Faqja e Pare | Shqiperia | Prokuroria: Berisha ngarkon Alibeajn te bisedoje me Ina Ramen

Prokuroria: Berisha ngarkon Alibeajn te bisedoje me Ina Ramen

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar dje një takim "kokë më kokë" me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, ku mësohet se kanë diskutuar rreth hartimit të projektligjit për prokurorinë, i cili ka hasur në kundërshti nga shoqata e prokurorëve të Shqipërisë. Takimi është zhvilluar në mesditë dhe është mbajtur sekret biseda nga institucionet përkatëse, duke u cilësuar si "private", pasi "Alibeaj dhe Rama njihen prej kohësh". "Mund t‘ju konfirmojmë se është zhvilluar një takim midis ministrit të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme, por nuk mund t‘ju japim detaje rreth tematikës që është diskutuar", thanë burimet zyrtare nga Ministria e Drejtësisë. Sipas tyre, në takim kanë qenë vetëm Alibeaj e Rama dhe vetëm ata e dinë se për çfarë kanë diskutuar. Aludimi i zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë vazhdon me frazat se biseda ka qenë e zakonshme dhe pune, duke anashkaluar punën e Ministrisë së Drejtësisë në hartimin e ligjit të ri për prokurorinë.

Prokuroria: Rishikim ligjit
Por, burime konfidenciale nga akuza qendrore thanë dje se Kryeprokurorja Ina Rama ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Drejtësisë, ku ka përcjellë ankesat e prokurorëve për ligjin e ri. "Sapo Kryeprokurorja është kthyer nga Singapori, ku ka marrë pjesë në shoqatën ndërkombëtare të prokurorëve të të gjithë botës, vartësit i komunikuan zhvillimet rreth projektligjit për prokurorinë që po hartohet në Ministrinë e Drejtësisë. Mësohet se ndër pikat më të nxehta të takimit Rama-Alibeaj kanë qenë dy nenet për imunitetin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe imunitetin për prokurorin e thjeshtë, të cilat janë hequr në projektligjin e ri", thanë burimet nga akuza qendrore. Sipas tyre, në takim është diskutuar edhe për ringritjen e komisionit hartues të projektligjit, ku do të marrë pjesë sërish një përfaqësi e prokurorëve.

Ringritja e komisionit, të hënën

Pas takimit Rama-Alibeaj, dy prokurorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme do të ftohen në Ministrinë e Drejtësisë për të kontribuuar për hartimin e projektligjit për prokurorinë. "Kemi marrë ‘OK‘-in që dy prokurorë do të paraqesin ankesat e prokurorëve për projektligjin e ri", thanë burimet nga akuza. Sipas tyre, të gjitha pretendimet e ngritura në media nga shoqata e prokurorëve do të parashtrohen gjatë punimeve nga ekspertët për ndryshimin e ligjit. Nëse nuk merren parasysh kërkesat e prokurorëve, atëherë mësohet se shoqata e prokurorëve do t‘u drejtohet organizmave të huaja të akredituara në Tiranë për të "denoncuar" veprimet e Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë, dje shoqata e prokurorëve, e drejtuar nga Pelivan Malaj dhe Shkëlqim Hajdari, ka takuar përfaqësi të prokurorëve, ku kanë marrë opinionet e tyre për ndryshimin e projektligjit.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Dhjetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
0