Faqja e Pare | Shqiperia | NATO-ja nënshkruan protokollet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Kroacinë

NATO-ja nënshkruan protokollet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Kroacinë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga ceremonia e neneshkrimit

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan protokollet e anëtarësimit në Nato, duke u vënë në rrugën e pranimit në Aleancën Atlantike në fillim të vitit të ardhshëm. 

Ministri i Jashtëm shqiptar Lulzim Basha dhe homologu i tij kroat Gordan Jadrokoviç i nënshkruan dokumentet sot në një ceremoni në Bruksel. Javën e shkuar Tirana përfundoi bisedimet me Aleancën, të cilat pasuan marrjen e ftesës më 3 prill, gjatë takimit të nivelit të lartë në Bukuresht. 

Akti i sotëm, i cili ishte më tepër një formalitet, mbyll përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në gjirin e Aleancës së Atlantikut dhe tani mbetet vetëm ratifikimi i protokolleve nga vendet e tjera, që ajo të quhet anëtare me të drejta të plota.

Ndërkohë, në ceremoni nuk ishte e pranishme Maqedonia, anëtarësimi i së cilës u bllokua nga Greqia pas mosmarrëveshjeve rreth emrit. Në komentet në këtë ceremoni, Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jap de Hup Skefer theksoi se dyert e Aleancës janë të hapura për Maqedoninë.  

Diplomatët thonë se edhe nëse mosmarrëveshja zgjidhet shpejt, do të jetë e vështirë për Maqedoninë të plotësojë procedurat e anëtarësimit krahas Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat pritet të hyjnë në Aleancë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në prill 2009.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Dhjetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
0