24 ore lajme: Reshjet, permbytje ne Gjirokaster e Corovode Reshjet, permbytje ne Gjirokaster e Corovode ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 December, 2008 11:15:00 Reshjet e shiut kane shkaktuar daljen e lumit Drino nga shtrati dhe permbytjen e dhjetra hektare me toke ne Gjirokaster. Ujerat e lumit kane vershuar edhe ne zonen e nenstacionit elektrik, por deri me tani nuk kane shkaktuar probleme. Nderkohe, nje lagje e banuar nga romet ne qytetin e Gjirokastres eshte e gjitha nen uje. Probleme ka patur edhe ne qytetin e Corovodes ku shume shtepi dhe nje ure kercenohen nga vershimi i ujerave te lumit qe kalon ne mes te qytetit. Demet materiale jane te shumta ne te dyja qytetet dhe jane rrezikuar banoret, te cilet ne disa raste jane evakuar.