24 ore lajme: Mazhoranca leshon pe per projektligjin mbi prokurorine, Mazhoranca leshon pe per projektligjin mbi prokurorine, ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 02 September, 2008 07:19:00 Pika me e nxehte e perfolur e projektit ishte perfshirja ne ligj e nje neni qe percaktonte pezullimin nga detyra te Prokurorit te Pergjthshem. Por pas hartimit dhe shqyrtimit te disa variantave qe pezullonin Prokurorin e Pergjithshem sipas disa neneve te kodit te procedures penale, ky variant nuk ekziston me. Top Channel ka mesuar se qeveria eshte terhequr fare nga perfshirja ne ligj e nenit qe pezullonte Prokurorin e Pergjithshem, kur ai eshte nen hetim per nje veper penale. Deri tani nuk ka shpjegime per kete terheqje te qeverise, por besohet se gjithcka eshte vendosur ne konsultim me ekspertet europiane dhe amerikane, qe po asistojne Ministrine e Drejtesise ne permiresimin e ligjit per organizimin dhe funksioninimin e prokurorise. Shqetesimi per projektligjin e ri te prokurorise u ngrit rreth nje muaj me pare nga nje diplomat amerikan, i cili u shfaq i shqetesuar per pavaresine e organit te akuzes, nese ne ligjin e ri do te kishte formulime te tilla qe cenonin apo intimidonin Prokurorin e Pergjithshem ne punen e tij. Vecanerisht kur behet fjale per hetimin e nje ngjarje te tille si ajo e Gerdecit. Megjithate, drafti ende po punohet nga ekspertet dhe nje projekt perfundimtar, do te behet publik brenda shtatorit, kur te kaloje per per miratim ne qeveri dhe me pas ne parlament, ku kerkohen 84 vota per miratimin perfundimtar te tij.