nga qeveria shqiptare pritet që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në konsultim me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të garantuar që ky ligj përmbush standardet ndërkombëtare, dhe në këtë mënyrë do të sigurojë partnerët ndërkombëtarë për angazhimin e saj ndaj këtyre standardeve. Prezenca e OSBE-së ka ndjekur debatin në Parlamentin Shqiptar, ku u miratua Ligji për Pastërtinë e Figurës me shumicë të thjeshtë të 77 anëtarëve të pranishëm. Ne gjithashtu vërejmë shqetësimet e shprehura nga disa shtete pjesëmarrëse të OSBE-së dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. OSBE-ja mbetet e gatshme të ndihmojë në rast se kjo gjë i kërkohet nga qeveria shqiptare".
ODIHR
Dy ditë më parë, në lidhje me dosjet kanë reaguar dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë bashkë me shefin e ODIHR-it.
Pas një deklarate për mediat të kreut të prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, një javë më parë, ka ardhur një reagim zyrtar i selisë së OSBE-së në Tiranë, por edhe drejtorit të ODIHR-it, që përbën degën më të fuqishme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Dy zyrtarët ndërkombëtarë i kanë kërkuar zyrtarisht mazhorancës që të mos e miratojë draftin mbi pastërtinë e figurave, por të zhvillojë konsultime me grupet e interesit. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosh, dhe drejtori i zyrës së OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR), ambasadori Janez Lenarçiç, nxitën Parlamentin shqiptar që të marrë parasysh shtyrjen e votimit të planifikuar të projektligjit mbi "Pastërtinë e figurave", në mënyrë që të lihet kohë e mjaftueshme për konsultime më të gjera. "Është e domosdoshme që çdo proces lustrimi të plotësojë standardet ndërkombëtare dhe të kryhet me një konsensus sa më të gjerë", u shpreh Bosh. Ndërkaq, drejtori i ODIHR-it, Lenarçiç, theksoi se "ligji ka implikime serioze kushtetuese e politike dhe shtyrja e votimit për të lejuar konsultime më të gjera do të ishte e mirëpritur".
Ambasada
Britania e Madhe: "Dosjet", me pasoja kushtetuese
Përveç SHBA dhe OSBE-së, kundër ligjit të dosjeve është shprehur edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, Britania e Madhe, e cilëson ligjin e "Spiunëve me pasoja kushtetuese dhe kërkon shtyrjen e miratimit të tij. Në një deklaratë që u lëshua në fund të javës së shkuar, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë shprehu shqetësimin për ligjin e pastërtisë së figurave të zyrtarëve që është planifikuar të votohet ditën e hënë në Kuvend. Përfaqësia diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar, në Shqipëri, kërkon që ligji të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare. Çështja e dosjeve ka mbledhur faktorët ndërkombëtarë, të cilët kërkuan shtyrjen e votimit. Zëri i Londrës zyrtare ka përforcuar ndjeshëm reagimin e ndërkombëtarëve pas Uashingtonit dhe OSBE-së, të cilët kundërshtuan draftin e mazhorancës. Ambasada amerikane, ambasada britanike dhe OSBE kanë shfaqur pa doreza shqetësimin e tyre për mënyrën sesi mazhoranca po tenton të kalojë projektligjin për pastërtinë e figurave pa marrë një konsensus të plotë nga të gjitha kampet politike.
