Starton punësimi sezonal, 50 studentë nisin punën pranë Bashkisë së Tiranës
Rama: Bashkia e Tiranës institucioni më i avancuar në administratën shqiptare, një standart që i duhet të gjithë vendit
Pas një faze të rëndësishme seleksionimi, mbështetur në kriteret e pranimit, 50 studentë të Universiteteve brenda dhe jashtë vendit startuan sot projektin e “Punësimit Veror Sezonal” pranë Bashkisë së Tiranës.
Projekti i Punësimit Veror Sezonal realizohet për të gjashtin vit rradhazi në Bashkinë e Tiranës dhe synon përfshirjen e të rinjve në mënyrë të qëndrueshme në institucion. Numri i studentëve që aplikuan këtë vit për këtë projekt ishte 100 por 50 prej tyre do të kenë mundësi të njihen me administratën lokale, të vënë në praktikë dijet e marra në procesin akademik, si dhe të identifikohen si potencialë të mundshëm që pas përfundimit të studimeve të integrohen në strukturat e administratës lokale.
Z.Rama, i uroi mirëseardhjen studentëve të përzgjedhur të cilët do të kalojnë një periudhë pune të rëndësishme në institucionin që ai drejton, duke zgjedhur ambientet e zyrës së informimit publik. Kryebashkiaku vlerësoi standartin e lartë të komunikimit që Bashkia e Tiranës tashmë e ka bërë pjesë të imazhit të saj prej shumë vitesh. “Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në zyrën e informimit publik kanë hyrë 42 mijë qytetarë dhe janë trajtuar 12 272 aplikime me shkrim. Janë një numër i konsiderueshëm dhe është shumë e rëndësishme që ky standart komunikimi të vendoset në të gjithë vendin, në zyrat e administratës publike por edhe të shkojë duke u përsosur këtu tek ne, në Bashkinë e Tiranës “- u shpreh Rama.
Rama shkoi më tej, duke vlerësuar këtë projekt si një iniciativë të rëndësishme dhe në interes të përbashkët për studentët dhe Bashkinë e Tiranës të cilën ai e konsideroi: “Një institucion që është shumë më i avanacuar sesa tërësia e institucioneve të shtetit dhe administratës publike në Shqipëri.
Nga ana tjetër besoj se është shumë e rëndësishme të theksohet se ata që do të punojnë këtu do të jenë sigurisht një ndihmë për specialistët që presin përditë kaq shumë qytetarë, por do të jenë edhe një sy që do të vëzhgojë se çfarë gjërash duhen përmirësuar. Puna e të gjithë studentëve në bashki do të shërbejë përveç të tjerash dhe si një formë e re testimi për punën e bashkisë dhe kënaqshmërinë e publikut”.
“Ky është një projekt i cili ka vite që është vënë në jetë dhe që shërben si shembull në shumë vende të ish-republikave komuniste. Është përdorur nga Banka Botërore si model dhe nga ana tjetër shërben njëkohësisht për të kuptuar shumë gjëra të tjera, pasi ne bëjmë statistika mbi kërkesat dhe ankesat dhe mbi këto statistika ndikohemi edhe në buxhetin e vitit apo të viteve në vijim për të orientuar më mirë burimet në shërbim të nevojave të qytetit dhe qytetarëve” – përfundoi kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama.Sipas arsimit përkatës studentët do të shpërndahen në departamentet e Bashkisë përkatësisht në departamentin ligjor, planifikimin strategjik, planifikimin urban, shërbimet publike, shërbimet sociale, etj.
Gjatë periudhës së punësimit tre mujor, studentët:
- njihen me administratën lokale e me proçeset vendimmarrëse.
- përfshihen drejtpërdrejtë në punët dhe funksionet e Drejtorive të Bashkisë së Tiranës dhe në terren.
- marrin përgjegjësi direkte mbi proçedurat e punës që do realizojnë në projekte publike, projekte sociale, veprimtari kulturore.
- vënë në praktikë dijet e marra në teori.
Të gjithë studentët do të vlerësohen për punën e kryer nga Mentorët e tyre në bashki me anë të Formularëve të Vlerësimit Mentorial dhe Përfundimtar. Përveç eksperiencës së ofruar nga një staf profesionistësh në fund të punësimit studentët do të pajisen me Çertifikatën përkatëse.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | ||||
| 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
| 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
| 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 |
| 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj