Faqja e Pare | Shqiperia | 400 pjesëmarrës në Çmimin për Gazetarët e Rinj Evropianë mbi zgjerimin e BE-së .Fituesi për Shqiperin është Edval Zoto

400 pjesëmarrës në Çmimin për Gazetarët e Rinj Evropianë mbi zgjerimin e BE-së .Fituesi për Shqiperin është Edval Zoto

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Edval Zoto

Bruksel, 21 prill 2008 – Juritë kombëtare kanë zgjedhur fituesin për çdo vend pjesëmarrës në Çmimin për Gazetarët e Rinj Evropianë. Afati i fundit për këtë konkurs, i hapur për gazetarët e rinj të moshës 17-35 vjeç nga 35 vende të Evropës, ishte 15 mars 2008. Konkursi kishte si qëllim të nxiste evropianët e rinj të pasqyronin dhe shkëmbenin pikëpamjet e tyre mbi politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian si dhe të demonstronin talentin e tyre si shkrimtarë.

Me një numër total prej 400 pjesëmarrësish, Çmimi për Gazetarët e Rinj Evropianë “Zgjeroni horizontin tuaj” tani ka përfunduar në të 35 vendet pjesëmarrëse. Në vitin e tij të parë, ky konkurs mbarë-evropian pranoi një numër të madh regjistrimesh që trajtojnë tema si përfitimet dhe sfidat e zgjerimit të BE-së, perspektivat e shteteve të ardhshme anëtare, vlerat evropiane dhe integrimin evropian.

Në Shqiperi, fituesi kombëtar është z.Edval Zoto me artikullin e tij “BE dhe Ballkani, paralelizmat historikë, niveli i integrimit dhe cështje ballkanike të lëna pezull ” . Artikulli trajton çwshtjen e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë si një çështje të pandashme nga integrimi i mbarë rajonit të Ballkanit. Nisur nga historia e këtij rajoni dhe kontributi i tij në historinë e qytetërimit europian, autori pa munguar te pozicionohet ne menyrë kritike për pengesat që popujt ballkanikë i vë në vetes si në marrëdhënie me botën aq edhe në raport me njëri-tjetrin, mendon se rajonit i ka ardhur koha që jo vetëm të prodhojë, por më në fund edhe të konsumojë histori. Artikulli u botua në gazeten online www.hermesnews.org. te dates 10 mars 2008. Autori e bindi jurinë për origjinalitetin dhe sistematikën e trajtimit të temës, për logjikën e qartë të shtjellimit dhe paraqitjen stilistike tërheqëse të argumentave të tij.

Juria kombëtare, e përbërë nga Dr.Mirela Oktrova (gazetare-Drejtore e TVSH), Agim Baci (Pedagogzv/ kryeredaktor i gazetes “TEMA”), Eda Merepeza (Gazetare-Kryeredaktore e lajmeve ne Radio Tirana), Artes Butka (/zyra e shtypit e delegacionit te komisionit europian ne Tirane), vendosi për fituesin kombëtar në bazë të përshtatshmërisë së informacionit në lidhje me temën, origjinalitetit të trajtimit të subjektit, stilit gazetaresk dhe cilësisë së të shkruarit, aftësisë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe përpjekjeve të bëra për përgatitjen e artikullit. Një kriter ishte edhe mënyra se si autori e trajton zgjerimin e BE-së, si tema e konkursit.

Në udhëtimin e fituesve që do të zhvillohet nga data 29 qershor deri në 3 korrik, 35 fituesit kombëtarë do të udhëtojnë së bashku nga Beogradi në Zagreb dhe më pas në Lubjanë. Gjatë udhëtimit ata do të njihen me vendet, do të takohen me përfaqësues të politikës, medias, universiteteve dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështje të ndryshme të zgjerimit. Përveç përvojës së udhëtimit, gazetarët aspirues do të marrin pjesë në një konferencë përmbyllëse me përfaqësues të medias dhe politikës nga vende të ndryshme, si dhe me drejtuesit e jurive kombëtare. Në konferencën e fundit do të diskutohen të njëjtat çështje që janë trajtuar edhe në artikuj. Çmimi për Gazetarët e Rinj Evropianë u organizua si bashkëpunim i Komisionit Evropian, Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe shoqata European Youth Press.

    

Për më shumë informacion:

 

 Ju lutemi shikoni faqen e internetit të konkursit: www.EUjournalistaward. eu. Kontakti për shtypin: Claire Castel Katharina Strösser Komisioni Evropian/DP për Zgjerimin Media Consulta International Holding AG Tel: + 32 (0)2 29 - 661 78 Tel: +49 (0)30 65 000 - 324 Email Claire.Castel@ec.europa.eu Email: k.stroesser@media-consulta.com

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Dhjetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.33