Departamenti i Shtetit: Po preken të drejtat e njeriut
"Në këtë proces të mos përjashtohen njerëzit nga jeta e përditshme"
Kundërshtimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës veprimit të mazhorancës, e cila ka sfiduar ndërkombëtarët ka rritur dje një shkallë edhe më të lartë. Reagimi i Uashingtonit zyrtar ka ardhur nga kryeqendra e politikës së jashtme amerikane, pikërisht nga Departamenti i Shtetit. Ka qenë kryezëdhënësi i State Departament-it, Shon Mekorkam, i cili i ka bërë të qartë qeverisë shqiptare se qeveria e Shteteve të Bashkuara jo vetëm që është e shqetësuar nga miratimi i ligjit për dosjet, por edhe nga mos përfillja e rekomandimeve të Uashingtonit. Në një konferencë për shtyp që mbajti dje në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, deklaroi se "Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për miratimin e Ligjit për Pastërtinë e Figurave të Zyrtarëve nga Parlamenti i Shqipërisë". Mekormak theksoi para gazetarëve në sallën e shtypit në selinë e Departamentit të Shtetit, se "këto shqetësime ia ka ngritur qeverisë shqiptare ndihmëssekretari i shtetit, Daniel Frid". Mekormak tha më tej se procesi i ndjekur për miratimin e Ligjit për Pastërtinë e Figurave ka dhënë arsye për shqetësime nga pala amerikane. Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari i SHBA, ia kanë shprehur këto shqetësime qeverisë shqiptare dhe pikërisht ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, Daniel Frid bisedoi me Kryeministrin e Shqipërisë për këto shqetësime. Mekormak, deklaroi më tej se "ky është një nga ato procese që Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afër". Është me rëndësi shtoi ai, që në çdo demokraci, qeveria të udhëheqë në një mënyrë të tillë që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të marrin pjesë në përcaktimin e të ardhmes së vendit. "Shtetet e Bashkuara, e kanë të qartë se Shqipëria është duke u ballafaquar me historinë e saj, por ajo duhet të sigurojë që në këtë proces të mos i përjashtojë njerëzit nga jeta e përditshme në vend".
Situata ka ardhur duke u agravuar prej ditësh, duke iu referuar reagimit të Uashingtonit zyrtar. Pas një reagimi të ambasadës amerikane në Tiranë, e cila shprehej në emër të qeverisë së SHBA, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, pikërisht nënsekretari Daniel Frid ka telefonuar Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, ku është biseduar për ligjin e dosjeve. Frid, gjatë bisedës së zhvilluar të shtunën e kaluar, i ka kërkuar kreut të qeverisë shqiptare të mos e kalojë draftin e pastërtisë së figurave në Kuvend. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, në fillim ka mohuar ekzistencën e bisedës telefonike, por më pas ka deklaruar se ka folur me zotin Frid. Më pas, duke mos përfillur kërkesën e Uashingtonit, Berisha urdhëroi deputetët e tij të votonin në Kuvend ligjin për pastërtinë e figurave. Veprim ky që e vë Tiranën zyrtare përballë Uashingtonit, që është aleati më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë. Ky veprim krijon një precedent për acarimin e relacioneve SHBA-Shqipëri, në kohën kur në Uashington po ndodh rotacioni i pushteteve dhe pritet të instalohet administrata e Presidentit të ri, Barak Obama. Me ardhjen e sekretares së re të Shtetit, Hillari Klinton, pritet që të ketë zhvillime edhe më të vrullshme në këtë aspekt. Në administratën e ish-presidentit Klinton, Berisha ka pasur probleme në kohën që ishte President i vendit në vitet 1992-1996.
