Beteja per KLD, ne kushtetuese
Beteja mes vete gjyqtareve per anetaret e KLD-se perfundon ne Gjykaten Kushtetuese. Ne prag te konferences gjyqesore kombetare per zgjedhjen e tre anetareve te rinj te KLD, gjyqtaret kerkojne shfuqizimin e ligjit per konferencen gjyqesore.
Beteja mes vete gjyqtareve per anetaret e KLD-se perfundon ne Gjykaten Kushtetuese. Ne prag te konferences gjyqesore kombetare qe do te mblidhet ne dhjetor per zgjedhjen e tre anetareve te rinj te KLD, te cileve u perfundon mandati, gjyqtaret kerkojne nga Gjykata Kushtetuese te shfuqizoje ligjin per konferencen gjyqesore te miratuar nga Kuvendi gjate 2005-es.
Perfaqesuesi i Shoqates Kombetare te Gjyqtareve, Klodian Rado argumentoi para gjykates se nga 260 gjyqtare ne shkalle vendi te dekretuar nga presidenti, ne konference mblidhen vetem 132 gjyqtare.
Nepermjet perfaqesuesve te vet, Shoqata Kombetare e Gjyqtareve beri dy kerkesa, ate te shfuqizimit te ligjit dhe pezullimin e tij deri sa Gjykata Kushtetuese te jape vendimin. Por kerkesa e fundit u rrezua.
Por gjykata deklaroi se vendimi mbi kerkesen tjeter do te shqyrtohet ne nje seance te mepasshme. Perkunder qendrimeve qe mbajne palet e interesuara perballe njera-tjetres, perfaqesuesi i Kuvendit u shpreh se e le ne doren e gjykates ceshtjen e ligjit 9399.
Por edhe perfaqesuesi i Konferences Gjyqesore, Albert Mece nuk shprehu qendrim per kerkesat e gjykatesve. Konferenca kombetare gjyqesore ka te drejte te zgjedhe 9 nga anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise.
Ne vitin 2005 Kuvendi miratoi ligjin ku thuhet se ne mbledhjen vjetore marrin pjese te votuarit rajonale te konferencave ne rrethe. Pas ketij viti, ky eshte qendrimi i pare qe vjen nga komuniteti i gjyqtareve, te cilet kembengulin se jane te paperfaqesuar dhe kerkojne pjesemarrjen e te gjitheve.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj