Faqja e Pare | Shqiperia | Kthimi i Kodit, ekspertet e PS kunder Topit

Kthimi i Kodit, ekspertet e PS kunder Topit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Damian Gjiknuri

Nje nga ekspertet e PS qe ka asistuar ne hartimin e Kodit te ri Zgjedhor, i kundervihet argumentave juridike te presidentit, per dekretin e tij qe parasheh kthimin ne Kuvend te Kodit te ri Zgjedhor.

Argumenti i kryetarit te shtetit, se midis neneve 8 dhe 9 te Kodit te ri Zgjedhor, qe bejne fjale per periudhen e zgjedhjeve dhe per caktimin e dates se zgjedhjeve per Kuvendin ka perplasje, per ekspertin e PS, Damian Gjiknuri nuk qendron.

“Dekreti i presidentit, afati i tij nuk eshte i percaktuar ne Kushtetute. Ne vendosem nje afat optimal me ligj per te parashikuar ne kohe daten e zgjedhjeve, e cila nuk ka shume diskrecion. Ka vetem dy data, 21 qershor dhe 28 qershor”, deklaron Gjiknuri.

Perplasja e vetme qe sheh Gjiknuri eshte ajo midis nenit 9 dhe dates se hyrjes ne fuqi te ligjit. “Do te thote qe nese ligji do te ishte dekretuar para disa ditesh dhe do hynte ne fuqi me 12 ose 13 dhjetor, do te kishim nje shkelje te supozuar prej 10 ditesh. Dekreti i presidentit do dilte 8 muaj e tre jave nga fundi i mandatit te Kuvendit”, sqaron Gjiknuri.

Eksperti juridik i PS mendon se presidenti mund ta kishte kursyer aktin e kthimit ne Kuvend te draftit ligjor te zgjedhjeve, pasi nuk sheh asnje shkelje te Kushtetutes dhe thote se cila do te jete zgjidhja.

“Ne kete radhe eshte i kufizuar diskrecioni i presidentit ne dy data 21 dhe 28 qershori. E vetmja zgjidhje qe shoh tani eshte nje dispozite tranzitore. Nga pikepamja juridike mund te ishte tejkaluar. Por nuk kemi te bejme me nje shkelje te Kushtetutes, ashtu sic pretendojne disa”, shton Gjiknuri.

Komente (1 vendosur):

Gazmend ne 05 December, 2008 02:21:00
avatar
Zoti Gjiknuri nuk e ka ndegjuar ndoshta rastin e nje te burgosuri ne france qe u lirua per arsye te formulimit te denimit te tij.
Por ajo qe te ben pershtypje eshte qe paska edhe perplasje te tjera.Por po te fillojme te lajme syte do te dalim edhe tek shkelja qe Ish-kryeprokurori i shkruante tek Panorama per shpejtesine qe u realizua procesi, por akoma me teper kur fillojme te fshijme syte me peshqir roza-blu shohim edhe shkeljet qe jane deklaruar nga partite te ashtequajtura te "vogla" nga partite te ashtequajtura te "medha".
Dukesh i pagjume zoti Gjiknuri.Eshte e vertete qe kerkohej me shume nga ju, por ja si nje bashkehartues i kodit keni dale nga korniza e juristit qe bazohet tek kushtetuta.Ndoshta e keni bere me dashje per ti dhene edhe njehere mundesine qe peshqiri qe fshin syte nga roza-blu te mos behet i kuq!?

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0