Deklarata
Ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë standardet
"Breshëria" e qëndrimeve të Uashingtonit zyrtar ndaj veprimit të mazhorancës, është zbrazur gjatë gjithë ditës së djeshme. Në një deklaratë zyrtarë të mesditës, ambasada amerikane në Tiranë ka përsëritur me forcë qëndrimin e saj zyrtar. Në këtë deklaratë, theksohet se "Ambasada e SHBA-së ndoqi nga afër votimin në Parlamentin shqiptar që miratoi Ligjin për Pastërtinë e Figurës me shumicë të thjeshtë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar. Ky ligj ngre pikëpyetje serioze ligjore, qeverisëse dhe kushtetuese te partnerët ndërkombëtarë përfshirë Shtetet e Bashkuara. I bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të marrë hapa të menjëhershëm në konsultim me ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të siguruar që ky ligj do të përmbushë standardet ndërkombëtare". Ndërkaq, po dje, zëdhënësi i ambasadës amerikane, Bix Aliu, ka ilustruar qëndrimin e Uashingtonit dhe ka ritheksuar shqetësimin për miratimin e ligjit. Zëdhënësi i ambasadës amerikane theksoi se më qartë se kaq nuk ka se si të jemi. Edhe pse nuk është përvijuar zyrtarisht, duket se përveç kundërshtimit mbi ligjin, ka edhe një acarim të relacioneve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, pikërisht nga performanca që mazhoranca ndërmori për ligjin e dosjeve, që do të thotë se e miratoi edhe pse u paralajmërua disa herë rresht për të mos e kaluar ligjin. Në politikën ndërkombëtare, kjo performancë nuk përbën as më shumë e as më pak, por një kundërvënie. Aq më shumë kur kemi të bëjmë me një shtet aleat, marrëdhëniet me të cilin janë shumë të rëndësishme.
PS: Ligjin do ta çojmë në Kushtetuese
Partia Socialiste shprehu dje shqetësim të thellë për kalimin e ligjit të ashtuquajtur "Për pastërtinë e figurës", me shumicë të thjeshtë në mënyrë të njëanshme, duke shkelur të gjitha parametrat dhe përvojën evropiane të hartimit të ligjeve të tilla në vendet që kanë dalë nga diktatura komuniste. Ndërsa premtuan për ankimimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Arta Dade, tha se Sali Berisha manifestoi shurdhëri ndaj këshillave dhe sugjerimeve të partnerëve euroatlantikë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OSBE që flet në emër të 55 vendeve anëtare. "Britania e Madhe, Rezolutën e Këshillit të Evropës, sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Terri Dejvis, Partinë Socialiste që ripërsërit qëndrimin pro hapjes së dosjeve, përfaqësues të partive parlamentare dhe shoqërisë civile", theksoi Dade. Teksa komunikoi para medias deklaratën e Terri Dejvis që thotë se: "Ligji i ri i lustrimit duket se i është imponuar Parlamentit shqiptar me nxitim. Mbështetësit e ligjit nuk patën kohën e mjaftueshme që të shpjegojnë pse një ligj i tillë është i nevojshëm pothuajse dy dekada mbas rënies së regjimit