Faqja e Pare | Shqiperia | Fryhet Vjosa, prefektura e Fierit: 12 fshatra në rrezik

Fryhet Vjosa, prefektura e Fierit: 12 fshatra në rrezik

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Pamje nga permbytjet e fundit

Fryrja e lumit të Vjosës rrezikon përmbytjen e 12 fshatrave në zonën e Fierit, të cilët nga momenti në moment rrinë të pritje të daljes së lumtit nga shtrati. Përballë situatës emergjente, prefekti Shahin Bejdaj i ka bërë thirrje banorëve të jenë gati për një evakuim të mundshëm.

“Situata është kritike, por ende nuk mund të flasim për përmbytje. Vetëm u kemi bërë thirrje banorëve që të jenë në pritje dhe në gatishmëri për çdo situatë. Ata janë njoftuar tashmë se duhet të lënë shtëpitë sapo të shohin që lumi nis të dalë nga shtrati”- tha prefekti për mediat, duke e quajtur situatën kritike.

Ai ka numëruar një sërë fshatrash që janë në rrezik evakuimi, plot 12 dhe të gjithë fshtara në zonën e Mallakastrës, Frakullës, Cakran dhe Levan, zona pranë të cilave kalon lumi Vjosë.

Sipas prefektit, është mbledhur me urgjencë shtabi i emergjencave civile, që po ndjek situatën, ndërkohë që ende nuk është kërkuar ndihmë për ndërhyrje, pasi si specialistët edhe banorët janë në pritje.

Ai ka thënë se fryrja e lumit ka ardhur në mënyrë të papritur dhe ka theksuar se do merren masat që të mos përsëritet situata e vitit 2005. “Nëse situata do të vijojë përkeqësimin, atëherë shtaboi do të njoftojë masat e radhës”- ka thënë më tej ai.

Ndërkohë, banorët e zonave janë më shumë se të alarmuar. Ata nëpër ballkone dhe oborre rrinë në pritje me sytë nga lumi, apo nga të afërm që mund tu thonë për ecurinë.

Specialistët kanë pranuar se prurjet janë të shumta, por kjo nuk lidhet me sasinë e reshjeve që bien në Fier, por në zonën e burimit, ndaj po mbahen në kontakt me Tepelenën e Gjirokastrën. 

Ndërkohë, për shkak të reshjeve, lumi Drino ka dalë nga shtrari duke shkaktuar përmbytje tokash në Gjirokastër. Për fat, në zonën përreth nuk ka shumë shtëpi banimi, por hapësira me toka. Probleme ka pasur edhe në qytetin e Çorovodës ku shumë shtëpi dhe një urë kërcënohen nga vërshimi i ujërave të lumit që kalon përmes qytetit.

Komente (2 vendosur):

Altin ne 19 December, 2008 05:00:51
avatar
Vetem zoti i ruajt keta fshatra se nje gje te tille e kam pare une si person ne fsatin Gradec te Dibres ne 1994.
Erdhen shirat e meghaja qe si kisha pare asnjehere ne jeten time, peroi u be lume fare shume i madhe dhe per fat te mire vetem se ndodheshin di hangar qe mbanin ushqimin e kafsheve se peroi kishte hyre ne fshat.
Por perroi e beri te veten me ne fund morri nje burre plak qe lumi e solli deri ne dibren e poshtme, i kishte hyre ne stomak balta he pas nje muaji ne spitalin e Pehkopise vdiq.
Dhem qe vetem Zoti i Shpetofte se e kam pare nje gje te tille me syte e mi.
ne 20 December, 2008 05:25:01
avatar
Sali Berisha ka 18 vjet qe mbrone spiunet dhe agjentet, 18 vjet punon per "serbet" 100% per 100% pasurin e shqiptarve qe punuane si (skllever) 45 vjet me radhe! kete Saliu u dha serbve, Tokat e SHQIPTARVE i mer Saliu me Fazllicin..Qeveria e 18 vitev qeveri-parlament e spiunve dhe e agjenteve..Spiunet dhe Agjentet me te hidhur, (Spiun me diplome) Jozefina Topalli- Sali Berisha-Sabri Godo-Genc Pollo-Astrit Patosi- Jemin Gjana-Aldo Bumci-Prec Zogaj-Ferdinand Xhaferri-Besnik Mustafaj-Ylli Pango-Fatos Beja-Ridvan Bode-Arian Starova-Blerim Cela-Tritan Shehu-Arian Madhi e te tjere e te tjere,Spiuna 118 deputet..Denimi me i lete per keta qe i kane sjelle "Popullit dhe Kombit" (Litari eshte pak...2
Populli u Zgjua
20/12/2008 ora 16:46

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00