Faqja e Pare | Shqiperia | Presidenti Topi priti Administratoren e Agjensisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Henrieta H. Fore

Presidenti Topi priti Administratoren e Agjensisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Henrieta H. Fore

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti Topi pret Administratoren e Agjensisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Henrieta H. Fore

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Administratoren e Agjensisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Drejtoren e Ndihmës së Jashtme Amerikane, Henrieta H. Fore. Znj. Fore shoqërohej nga Daglas Menarçik, Zëvendësadministrator i USAID-it për Evropën dhe Euroazinë.

Gjatë takimit Presidenti Topi vlerësoi rolin dhe bashkëpunimin e frutshëm shumëvjeçar të Shqipërisë me USAID-in, duke shprehur mirënjohjen për ndihmesën e çmuar të kësaj agjensie në projekte të fushave të ndryshme si në ekonomi, shëndetësi, bujqësi, kulturë që në fillim të viteve ’90-të në Shqipëri për zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në vendin tonë.

Kreu i shtetit përshkroi reformat rrënjësore të ndërmarra me konsensus të gjerë politik pozitë-opozitë si reforma në gjyqësor, ajo për reformën zgjedhore, reformat ekonomike dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit duke patur si synim përmbushjen e standarteve integruese për në familjen e madhe evropiane. Presidenti Topi theksoi se edhe në sajë të ndihmës dhe mbështetjes së palëkundur të aleatit dhe mikut tonë më të madh – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, – Shqipëria po kalon momente tepër të rëndësishme e të suksesshme historike që kulmuan me marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit.

Presidenti Topi nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm e moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për ruajtjen dhe forcimit e paqes e qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan, – në një rajon, i cili pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shteti të ri shumëetnik e demokratik që respekton të drejtat e të gjitha pakicave, është projektuar i tëri drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian dhe strukturat euro-atlantike.

Nga ana e saj, Administratorja dhe Drejtorja e Ndihmës së Jashtme Amerikane, Henrieta H. Fore shprehu admirimin për sukseset e arritura nga Shqipëria në drejtim të zbatimit të reformave të rëndësishme, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Znj. Fore vlerësoi bashkëpunimin e USAID-it me vendin tonë dhe autoritetet shqiptare duke nënvizuar faktin se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej nëpërmjet projekteve të ardhshme të zhvillimit si iniciativa e partneritetit mes sektorit privat dhe publik dhe projekti i ardhshëm në sektorin e shëndetësisë.

Në takim mori pjesë edhe Drejtori i Misionit të USAID-it në vendin tonë, Eduard Landau si edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon L. Uithers.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Dhjetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
0