komunist". Sipas citimit të tij, vetëm faktori kohë krijon arsye për shqetësim, që ky ligj do të krijojë më shumë padrejtësi sesa do të korrigjojë. "Për sa i përket përmbajtjes së ligjit, zoti Dejvis do të bëjë të qartë qëndrimin e tij vetëm mbasi ekspertët e Këshillit të Evropës do të kenë të gjithë kohën e mjaftueshme për të analizuar përmbajtjen e ligjit", sqaroi Dade. Sipas saj, ambasada e SHBA-së ka ripërsëritur shqetësimin e saj se ligji ngre pikëpyetje qeverisëse, ligjore dhe kushtetuese. Socialistët konstatuan se Sali Berisha vazhdon të thellohet në abuzivizmin me pushtetin. "Ky ligj nuk ka sesi e shpëton atë dhe mazhorancën nga hetimet për krimin shtetëror të Gërdecit, për krimin e grabitjes së fondeve shtetërore të ndërtimit të rrugës së kombit, nga hetimi për aferat korruptive shumëmilionshe të sekserit serb që ka kapur shtetin me gjithë Kryeministër", nënvizoi Dade.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (12 vendosur):
Partia Shpresa Demokrate i uron gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen: Gezuar Vitin e Ri 2009! Le te jete ky vit per te gjithe shqiptaret nje vit gezimi, suksesesh dhe realizimi endrrave individuale dhe kombetare. Situata ne Trojet tona ne ditet e sotme nuk eshte ashtu sic deshirojme Ne shqiptaret. Situata nuk eshte ashtu sic e deshironin ata te cilet dhane jeten e tyre, martiret e kombit shqiptar, por puna dhe gjaku i tyre nuk kane per te shkuar kot. Ndonese per momentin e kemi koken te ulur nga te shiturit,e ardhmja eshte e jona. Ndonese sot shqiptaret ne Shqiperi perndiqen nga qeveria e shitur sepse kane dale ne mbrojtje te trojeve dhe simboleve te tyre kunder thirrjeve antishqiptare te kandidatit per deputet te PD-se, Vasil Bollanos si ne Tepelene, Gjirokaster e gjetke, shansi historik qe po perjetojme dhe qe perseritet nje here ne mijravjet na ben me shprese dhe na mobilizon qe ta shfrytezojme ate per te realizuar te drejtat tona te mohuara ne shekuj. Bashkim, Dinjitet, Begati per te gjithe shqiptaret, te cilat mund te realizohen ne se i bashkohemi aksionit “Pastrim, Bashkim, Shpetim”. Pastrim te trojeve tona nga tradhetaret, te korruptuarit, te degjeneruarit qe na i kane imponuar dhe i kemi ne krye, te cilet kane shitur shpirtin dhe Atdheun per perfitime personle. Bashkim te trojeve tona te coptuara. Na kane ndare me perdhune qe te na zhdukin por nuk ja kane harritur. * do ta leme ne qe kjo te ndodhe? Ne asnje menyre. Bashkimi dhe vetem bashkim. Bashkimi eshte fuqia. Bashkimi eshte Shpetimi. Shpetimi vjen vetem me Bashkimin, ndryshe brenda pak vitesh do te shuhet shqiptari i fundit qe do te flase shqip. Kjo gje nuk do te ndodhe sepse edhe sot shqiptaret jane te gatshem te flijohen per te drejtat e tyre. Motua e shqiptareve sot eshte Pastrim, Bashkim, Shpetim.
* jeni edhe ju ne te?
Ne ju mirepresim.
Partia Shpresa Demokrate
