Faqja e Pare | Shqiperia | Lammert deputetëve shqiptarë: Duhen bërë ndryshimet, pëmes reformash të mëdha dhe fondamentale

Lammert deputetëve shqiptarë: Duhen bërë ndryshimet, pëmes reformash të mëdha dhe fondamentale

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Ndryshimet jane te mundshme; ato  vijnë nga perpjekje të mëdha, duan kohën e tyre pasi  nuk ndodh brenda natës.  Presidenti i Parlamentit të Gjermanisë, Norbert Lammert i ngriti shpresat e shqiptarëve për të qenë një ditë anetarë të BE. Por që kjo ditë të vijë, sa më parë duhen bërë ndryshimet, pëmes reformash të mëdha dhe  fondamentale.

Duke sjelle para deputeteve të Shqipërise pjese kuptimplote nga historia e formimit dhe zgjerimit te BE-së dhe sidomos nga renia e perdes se hekurt dhe shembja e Murit të Berlinit, që ilustronin idenë e pashmangshmërisë së ndryshimeve, politikani gjerman, me një përvojë 30 vjecare ne Parlament  inkurajoi reformat në Shqipëri dhe ndryshimet që sjellin ato.: " Duhet t´u përsërisim njerëzve, që kanë prirjen të dëshpëriohen se ndryshimet janë të mundshme. Kjo u ndodh atyre sepse ndryshimet janë janë vërtet të vështira,  nuk kryhen menjehere dhe prandaj ata i.konsiderojnë të pamundura. Por Evropa, zhvillmi i saj  në vitet  dëshmon se ato janë të mundshme, madje jndryshimet substancuiale, fondamentale.  Po mbaj një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë, vendit që në të shkuarën jo shumë të largët ishte më i izoluari nga të gjtha vendet ish vendet komuniste. Ndryshimi i madh  ka ndodhur."

Mesazhi i dyte , që Norbert Lammert, u solli deputetëve të Shqipëruisë është ai i kohës së duhur që ndryshimet të ndodhin dhe që ato të japin efektin e dëshëruar. Ose i qëndrimeve realiste  në vend të ngazëllimit pasiv. "Ndryshimet ne sejcilin vend jane kusht për përkatësinë në Bashkesinë Evropiane´Vendet që kërkojnë të anëtarësohen,  kanë një perfytyrim te ngazëlluar sikur  anëtarësimi në BE mund të zëvendësojë ndryshimet në sejcilin vend aspirant. Kjo nuk është aspak e vërtetë . E kundërta funksionon  pasi vetëm ndryshimet e bejnë të mundur anëtarësimin në  Bashkesinë Europiane. Ndërkohë që askush  nuk beson se BE ka aritur fundin e tij te arësyeshëm dhe nuk do tëzgjerohet më."

 

Cili është baza që bashkon vendet e ndryshme në BE? Politika, ekonomia, historia? Kësaj pyetjeje që endet shpesh në mendjen e çdo shqiptari që shpreson të quhet një dite "evropian". Norbert Lammert i dha një përgjigje konçize. "Evropa, “nuk eshte as një klub politik ekskluziv, as një autoritet transnacionasl gjigand. Evropa më shumë se një treg i  brendshëm është identiteti i përbshkët kulturor, që përbën thelbin, bazën e saj. Dhe mbi këtë bazë vendet me histori dhe tipare nacionale të ndryshme, ndërtojnë bindjet e përbashkëta."

 

Kryetarii i Parlamentit gjerman,  Norbert Lammert mori duartrokitjet e zjarrta të deputetëve të Sghqipërisë jo vetëm për fjalen e tij. Por edhe për përshëndetjen, në mbyllje të saj,  në gjuhen shqipe, një zgjedhje që i bëri jehonë idesë së tij së larmise së kulturave që konvergojnë në kulturën e përbashkët europiane.

 

 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0