24 ore lajme: Kthimi i Kodit, ekspertet e PS kunder Topit Kthimi i Kodit, ekspertet e PS kunder Topit ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 December, 2008 11:57:00 Argumenti i kryetarit te shtetit, se midis neneve 8 dhe 9 te Kodit te ri Zgjedhor, qe bejne fjale per periudhen e zgjedhjeve dhe per caktimin e dates se zgjedhjeve per Kuvendin ka perplasje, per ekspertin e PS, Damian Gjiknuri nuk qendron. “Dekreti i presidentit, afati i tij nuk eshte i percaktuar ne Kushtetute. Ne vendosem nje afat optimal me ligj per te parashikuar ne kohe daten e zgjedhjeve, e cila nuk ka shume diskrecion. Ka vetem dy data, 21 qershor dhe 28 qershor”, deklaron Gjiknuri. Perplasja e vetme qe sheh Gjiknuri eshte ajo midis nenit 9 dhe dates se hyrjes ne fuqi te ligjit. “Do te thote qe nese ligji do te ishte dekretuar para disa ditesh dhe do hynte ne fuqi me 12 ose 13 dhjetor, do te kishim nje shkelje te supozuar prej 10 ditesh. Dekreti i presidentit do dilte 8 muaj e tre jave nga fundi i mandatit te Kuvendit”, sqaron Gjiknuri. Eksperti juridik i PS mendon se presidenti mund ta kishte kursyer aktin e kthimit ne Kuvend te draftit ligjor te zgjedhjeve, pasi nuk sheh asnje shkelje te Kushtetutes dhe thote se cila do te jete zgjidhja. “Ne kete radhe eshte i kufizuar diskrecioni i presidentit ne dy data 21 dhe 28 qershori. E vetmja zgjidhje qe shoh tani eshte nje dispozite tranzitore. Nga pikepamja juridike mund te ishte tejkaluar. Por nuk kemi te bejme me nje shkelje te Kushtetutes, ashtu sic pretendojne disa”, shton Gjiknuri.