E SOTME,SIQ KISHTE NE KOHEN E SLABODAN
MILOSEVIC,ATEHERE KUR SALI BERISHA PA
KURSYE MARDHENJET ME SHBA,E BASHKIMIN
EUROPIAN DHE BRITANIN E MADHE,THYNTE
BLLOKADA,FURNIZONTE JUGOSLLAVIN ME NAFT,
DHE MATERIALE TE TJERA NE DEM TE KOSOVES
POPULLIT TE KOSOVES,KUNDRA SHQIPERIS DHE
KONDRA BASHKIMIT KOMBTAR,SOT PO E PROVON
FAKTI SE BERISHA ME BASHKEPUNTORET E TIA
TE KORUPTUR,ATI SHQIPTAR,ATI NJERZOR,
PO E KTHEN SHQIPERIN NE NJI PARTI,VETEM
ME PARTIN E TIA E BEN LIGJIN,KET GJE
BANTE EDHE ENVER HOXHA,SHQIPERIA ISHTE ME NJI PARTI DHE ESHTE ME NJI PARTI,AI
NUK PYTE,VET VENDOSE,VRET,GRABIT,ELIMINON,BEN PASTRIME FSHEHTAZI,NUK PERFILLE ASKEND,
NUK PERFILLE PARTIT E TJERA,PERFILLE
VETEM ATE QE SJELL UJI NE MULLIRIN E SERBIS,BERISHA DO QE SHQIPERIA TE BEHET
E IZOLUAR NGA EUROPA DHE SHBA,BERISHA
PO FRIGOHET QE SHQIPERIA TE BEHET NJI
SHTET ME INFLUENCE NE VENDET BALLKANIKE,
KETO GJERA SHIHEN QE NE VITIN 1997 KUR
SALI BERISHA SOLLI VELLA VRASJE,KRIME,
DROGE,KORRUPCION,PROSTITUCION,GRABITJE
FEMISH DHE DERI KE KRIMI I GERDECIT,
PIRAMIDA,PLAQKITJE E POPULLIT,LIDHJET
ME FAMILJE ME DAMIR FAZLLIQ,SHITJE E
TOKAVE SHQIPTARE SERBIS,KOMPANI SERBE
NE SHQIPERI VETEM E VETEM PER NJI
INFLUENCE SERBE NE SHQIPERI,INFLUENCE
GREKE NE SHQIPERI,LEJON VASIL BALLONEN
QE NE SHQIPERI TE BEHET GJUHA GREKE
ZYRTARE,RRUGET ME DY EMRA,LEJON QE VASIL
BALLONA TI DREJTOHET PARLAMENTIT GREK
PER NJI PAVARSI TE VORIO EPIRIT,LEJON
QE MALAZEZET DHE SERBET TE VINE NE SHQIPERI PER TE GJET VARREZE SERBE,DHE
PRANON,KESHTU NDODHET NE SHQIPERIN E JUGUT,NE PERMET NJI I ASHTUQUJTUR PRIFT
ERONTE VARREZE SHQIPETARESH SI VARREZE
GREKE,SHQIPERIN PO KERKON TA COPTOJE,
KRION LIGJE ANTI POPULLORE,QELLIMI ESHTE
TE SJELLI GJAKMARRJE,VELLA VRASJE,PO
VEPRON ME LIGJIN E TIA,ME KUJTOHET NE
PERIUDHEN E KUSHTETUTES THOSHT NE LAC,
VOTONI PER KUSHTETUTEN TIME.KY NJERI
I TRULLOSUR,QE AS NE VENDELINDJE NUK
GUXON TE VEJE SEPSE POPULLI I TROPOJES
E NJEH MIRE SE NE TROPOJE SOLLI VELLA
VRASJE QE HISTORIA NUK I NJEH,HAKLAJT,
120 VRASJE NE 3 FAMILJ,LERI TE TJERA,PO
PERMENDI VEQ TROPOJEN,PO TE MARRIM
STATISTIKEN QE NGA VITI 1997 E DERI SOT
KA MA SHUME TE VRAR MES NJERITJETRIT SE
GJATE LUFTES NACION CLIRIMTARE DHE MA
SHUMBE TE HUMBUR SE GJATE LUFTES SE
KOSOVES ME JUGOSLAVIN,KA MA SHUME KRIME
SE GJATE GJITHE HISTORIS SE KOMBIT,PRA
KUSH NA I SJELLI?SALI BERISHA DHE PARTIA
E TIA DEMOKRATIKE E NJI PARTIE DHE NJI
SUNDUSI,SHIQONI KONFLIKTIN NES ZOTI
TOPIT DHE BERISHES,INA RAMES E BERISHES,
EDI RAMES E BERISHES,NGJELOS E BERISHES,
VETEM NJI GRUP SI JOSEFINA,BASHA,E TJER
GRUPI I BERE E PERBER I ZOTI BERISHES,
KY BURR BURRASH,NJI KALIF I KALIFATEVE,
SE SHPEJTI DO EMROHET PROFET BERISHA,
NJRIU QE THELLOJI NE SHQIPERI MIZORIT
E ERRESIRES,TERRORIT,FRIGES,URIS,PO
KERKON NJI CKOMBTARIZIM TOTALITAR,NJERI
I PA NJERZI,MANJAK,I TERBUAR ANTI ATEDHE
ANTI KOSOVE E SHQIPERI,NJI FILOGREK
DHE NJI SINOVAC SERB.
