24 ore lajme: Kuvendi miratoi: Adritatik Llalla kreu i Inspektoriatit te Larte te Kontrollit te Deklarimit te Pasurive Kuvendi miratoi: Adritatik Llalla kreu i Inspektoriatit te Larte te Kontrollit te Deklarimit te Pasurive ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 09 October, 2008 04:42:00 Adriatik Llalla është kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKP). Kuvendi miratoi sot me shumicë votash, 91 vota pro emërimin e tij në vend të Fatmira Laskajt, mandati i së cilës përfundoi më 10 Korrik 2008. Llalla, një nga dy kandidaturat e propozuara për këtë detyrë, ka shërbyer si prokuror në rrethet Lushnjë, Kavajë, Fier dhe Tiranë, ndërsa në periudhën 2006-2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Inspektori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, ndërmjet dy kandidaturave, për një mandat 5-vjeçar.