24 ore lajme: Fryhet Vjosa, prefektura e Fierit: 12 fshatra në rrezik Fryhet Vjosa, prefektura e Fierit: 12 fshatra në rrezik ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 December, 2008 07:21:00 Fryrja e lumit të Vjosës rrezikon përmbytjen e 12 fshatrave në zonën e Fierit, të cilët nga momenti në moment rrinë të pritje të daljes së lumtit nga shtrati. Përballë situatës emergjente, prefekti Shahin Bejdaj i ka bërë thirrje banorëve të jenë gati për një evakuim të mundshëm. “Situata është kritike, por ende nuk mund të flasim për përmbytje. Vetëm u kemi bërë thirrje banorëve që të jenë në pritje dhe në gatishmëri për çdo situatë. Ata janë njoftuar tashmë se duhet të lënë shtëpitë sapo të shohin që lumi nis të dalë nga shtrati”- tha prefekti për mediat, duke e quajtur situatën kritike. Ai ka numëruar një sërë fshatrash që janë në rrezik evakuimi, plot 12 dhe të gjithë fshtara në zonën e Mallakastrës, Frakullës, Cakran dhe Levan, zona pranë të cilave kalon lumi Vjosë. Sipas prefektit, është mbledhur me urgjencë shtabi i emergjencave civile, që po ndjek situatën, ndërkohë që ende nuk është kërkuar ndihmë për ndërhyrje, pasi si specialistët edhe banorët janë në pritje. Ai ka thënë se fryrja e lumit ka ardhur në mënyrë të papritur dhe ka theksuar se do merren masat që të mos përsëritet situata e vitit 2005. “Nëse situata do të vijojë përkeqësimin, atëherë shtaboi do të njoftojë masat e radhës”- ka thënë më tej ai. Ndërkohë, banorët e zonave janë më shumë se të alarmuar. Ata nëpër ballkone dhe oborre rrinë në pritje me sytë nga lumi, apo nga të afërm që mund tu thonë për ecurinë. Specialistët kanë pranuar se prurjet janë të shumta, por kjo nuk lidhet me sasinë e reshjeve që bien në Fier, por në zonën e burimit, ndaj po mbahen në kontakt me Tepelenën e Gjirokastrën. Ndërkohë, për shkak të reshjeve, lumi Drino ka dalë nga shtrari duke shkaktuar përmbytje tokash në Gjirokastër. Për fat, në zonën përreth nuk ka shumë shtëpi banimi, por hapësira me toka. Probleme ka pasur edhe në qytetin e Çorovodës ku shumë shtëpi dhe një urë kërcënohen nga vërshimi i ujërave të lumit që kalon përmes qytetit.