Sali Berisha dhe Basha binomi me antishqiptar dhe aleate te Serbise
TIRANE- Berisha ka vendosur të kandidojë në zonën në zemë* të kryeqyteit një sozi të tij, Lulzim Bashën. Njeriun që ngjan mjerisht me të si nga perversitei ashtu edhe pë* nga shkalla e antishqiptarizmit. Pasi si Berisha ashtu edhe biri I tij në shpirt, Lulzim Basha shquhen eksluzivisht pë* një gjë: dashurinë pë* serbët dhe pë* Miloshevicin. Berisha, pë* hir të së vërtetës duhet thënë se është dhëndë* I Serbisë. Dhe devotshmërinë e tij pë* prindërit e gruar dhe pë* disa lidhje të tjera e ka treguar në kohën që ka qënë në pushtet, kur furnizuar makinën luftarake të Miloshevicit me naftë shqiptare duke thyer edhe embargon e vendosur nga OKB ndaj Miloshevicit. Por ashtu Berisha e ka furnizuar me armë Miloshevicit. Dhe të gjitha *ëto ndihma në naftë dhe armë janë përdorur nga Miloshevici pë* të vrarë dhe djegur vendet e ish-jugollavisë dhe në vecanti Kosovën. Ndërsa Lulzime Basha në gjurmën e njeriut të tij, bashkë me vajzën e Sali Berishës kanë mbledhur "faktet" pë* genocidin shqiptar kundë* serbëve dhe kanë kopsitur disjen ndaj udhëhe qësve kryesorë të UCK, Ish-kryeministrit Haradinaj, Fatmir Limajt dhe gjithë të tjerëve. Ky është shërbimi I cmuar që Berisha dhe Lulzim Basha I kanë bë*ë Miloshevicit dhe serbëve, aq sa është hedhru ideja e ngritjes dhe të një obelisku pë* të dy *ëta në Beograd. Gjithkush është habitur se si zutri vend një njeri I tillë si Lulzim basha kaq afë* Berishës, kaq shpejt. Ne në të vërtetë nuk habitemi, pasi ata bashkohen në një pikë, dashuria pë* serbët-mos na e merrni si akuza rutinë *ëto sepse është të*ësisht e vërtetë-dhe antishqiptaria. Në *ëtë kontekst mund ët kuptohet fare mirë se sa I ndershëm është Berisha kur deklaron se mbron kauzën e UCK, mbon luftën clirimtare të Kosovës. Pë* *ëtë ia vlen në fillim të citojmë atë që ka shkruar Rojter vetëm tre ditë më parë. "Gjatë fushatës së NATO-s kundë* Sllobodan Miloshevicit, ku Shqipëria ishte një aleat Kyc, Sali Berisha organizonte mitingje në sheshin qëndror të kryeqyteit ku bënte thirrje pë* dorëheqje të qeverisë dhe burgosje të zyrtarëve të saj. Pë* më tepë* atij aktualisht I është ndaluar të futet në Kosovë nga autoritetet e UNMIK me frikën se Berisha do të destabilizojë paqen e brishtë atje", shkruan REUTERS. Ku evidenton rolin negativ ndaj lutës së Kosovës të Berishës si dhe përpjekjet pë* të hapur një front të dytë destabilizimi në Shqipë* pë* të tërhequr vëmendjen nga masakrat serbe në Kosovë. Madje një ditë përpara se të bombardonte NATO Berisha bëri miting pë* *ërzimi e qeverisë, aleate kyc e NATO-s. Pë* mëtepë* që Berisha në atë kohë deklaroi se kush firnmos Rambujenë është tradhëtar I Kombit. Po ka dhe më. Sali Berisha kur ishte president I vendit jo vetëm që furnizoi me naftë makinë luftarake vrasëse të Miloshevicit, por përndoqi, vrau dhe preu të gjithë ata që ishin në bërthamën e krijimit të UCK. Pë* *ëtë mund të përmendim ndalimin dhe dëbimin nga Shqipëria në vitin 1995 të Hashim Thacit, I cili ishte I dënuar në mungesë nga serbët pë* organizimin e UCK. Punonjësit e SHIK-ut të Gazidedes, rrëmbyen biznesmenin kosovar që ishte I dënuar në mungesë nga gjykatat serbe nën akuzën e organizimit të UCK, Remzi Hoxhën në Tiranë dhe më vonë e dërguan në Vain të Lezhës. Duke e torturuar në një bazë të SHIK, atë e vdiqën dhe e varrosën në një vend pa emë* në afërsi të bregdetit të Lezhës. *ëta dy njerëz dimë zyrtarisht, pa llogaritur përplasjet që ka shkaktuar Berisha gjatë luftës së Kosovës mes ushtarëve të Bukoshit që morën pjesë dhe në ngjarjet e viteve 1996-1997 në keqtrajtimin e opozitës dhe shkatërrimin e shteit shqiptar dhe në grushtin e dështuar të shteit në vitin 1998 me ushtaratë e UCK që drejtoheshin nga Thaci dhe që luftonin pë* lirinë e Kosovës. Ky është Sali Berisha njeri më antishqiptar në Shqipëri, miku dhe aleati I vetëm I Miloshevicit në Ballkan, që tashmë ka gjetur soizinë e tij, Lulzime Bashën, me të njejtin begraund antishqiptar që *ërkon ta kandidojë në qendë* të kryeqytetit.
S.Vuciterna
Faleminderit Tropoje!
Faleminderit Tropoje mbaje koken larte. Faleminderit Tropoja heroike dhe patriotike. Faleminderit Tropoje e dinjitetit dhe vlerave. Faleminderit Tropoje e burrave shqiptare qe i dalin zot Atdheut. Faleminderit Tropoje. Faleminderit qe qysh prej kohesh ke ndaluar te shklei ne token tende te paster e te shenjet kemben me te ndyre te shqiptareve, kemben e Sali Berishes. Tropoja tashme eshte prush e zjarre e ligesia Berisha nuk munde te shkeli perseri atje. Ne se ja mban le ta provoje. Ne se don le ti marri edhe tanket serbe per siguri dhe ta provoje.
Tropoje, sa shume dua qe te jem biri yt por jam pa fat, e vec me mbetet te kem zili.
Mbaje koken larte Tropoje. Pyll pa dera nuk ka. Kryesorja eshte se si do ti trajtosh ata dhe juve treguat dinjitet.
Natyrisht qe juve pollet monsteren me te keqe(Berishen), e juve vet ju kushtoi mbi 150 te rinje te vrare per llogari te sllaveve, por juve ne heshtje dhe dinjitet ja treguat vendin. Sali Berisha juve jeni ndaluar te shkelni Tropojne- u betuat juve ne heshtje dhe ashtu si burrat e mbajtet betimin.
Natyrisht Tropoje juve pollet antishqiptarin me te madh qe ka njofur historia (Berishen), por urdhrin e ndalim qarkullimit qe juve i keni dhene ai e ka te qarte si drita e Diellit, ndaj nuk guxon ta vizitoje Tropojen qofte edhe nga ajri, hypur ne helikopter te ushtrise serbe.
Faleminderti Tropoje per kete shembull patriotizmi dhe dinjiteti te heshtur.
Faleminderit Tropoje. Gjithe Shqiperia duhet te ndjekin shembullin tuaj. Keshtu do te mirnim fryme lirisht.
Falemiderit Tropoje. Shembulli juaj tregon se ne se ndiqet ai, antishqiptarit me te eger qe ka njofur historia (Berishes) nuk do ti ngelet gje tjeter por se bashku me Vasil Bollanon te arratiseshin naten me varka per ne Greqi * Serbi.
Faleminderit Tropoje. Mbaje koken larte. Ne se ndiqet shembulli juaj me monstren Berisha Shqiperia eshte e cliruar.
Falemiderit Tropoje, juve e dhate shembullin tuaj dinjitoz.
Petrit Kola
Vendosni komentin tuaj